Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Moti Madh 2012

| E shtune, 31.12.2011, 12:59 PM |


MOTI MADH 2012

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Nuk e di as vetë sa gjatë kohë kisha qëndruar ashtu i shtrirë në WC me brekët nëpër këmbë, por kur i hapa sytë pashë se më kishte marrë gjumi. Më vinte të pëlcas nga inati, t’i mëshoj kokës me grushta, t’i bie për muri, ta bëj copë-copë… Pse, pasi më kishin përdorur më kishin hedhur si leckë të pavlerë në shportën e hedhurinave. U mudova me sy ta hetoj Xhadinë, mos ndoshta edhe atë në ndonjë qosh e kishte zënë gjumi, por kot! Në vend të saj arrita të lexoj në derë  vetëm disa fjalë të ndyta dhe tri-katër vizatime pornografike. Njëherit, thashë: mos Xhadia ka dalë në çarshi nëpër Bit-Pazar të më sjellë bukë, që ta vazhdojmë luftën… Por, pas disa minutash, pasi ajo nuk erdhi, e ndërrova mendjen, duhej të ik sa më parë larg këtyre mureve të Qytetit të qyeve. Vetëm përtej kësaj dere do ta ndieja veten të lirë, i nderuar mes njerëzve, i përtërirë në ajër të pastër. Këto qenë ato momente që më dhanë fuqi të ngrihem më këmbë dhe me njërën dorë ta hap derën. Po, mu kur e hapa derën dhe sa desha të ik si i marrë tutje korridorit tatëpjetë shkallëve për të dalë sa më parë në rrugë, dy duar të fuqishme më rrokën për krahësh.

- Ndal! Kush të turret pas që nuk je në gjendje të shohësh ku të çojnë këmbët?

- Askush! –Arrita t’i përgjigjem. Kur u ndala ta shoh mirë në fytyrë, e pashë se ishte Rrumaduci.

- Pasi nuk të turret askush, si deshe të dalësh nga Shtëpia e mallrave pa kthyer tek unë në Kabinetin e “Babait”, së paku të pish një gotë verë.

- Jo, nuk desha të dal, por nuk di as vetë se ç’ndodhi me mua mes këtyre këndeve, shtyllave të betonit…

- Mos ndonjë shitëse e bukur t’i ka errur sytë dhe mendon se të vetmin shpëtim e ke përtej këtyre mureve, në rrugë?

- Jo. Jo, kurrë nuk i kam pasur më të kthjelluar trutë se këtë ditë.

- Atëherë, ec he burrë shkojmë tek unë e pimë nga një gotë verë!

- Shkojmë! – I thashë, duke e ditur më në fund se e kisha zor të shpëtoja nga këto mure të ftohta betoni… Qyteti i qyqeve…

U nisëm korridorit, po mua kjo fare nuk më gëzonte, aq më keq edhe më tepër më tmerronte, më shtinte frikë. Unë pas gjithë asaj aventure në WC kisha nevojë të shtrihem në një livadh me lule, t’ia them një kënge. Sa e thashë fjalën e fundit, seç më shpëtoi një e qeshur nga thellësia e barkut. Po në këtë kohë të sëmurë me ethe, ku do të gjeje të të dëgjojë njeri?! Të gjithë do të vazhdonin rrugën, nuk do ta kthenin anësh as kokën, aq më keq ndonjëri ndodhte t’i mëshonte edhe ndonjë pordhë patriotike. E sheh tani se deri në ç’nivel shkencor kemi arritur, në ç’lulëzim kulturor, kush e çan kokën për këngë? Vjersha me simbole. Është kohë e luleve tani, pjeshkëve dhe vrapimeve maratonike. Në çdo moment mund të vrënjtet moti, të bie shi, të shkrep rrufeja…

- E sheh këtë kabinet? – Më zgjoi nga mendimet Rrumaduci.

- Po.

- Është Kabineti i “Babait”. Është një ndër kabinetet më të rregulluara në gjithë Shtëpinë e mallrave. E ka tavolinën, telefonin dhe raftet me revistat e modës më të njohura të vendit dhe të botës. Mbi kokë i qëndron edhe një akt femre, për të cilën disa kolegë thonë se “Babai” e mban për ta zhvilluar deri në kulminacion fantazinë.

- E, a është sot këtu “Babai”?

- Nuk ma merr mendja. Se, ai rrallë herë rri në kabinet. Gjithmonë është i angazhuar me punë jashtë Shtetit. E thirrin nëpër organizata të ndryshme të vendit dhe jashtë. “Babai” ynë merr pjesë edhe në të gjitha panairet e modës…

- Asgjë! Dëm i madh! Vetëm desha t’ia shoh kabinetin…

- E di, m’u kujtua, - tha Rrumaduci dhe e shtyri derën e cila nuk u hap, të më bindë se me të vërtetë nuk ishte aty “Babai”.

- Po, këto kabina të vogla antike që kanë mbirë si këpurdha pas shiut, për çka ju hyjnë në punë?

- Që të fshihemi nga blerësit… Qeshi Rrumaduci…

- Asgjë nuk kuptoj, - thashë, pa e ndalur hapin.

- E di se nuk kupton, shumë pyetje të mundojnë në kokë, por pasi të hyjsh brenda çdo gjë do ta kesh të qartë dhe e hapi një derë.

Vetëm kur dola jashtë dhe  e ndjeva veten të lirë, nuk e di pse m’u lidh goja. Më shpëtuan lotët. Më ushtuan veshët. Nuk ua thashë në fytyrë se kush ishte i marrë, Pasardhësi i Zef Serembes apo ata të sëmurë. Me sëpatën e madhe, nuk ua shava nënën. E di se as kjo te ata nuk do të ndikonte, po kryesorja unë do ta lahtësoja shpirtin. Pse? Se ata nuk kishin veshë, nuk kishin sy, nuk kishin fytyrë, nuk kishin zemër… Nuk kishin bythë… Nuk kishin herdhe…

- Mos u mundo të ikësh prej këtyre mureve të betonit pa hyrë edhe në Sallonin e mobilieve! – Më tërhoqi për krahësh Rrumaduci. E kemi sot një përurim libri të një kryetari të Partisë Politike Neokomunsite. Përveç meje në këtë përurim do të flasë për librin “besceler” edhe Dr. Arnim Dërrasa.

- Nuk ik, por më zihet fryma. Kam nevojë për ajër të pastër…

- Në Sallonin e mobilieve ke çdo gjë që ta do shpirti… Pastaj, më duket se sot është edhe hapja solemne e Festave të Vitit Ri…

- Mirë, pajtohem, vetëm me një kusht: të mos më detyrojnë të heq valle…

- Oh, jo. Jo, për këtë mos u bën merak. Vallen do ta heq Dr. Madhi… Ne vetëm po të duam mund t’u biem duarve.

- E lule? A mund t’i hudhim lule?

- Hi-hii-hiii… Qeshi Rrumaduci. – Mund t’i hudhim edhe herdhe dashi…

Këmbën sa e vura te pragu u hap dera dhe një dritë e fortë që u turr drejt meje nga brenda m’i verboi sytë. Nuk e di as vetë se kush kishte qenë më i shpejtë – ajo apo unë që i mbulova sytë me duar. Po, kur i hoqa ato, para meje qëndronte Xhadia krejt lakuriq si xhenaze, me një tepsi në dorë. Ajo ma afroi tepsinë dhe unë, duke i shikuar anash nga turpi, e mora pijen. Po kështu veproi edhe Rrumaduci. Vetëm se nuk munda ta marr dot veten nga kjo e papritur në gjysëmerrësirë. Nga çdo anë shuheshin dhe ndizeshin dritat me lloj-lloj ngjyrash që të mbështillnin si lurek. E nga ajo thellësi e errët vinte një muzikë e fortë rokënroli që t’i shurdhonte veshët. U tremba. I futa gishtat në veshë, por kur pashë se edhe kjo ishte e kotë, vendosa të pajtohem me fatin. Po tani pas shpine dëgjova një frymëmarrje të thellë nëpër terr. E pas kësaj edhe një piskamë histerike. Tani më nuk m’u durua pa e kthyer kokën. O Imzot, ç’më panë sytë! Xhadinë e kishin shtrirë sa gjerë  gjatë në një shtrat në mesin e dhuratave të Vitit Ri. Babadimri ia mbante kokën, e Xhuxhmaxhuxhi ngrihej e ulej mbi të, sikur lënurte lesh arapi. Dum Dumi e priste radhën, rrinte më këmbë. M’u terruan sytë. Dritat u ndezën edhe një herë dhe unë tani shihja vetëm trupa të lakuriqsuar bark më bark… Këmbë të ngritura në hava… O Imzot, ç’ndodh me mua mes këtyre njerëzve?!... Unë paskam hyrë në mesin e të vdekurve apo të gjallëve!... Dritat u ndezën edhe një herë dhe unë tashti e pashë pranë meje Rrumaducin. E kishte hequr setren dhe i kishte përveshur mëngët. Sytë i ishin skuqur e terruar dhe s’dinte as vetë se ku do ta ndante mejdanin e dylyftimeve “patriotike”…

- A, e pe lojën e Xhadisë?

- Po. Mezi arrita t’i përgjigjem mes asaj muzike të fortë të Tina Tanerit.

- Te dera e solli Gungaçi, që t’u shërbejë mysafirëve me pije…

- E kush është ai barkmadhi me syza, që mezi e mbajnë këmbët?

- Ai është Drejtori i Shtëpisë së mallrave.

- Po, ajo shitësja e lakuriquar që i përdridhet rrotull si bollë shullani?

- Një praktikante e ardhshme që shkruan edhe vjersha me simbole…

- E ai tjetri me brekë  të gjata kërpi?

- Dr. Madhi.

- Po ç’bën ai ashtu gjysmë i dehur?

- Heq valle… U bie durve shuplakë… E pret Vitin e Ri…

O Imzot, si të dal në rrugë?! Pse më dënove t’i shoh edhe këto mëkate, kur e di fare mirë se unë nesër nuk do të blej asgjë nga kjo Shtëpi e mallrave? Ti e di se unë edhe ashtu s’kam pasur bindje të mirë për mallrat e tyre. Gjithmonë ma ka hëngër mendja se janë të cilësisë së dobët. Pse atëherë më fute edhe në Sallonin e mobilieve ta pres Natën e Vitit Ri? Mos vallë me këtë deshe të më bindësh për shërbimin e mirë të Xhadisë?! Apo deshe sa më thellë edhe mua të më rrasësh në mëkate. Të m’i mbyllësh sytë. Të më dehish me verë të kuqe… Të m’i zgjidhësh brekët në këtë Shtëpi publike…

E thashë këtë dhe e shtrëngova edhe për një birë rripin. Nga frika që më sillej në rreth isha në gjendje  edhe ta këpus barkun. Por,  mjerisht nuk e di se si u këput rripi dhe më ranë pantollonat në fund të këmbëve. E mu në atë moment, për bela u ndezën dritat. Nuk e di ndonjëherë në jetë a e kam ndier veten më ngushtë se atë natë festive. Jo. E them këtë, se këto janë momente kur vështirë e ke të mbetesh edhe gjallë, të shtrihesh në shtrat. Nga të gjitha anët të përkëdhelin duar, duan të të bëjnë burrë. E ti në ato rrethana do të jesh grua. O Zot! Si do të bëhet para kohe Kiameti. Përmbytja e madhe. Po, këto janë ato shenjat e para që na i dërgojnë të vdekurit me anë të muzikës. E ne s’kemi guxim t’i dëgjojmë, i mbyllim veshët. Ata edhe me anë të dritave na japin sinjale. E ne i mbyllim sytë. Na e ka ënda gjumin. Themi se nuk jemi të humbur, e dimë rrugën…

Po, mu kur dua të tregoj mes këtyre njerëzve se jam ende gjallë, duar të panumërta më zhveshin deri në lëkurë. Më kot mundohem t’u shpëtoj, të ik si i marrë mes Qytetit të qyqeve, kur ata më presin kudo në rrugë. E kanë ngritur dorën dhe më urdhërojnë të lahem në një fuçi me verë. Nuk ka shpëtim. E ngrej njërën këmbë, pastaj tjetrën dhe zhytem si peshk. E fus brenda edhe kokën. E nxjerr. E mes këtyre rrotullimeve në verë, duar të panumërta ma fërkojnë shpinën… Gjoksin… Fundin e barkut… Po mu këto duar kur më nxjerrin në shtrat, pasi më kanë larë nga mëkatet, më lëpijnë si delja qengjin. Tek tani më mbushet mendja se linda dhe duhet të më vënë në gjumë. Të më lidhin në djep dhe të ma këndojnë një ninullë zgjimi…

Vetëm, kur u zgjova u habita kur pashë se pasi kishin luajtur me mua gjithë natën e gjatë më kishin hedhur pas dere. Unë kisha qenë vetëm një kukull e dëgjuar që nuk di të qeshë e qajë kur e vënë në gjumë. Ja, edhe pse përkohësisht i mbylla sytë. Po, kur i hapa përsëri, e pashë Pasardhësin e Zef Serembes me një libër me vjersha në dorë, që me vite të tëra endej poshtë e lart sokaqeve nëpër Qytetin e qyqeve. E kishte hapur në një faqe dhe bërtiste përpara kalimtarëve të rastit nën Rrap:

Enesërmja vjen Nuse me Motin e Madh…