E premte, 07.10.2022, 02:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Për ty!...

E hene, 02.01.2012, 08:07 PM


Agron Shabani

 

Për ty!...

 

Të kujtohet ndofta?

Atëherë ishim të rinjë

gjaknxehtë

trupvalë dhe

me ëndërra plot

Nën pushtetin dhe impresionin

e papërmbajtur të dritave

dhe atij qielli të feksur

festivë

Me optimizem dhe

një entuziazem të përdalë

emocional

 sentimetal

dhe tepër romantik

Atëbotë flisnim për yjet

e shumtë në qiellin e pafund

që unë dhe ti asokohe

I quanim ´ura qiellore´

  ose galaktike

Dhe..

pse jo edhe ´shtëpi të bekuara´

profetësh të dashur

dhe apostujsh

Në Atë prag feste të Krishtlindjeve

dhe Vitit të Ri

Në atdheun dhe

vendlindjen tonë të dashur

dikur...

Të kujtohen ndofta

ato gota të mbushura

plot e përplot 

me vërë të kuqe

tek i zbraznim të tërat

deri në fund

Duke ia derdhur dhe

 përplasur

njeri tjetrit

në trup

Sa për t´ia shuar paksa

etjen e madhe

njeri tjetrit dhe

asaj dashurie të zjarrtë

festive

në cepin e përflakur

të asaj nate të gjatë festive

 atëherë nuk sosej kurrë.

....

Dhe.. nektari i fundit

i dashurisë

që atëbotë

 po e pinim eks

ose

me një frymë nga kelku

Pa pandehur as menduar kurrë

se ne nje ditë

do mplakemi

Ndërsa,

dashuria do mbesi prap

gjithmonë e re

e virgjer dhe

e pastërt si loti

Po..muaji i papërfunduar

i mjaltit

që pa ditur as dashur vet

atëbotë e zgjodhëm për

stinën e mbramë

të dimrit dhe plqerisë sonë

që po vjen

me turra vrap.

Sidoqoftë gëzuar!

Haleluja...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora