E shtune, 20.04.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Engjëll Koliqi: Brazil njihe menjëherë Republikën e Kosovës

E premte, 29.02.2008, 09:55 PM


VEPRIMTARI I MIRËNJOHUR ENGJËLL KOLIQI RIKTHEHET NË BELO HORIZONTE, TASHMË ME FLAMURIN E SHTETIT TË RI DHE KËRKON:

BRAZIL NJIHE MENJËHERË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Caio Werneck
Veprimtari e shkrimtari i mirënjohur – Engjëll Koliqi,  mbas publikimit të librit të tij të dytë në vendin tonë, rikthehet mes miqëve dhe përkrahësve të flaktë të Republikës dhe të Popullit të Kosovës, në Belo Horizonte. Që në ditën e parë ai ka filluar me lobimin e denjë për njohjen e shtetit të tij, nga autoritetet braziliane, duke kërkuar përmes massmediave të këtushme fuqishëm njohjen e menjëhershme të Republikës së Kosovës.

Shkruan: Caio WERNECK

Belo Horizonte, 29 shkurt 2008. - Në radiotelevizionin “BANDEIRANTES”, i njohur si TV BAND, që është shtëpia e dytë radiotelevizive në mbarë territorin brazilian, Z. Koliqi të martën e 26 shkurtit, ka qenë protagonisti kryesor i një emisioni special njëorësh, kushtuar Kosovës. Udhëheqësi i këtij emisioni – kryeredaktori Luis Carlos Bernardes, në studio kishte ftuar edhe analistët e mirënjohur dë politikës ndërkombëtare – Roberto Brant (ish ministër i shërbimeve sociale dhe deputet federal plot pesë mandate), Luis Sapia – ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, Julius Cesare Pereira Costa – ndërmarrës (pronari i lokalit të mirënjohur “Alexandrina”), si dhe miken a madhe të Kosovës – Prof Dr Vera Lucia Alves Neves, e cila edhe përkthente edhe komentonte.

Engjëll Koliqi me Julius Cesare Pereira Costa
Z. Engjëll Koliqi, i quajtur nga të gjithë – ambasador i Kosovës në Ameriklën Latine, disa herë ua tërhiqte vërejtjen që të mos e quanin ambasador, sepse ai nuk është i angazhuar në politikën kosovare dhe duke shpjeguar se ende nuk është formuar ministria e punëve të jashtme, nuk u përfill, me arsyetimin e të pranishmëve në studio, se ai është dëshmuar këtu si ambasador i vërtetë i Kosovës, sikur edhe në këto çaste, kur po kërkon me këmbëngulje njohjen e menjëhershme të shtetit të tij, nga ana e Brazilit. Ai pas një përshkrimi të shkurtër historik, që nga Dardania e lashtë e deri në Ditën  e Madhe të 17 Shkurtit 2008, ka qenë shumë bindës me faktet dhe argumentet e parashtruara. Dyshimin e analistëve për problemet eventuale në lëmin e të drejtave të minoriteteve, Ai e ka shëruar me argumente, duke u nisur nga projektkushtetuta, që parasheh më shumë të drejta për minoritetet se për shumicën e deri te Flamuri i Republikës së Kosovës, që ka gjashtë yjë, që përfaqësojnë gjashtë komunitetet etnike – ylli i shqiptarëve që janë mbi 92% të popullsisë i barabartë me yllin e komunitetit që nuk mbërrin as 0,02% të popullsisë së Kosovës. Ai gjithashtu ka shpjeguar faktin se Deklaratën e Pavarësisë e kanë nënshkruar 109 deputetë të Parlamentit të Kosovës. Kanë munguar nënshkrimet e 11 deputetëve serebë, që edhe duke qenë deputetë të Kosovës, komandohen e priren nga Beogradi. Ai ka thënë se të gjithë deputetët e etnive të tjera e kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Lidhur me protestat e serbëve, në veri të Kosovës, Koliqi ka thënë se atje po protestojnë kryesisht serbë të ardhur nga brendia e Serbisë dhe qindëra agjentë të policisë dhe të shërbimeve sekrete serbiane të hyrë si klandestinë në Kosovë, me qëllim të destabilizimit të paqes në rajon. Janë plot qytetarë serbë të Kosovës, që i janë gëzuar pavarësisë – ka thënë Ai, duke shtuar se tashpërtash nuk guxojnë të shprehen publikisht, nga kërcënimet që vijnë nga Qeveria e Beogradit.

Engjëlli me kryeredaktorin Luis Carlos Bernardes dhe me këngëtarin e mirënjohur...
Ndërmarrësi i lartëpërmendur (pronari i lokalit të mirënjohur “Alexandrina” ka kërkuar gjithashtu njohjen e menjëhershme të Kosovës, nga Qeveria Federale në Brazilia dhe ka konfermuar qëllimin e tij për të investuar në Kosovë, së paku një lokal si ky që ka në Belo Horizonte, si një shtëpi e klasës intelektuale (të gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve). Profesoresha Vera, gjithashtu në komentet e veta ka vërtetuar se Brazili është vonuar në këtë drejtim, sepse ka qenë dashtë që menjëherë ta njohë Republikën e Kosovës.

Në fund, të gjithë janë pajtuar se Kosova, me pasuritë e mirënjohura njerëzore dhe minerale, së shpejti mund të bëhet shteti më i fortë i Ballkanit dhe burim i një paqeje të përhershme në rajon.
Veprimtari kosovar, në të njëjtën ditë, në lokalin “Alexandrina” i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetares Gloria Paiva, për të përditshmen prestigjioze të Belo Horizonte-s “O TEMPO”, që është botuar të mërkurën e 27 shkurtit, me titullin “Kosova në pritje të njohjes nga Brazili”. Edhe përmes kësaj gazete Z. Koliqi ka kërkuar njohjen e menjëhershme të Republikës së Kosovës dhe ka ftuar brazilianët të investojnë në Kosovë, ku do të kenë interesa të mëdha dhe investime të garantuara nga Qeveria Vendore. Edhe në këtë gazetë, megjithë insistimin e tij që të mos shkruhet kështu, gazetarja nën foton e tij e ka shkruar “gazetari shqiptaro-kosovar i caktuar si përfaqësues i vendit të tij në Brazilia”.

Duhet përmendur edhe faktin se, sikur në studion televizive, poashtu edhe në foton në gazetë Z. Koliqi është paraqitur me Flamurin e ri të Republikës së Kosovës.

 
Engjëlli me ish ministrin e deputetin (tash analist) Roberto Brant

Engjëlli me gazetaren Gloria Paiva e me profesoreshën Dr Vera Lucia Alves Neves

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora