E premte, 29.03.2024, 06:41 AM (GMT)

Mendime

Agron Shabani: Kur vdesin Tiranët e Egër dhe Diktatorët ...

E shtune, 31.12.2011, 12:59 PM


"Trilogji festive" nga mërgimi:

 

Kur vdesin Tiranët e Egër dhe Diktatorët ...

 

Nga Agron Shabani

 

1. Është funddhjetori i vitit 2011...Kohë festash të Krishtlindjeve dhe Ndërrimit të Motmotëve . Në Korenë Veriore ndërkaq, kohë varrimësh.Kohë morti.Tiranii dhe diktatori i atjeshëm korean, Kim Yong il  thonë se nuk ndodhët më në jetë .Kudo nepër rrugët dhe sheshët e ndryshme të Phioniangut ( kryeqytet i Koresë Veriore) "dhëmbje "dhe "pikëllim i madh" për Diktatorin e vdekur për së gjalli.Dhe, mbase për njeriun ose liderin e ndjerë korean i cili popullit dhe atdheut të tij gjatë këtyre shumë vitëve ose dekadave të fund u solli vuajtje,skamje,mjerime,burgosje,internime ,anaomali dhe patologji të panumërta individuale dhe kolektive. Për të mos thënë këtu izolim total nga bota e pasur industriale dhe kapitaliste që fillon në anën tjetër të " paraleles" së njohur numër 38 të kufirit koreano-korean.Duke i lërë madje edhe pa bukën e gojës njerëzit ose popullin e tij të "dashur".Kim Yong Ili! Diktatori i egër koreanoverior.

 

2. Me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të një pjese të konsiderueshme të lidershipit shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri unë së bashku me një të njohurin dhe mikun tim nga shteti ynë ëmë (Shqipëria) si papritur dhe kujtuar as vet do të ndodhemi në ceremonialin mortor të Kim Yong ilit në Phioniang të Koresë së Veriut.Me ç´rast, tek qëndrojmë "gatitur" para arkivolit të tij të mbyllur në një kafaz hermetik: Në vazhdim i flasim dhe tregojmë mbi  Titon, Millosheviçin, Brezhnjevin, Jelcinin, Putinin, Rankoviçiin, Mao Ce Dunin, Hu Xhin Taon etj. I shkon buza në gaz. I përmalluar për ta na pyet në vazhdim edhe për Azem Vllasin, Agim Zatriqin ,Shkëlzen Maliqin, Baton Haxhiun,Bëhgjet Pacollin etj. të "krahut demokrat" në vendin tonë. Duke na thënë u bëni shumë të fala! Dorën në zemër tutëshim dhe kishim  frikë paksa  nga qeshja e tij mortore...Por shpëtojmë disi në atë zgjua të madh mortor për diktatorin e ndjerë korean.Na shpëtojnë "lotet e ngrirë" të "judeut apostul" që e kishte Tradhëtuar Krishtin të Premtën e Madhe në Nazareth.

 

