E shtune, 20.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Një koloni frytdhënëse!

E shtune, 31.12.2011, 01:58 PM


 

Një koloni frytdhënëse!

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Artistët, konkretisht ata të artit figurativ, asnjëherë nuk duhet të jenë individualist, egoist shkurtpamës, por përjetimet e tyre t’i shpërfaqin gjithnjë nën ombrellën kolektive, të garojnë shpirtërisht me kolegët e kësaj fushe. Këtë tubim kolektiv, e ka mundësuar artisti Naim Spahiu, drejtor i Qendrës për Kulturë “Open Art”, i cili ka grumbulluar artistë nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Bosnja.  Kjo koloni artistike është organizuar për herë të parë, dhe si qëllim kishte mbledhjen e artistëve, të cilët do diskutojnë për temat e lira të artit, preukopimet, dhe në çfarë gjendje është arti në Ballkan dhe në botë. Artistët e kësaj fushe me fjalë nuk mund të shprehin këtë, por nëpërmjet penelit dhe ngjyrave, ata në të njëjtën kohë, bashkë me kolegët, “gjuanin” nuancat shpirtërore në pëlhurë, duke hulumtuar atë më të thellën, më prekësen, më ngacmuesen. Secili, duke mos u ndikuar nga kolegu, tregonte atë përjetimin e brendshëm, në disa raste edhe të jashtëm në pëlhurë. Idetë ishin të shumta, jo të mbështjellura , por të hapura, dhe të përkthyera bindshëm në pëlhurë. Temat ishin të lira, dhe secili artist garonte me mjaftë xhelozi të fshehur ndaj rivalëve të tjerë. Potezat e menduara të brushës, i shfaqnin me shumë mend, duke kërkuar hapësirën më tërheqëse, më ritmike të shoqëruar me kompozicion. Ngjyrat vërtet bëheshin mbreti i lojës së imazhit. Një imazh sugjestiv, fantazmagorik, aspak i frikshëm, as dramatik apo tragjik, por estetik. Vetëm piktura mund t’i krijojë kësisoj realitetesh. Si duket këta artistë i kanë përvetësuar me mjaftë mjeshtri ligjet e perspektivës, janë njohur mirë me masat, dhe i vejnë në përpjesëtim pjesët dhe objektet e krijuara. Ata pikturojnë edhe natyrën, pasi qëndrojnë me të dyja këmbët në profesion. Pikturat e mira bëhen për me ngadalë ku përcaktohet ngjyra, shkalla e ndriçimit, po ashtu edhe e hijeve, cilat pjesë janë më të shndritshme e cilat më të errëta dhe në ç’mënyrë zëvendësojnë njëra tjetrën.  Ata i njohin përmasat dinë t’i krahasojnë objektet e vizatuara, dhe t’i përcaktojnë në ç’drejtim i hedhin vijat për ti vizatuar konturet. Mirëpo, sipas Leonardo Da vincit ti përfytyrosh mirë konturet e figurave të trupave piktorit i bënë mirë të rrijë i shtrirë me sytë mbyllur në errësirë, dhe të bëjë përfytyrimin e tyre. E si duket këtë gjë ata e përjetonin me sy hapur duke u thelluar në kërkim të brendshëm të figurave.

 Edhe pse i kishin vetëm tre ditë kohë për të shfaqur shpirtin e tyre, ata arritën të depërtojnë furishëm në shijen e secilit shikues. Pyetjet, në telajo kishin mjaftë përgjigje, e rëndësishme është estetika dhe ideja e zbërthyer deri në pafundësi brenda kohës së caktuar dhe të limituar, por si duket kjo aspak nuk ndikonte në stagnimin e tyre, sepse këtë punë e bënin me dashuri të madhe dhe entuziazëm. Pëlhurat e plotësuara, nuk ishin të heshtura, edhe pse u mungonin kornizat, por për këtë gjë është kujdesur artisti tashmë i njohur për artin konceptual Bekim Korça. Në hapjen e ekspozitës, ai zhvilloi një përformans duke kornizuar me “sprej” të gjitha punimet me vija të reliefit. Përformansa e tij, zgjoj mjaftë kureshtje dhe në të njëjtën kohë edhe spektakël, kënaqësi për autorët e veprave, të cilët më habi dhe hezitim vështronin përformansën e zhvilluar.  Buzëqeshja e lehtë e tyre ishte paksa enigmatike, por habia kishte kapluar çdo gjë e cila shoqërohej me ndihmën e muzikës.

Ana pozitive e grumbullimit të artistëve pjesëmarrës ishte se secili në formë të fshehur garonte dhe shprehte atë maksimalen e brendësisë, por edhe njoftimi me përvoja të ndryshme, të reja, ngjallte një përjetim të veçantë. Artistët të cilët prezantuan janë:  Klejdi Sejdini, Ardiana Puleshi, Vera Nuredini  Helridon Haliti,  Nehat Beqiri, Osman Demiri, Verim Zendeli, Safet Spahiu, Burhan Ahmeti , Reshat Ahmeti, Ariana Bekteshi, Brunilda Mumajesi etj....



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora