Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Në Ditën e Nobelit ”Dagens Nyheter” boton poezi nga Rizah Sheqiri

| E hene, 02.01.2012, 08:01 PM |


Këtij lajmi kulturor, apo këtij kurioziteti, më mirë do t’i shkonte titulli:

E pa besueshme por e vërtetë, ose Lexoni dhe besoni!...

Sido që të jetë, lami që po u sjellim është një kuriozitet i llojit të vet, një kuriozitet që rrallë ndodhë ta lexojmë nga fusha e kulturës.

Të shtunën më 10 dhjetor - Ditën e Nobelit, Ditën e ceremonisë madhështore të ndarjes së çmimit Nobel në disa fusha  po edhe në Letërsi. Atë ditën kur  në Stockholm, poeti i madh suedez Tomas Tranströmer mori çmimin Nobel nga dora e vetë Mbretit,  pikërisht atë ditë gazeta më e madhe ditore e Suedisë  ”Dagens Nyheter”, që njëherë në javë boton nga një poezi, në rubrikën e saj Dikt idag ( Poezia sot) botoi një poezi, një poezi nga poeti ynë, apo si e quajtën ata nga poeti shqiptaro- suedez Rizah Sheqiri.

Botimi i poezisë ” Respekt – në frymën e fjalës për nder të fjalës” pikërisht këtë ditë të shënuar në gazetën më të madhe suedeze, vërtetë ishte befasi e këndëshme jo vetëm për poetin Rizah Sheqiri.  (BSH)