3. Siç dihet Pritjeve dhe urimëve të njohura tradicionale dhe festive për nderë të Festës së Madhe të Krishtlindjeve të organizuara në Ipeshkvinë e Kosovës edhe kësaj radhe nuk i munguan disa nga figurat dhe personalitetët e rëndësishme shoqërore dhe politike të Republikës së Kosovës. Në këtë sfond të përgjithshëm festivë të bënte përshtypje prezenca e liderit të AKR-së dhe të të ashtuquajturit zëvëndëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli dhe stafit të tij.Dhe, mbase  "prezenca  spektakulare" dhe tepër "bombastike" e njeriut i cili gjatë këtyre kohëve ose vitëve të fundit thuhet se ka qenë njëri prej arkitektëve dhe sponsoruesve kryesor të të ashtuquajturit  "vehabizmit"  ose "radikalizmit islamik" në Kosovë.Përkatësisht, të një "islamizmi shqiptarë" me reliktët dhe simbolet e njohura të Rusiisë dhe Serbisë si dikur... Kur "imamet" ose "hoxhallaret" e ndryshëm shqipfolës shkollohëshin dhe predikohëshin në Moskë ose Beograd  me dogmat ,totemët,fetishët dhe demagogjitë e ndryshme fetare dhe eshatologjikle të "stilit" dhe manirit të njohur sllavo-bizantin. Për ti ndarë dhe përçarë shqiptarët mbi baza të ndryshme fetare dhe ideologjike.Dhe, për ti bindur dhe sunduar me lehtë njerëzit dhe popullin tonë në bazë të "selameve" dhe "prediktëve" të njohura të hoxhalarëve të ndryshëm nga Serbia dhe Rusia. Behgjet Pacolli është si të thuash njeriu me i pasur dhe njëri ndër njerëzit me më ndikim në politikën dhe diplomacinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare. Thonë se në "Xhunglen e Madhe" të "ligjëve të pashkelura" edhe lepujt ose dhelpërat e ndryshme  dinake nganjëherë e bëjnë ligjin. Apo ?!...Haraçin me të madh në këtë vorbull nesër ose pasnesër mund ta paguajnë atdheu dhe populli ynë i shumëvuajtur shqiptar në Republikën e Kosovës.Sidoqoftë, për këtë punë duhet të mendojnë dhe reflektojnë një trohë me thellë ata që lidhën marrëveshje ose koalicione të ndryshme qeveritare dhe politike me Behgjet Pacollin dhe partinë e tij.Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi,Azem Syla, Sami Lushtaku etj.Në këtë prizëm është fat i madh që shqiptarët si të thuash kurrë nuk patën përçarje ose antagonizma të ndryshme fetare,krahinore ose rajonale me njeri tjetrin. Ndryshe nga kjo, në stilin dhe manirin e njohur bizantin, Behgjet Pacolli gjatë një pronocimii të tij ekskluzivë duke bërë fjalë mbi "sukseset dhe rezultatët" e  ndryshme të partisë ose subjektit të tij politik ,pos tjerash u shpreh se asnjë anëtar(minister) i partisë së tij në bordin qeveritar të Hashim Thaçit nuk është i lidhur me krimin e organizuar ose korrupsionin. Duke lënë të nënkuptohet se të korruptuar ose kriminalizuar në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit, sipas Pacollit na qenkan vetëm ministra e tjerë të krahut politik të PDK-së?!!!

 

4. Për dallim të bogomilëve ose herretikëve të ndryshëm dualist të cilët në mesjetë e përhapnin dhe predikonin të "verteten e madhe" dogmatike dhe demagogjike sipas të së cilës Hyji (Zoti) i paskësh  patur dy djem, repektivisht, dy pasëardhës ose trashegimtar të tij. Krishtin dhe Satanin ose Satanellin!!! Duke i nënkuptuar këtu edhe "luftërat" ose konflitet e vazhdueshme në mes  të " mires dhe të keqës"  gjithnjë sipas bogomilëve ose herretikëve të mesipërm dualisist dhe transubstitucionalist. Në shekullin 17 dhe 18 në Francë ndodhej në " fuqi" e ashtuquajtura "levizja" ose "organizata e vogël" mitologjiko-ezoterike e  mbeturinave të hugenotëve të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon e njohur dhe e quajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ...Ku përhapej dhe propagandohej e "vërteta" dhe "lavdia e madhe"  mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës!(...).

Në këtë vorbull kvijetizmi ose ezoterizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit ithtarët dhe simpatizantët e tyre  minorë asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me predikimet e mesipërme alkimiste dhe ezoteriste.Dhe, kjo gjer me gjykimin e hapur të kvijetizmit të atëhershëm sektar dhe mitologjik nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkist të Francës së asokohshme mbretërore dhe absolutiste. Në këtë kontekst, është fat i madh që nuk jetojmë në kohën e absolutizmit dhe patriarkalizmit të dikurshëm mesjetar dhe despotik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora