E enjte, 28.03.2024, 11:24 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Shqiptarë kudo që jetoni e veproni Urime Vitin e Ri 2012

E shtune, 31.12.2011, 01:02 PM


SHQIPËTARË KUDO QË JETONI E VEPRONI URIME VITIN E RI 2012

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Gjatë këtyre ditëve shumë shpeshë shtrohet pyetja nga mërgimtarët ? ! Ku po e pret vitin e ri ? !,Ku po shkonë për festën e vitit të ri ? ! Apo, ku po e pret vitin e ri, etj. Viti i ri zë vend të rëndësishëm në jetën tonë. Kështu mendojnë shumë psikologë, sepse është momenti kur çdo kush dëshiron të ketë diçka të mirë për vehte dhe për familjen e tij.Mirëpo dëshirat dhe shpresat janë shtyrë , dhe nëse ne jemi këmbëngulës e realë në këto dëshira, herëkurdo ndoshta do ti realizojmë . Më kujtohet kur kemi qenë të vegjël se sa shumë i kemi besuar Babadimrit ! Ose me sa dëshirë e kemi pritur ardhjen e tij, i cili na sillte dhurata për të cilat fëmijët ëndërrronin gjatë tërë vitit, ne mendonim se ku .., dhe si do të takoheshim me Babadimrin, i cili i shpërndante dhuratat pa u kuptuar duke u fshehur dhe pa lënë gjurmë. Tani kur jemi rritur ,akoma kemi emocione të veçanta, kur për vitin e ri pranojmë diçka që ne e duam, shumë, apo kur dikujt (mikut shokut,të dashurës,bashkëshortes i dhurojmë atë që është pjesë e ëndrrës sonë) .Viti i ri është më shumë se një dhuratë. Viti i ri ka kuptim simbolik , por kjo nuk ja zvogëlon rëndësin. Mirëpo, ajo që presim shumë emadhe,sepse është vështirë të realizohet dhe në vend të kënaqësisë, ne ndihemi të pikëlluar, të zhgënjyer.Nata e vitit të Ri është më e rëndësishme për gratë se sa burrat. Pritjet e ndryshimeve që mund tu sjellë, kjo natë grave që janë të martuara që janë të drejtuara nga prosperiteti jo vetëm i tyre,por edhe i fëmijëve dhe familjes. Grat e martuara kanë dëshirat e tyre të fshehura , shpresat. Poqese gazetari i pyet njerëzit, cilat janë dëshirat tua për vitin e ri ? Cilat janë dëshirat për vitin e ri ? Do të marrim përgjegje të ndryshme: Që të jemi shëndosh e mirë , (djemtë) të gjejë ndonjë femër të mirë, e femra thotë një mashkull, për ne në mërgim që të kthehemi sa më parë në Kosovë, ta ndërrojë vendin e punës, të gjejë punë, etj etj. Në çdo prag vit te ri nisen përgatitjet, fillojm me zbukurimin e bredhit në anën e poshtme të saj i vendosim dhuratat të cilat do t’na i sjell (baba dimri). Njerëzit përgjegjësit e familjeve mendojnë për menynë e darkës. Një pjesë të madhe të kohës ne mërgimtarët e kalojmë pranë televizionit, duke i lexuar; Gazetën Kombëtare*BOTA SOT`*, * ZEMRASHQIPTARE* ; Editorialet, Opinionet, Analizat, Komentet, reportazhat, kulturë, personalitete .., e shumë e shumë tjera tek ``Zemra Shqiptare´´, pastaj lexojmë mesazhet, përshëndetjet me miqë, shokë, dashamirë, por pa harruar edhe stafin punues të redaksisë së“ Zemrës Shqiptare“, dajës, tezës, nipit e mbesës etj, përmes së cilave ne ua urojmë vitin e Ri. Urimi i parë duhet të jetë Shëndet PAÇI SHËNDET ! Ose vetëm : Shëndet e lumturi ! Apo shëndet,lumturi, suksese! Urojmë për shëndetin, sepse po qe e ke shëndetin , do t’i realizosh, qëllimet, e tua personale, familjare, shoqërore e kombëtare. Çdo herë kur ofrohet ndrrimi i motmoteve, njeriu bëhet ë sentimental, më mallengjyes, ka emocione.., pastaj bënë një lloj rekapitullimi i tërë saj çka i solli ky vit. Dikush ishte më i disponuar më fatlume , disa më pak, e disa të tjerë hoqën t’zitë e ullirit, ashtu siq ngriten e ulen dallgët e( detit) jetës me batica e zbatica, me hidhërime e gëzime,me emocione me akuza e lavdrime, me zhurm e qetësi. Unë mbi 19 vite i prita në diasporë. Të flasë për ndjenjat e mallengjimit është shumë vështirë,( mirëpo viteve të fundit sikur ‘‘Zemra shqiptare‘‘ dhe gazeta Kombëtare``BOTA SOT``, na hoqën atë mallë e atë mërzi ) këtë mund ta spjegon vetëm ai që ka jetuar në mërgim. Në çdo fund viti kur ‘‘ puthen‘‘ akrepat e orës, ato të djeshmës me ato të ardhmës, ne shprehim dëshirën e shpresën se viti që vie do të na gjejë nëve në vendlindje.., Kosovë, Shqipëri ? ! Derisa disa urojnë shëndet e lumturi , ne mërgimtarët mendojmë për këthimin në vendlindje.., ? Po bashkëshortja i thotë burrit, djali babait, vëllau motrës, po ku të kthehemi.., ku të shkojmë.., ku të punojmë., çka të punojmë.., prandaj unë mendoj se ne ne mërgimtarët kurrë nuk ditëm të gëzohemi, kur nuk ditëm të kënaqemi. Njiherë s’kishim Liri.., sot kemi LIRI por pak shumë pak demokraci, por shumë më tepër korrupsion dhe karierizëm, jeta në diasporë është e vështirë, sepse çdo herë të përcjell njëfare malli, njëfarë nastalogjie, një dhembje, një ndërgjegje e vrarë me një ndjenjë se je i huaji, se asgjë nuk është e plotë, me vlerë, e bukur, e ëmbël, e shijshme, ashtu siq është në vendlindje me shi e borë Prandaj matëra,vëllezër, mbesa e nipa, miqë e shokë, populli im URIME VITIN E RI 2012, shëndet të mirë dhe jetë të gjatë sa malet. Populli im dëshiroj që ky vitë me qenë realizues i qëllimeve tuaja petrsonale, familjare, shoqërore dhe kombëtare. Pra edhe një herë në emër të Gazetës Kombëtare BOTA SOT dhe Zemrës SHQIPTARE, ti ngrisim gotat G Ë Z U A R V I T I 2012.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora