E premte, 29.03.2024, 08:52 AM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Elmaze Grainca

E premte, 30.12.2011, 01:43 PM


Elmaze Grainca

 

 

Nëntori

 

Nëntori përgjysmë erdhi

Përgjysmë si si  zemra ime

Flamuri valëviti në qiell

Përgjysmë …

 

Kurorat mbivarret, ne heshtje  u vunë

Kokëulur përgjysmë fjalët u thanë

Lavdi për ju.

 

Nëntori erdhi

I kuq si çdoherë

E drejta ime që në Vlorë të festoj

Po përyjgsmë zemren  ndarë…

Se erërat fryen e zemrën ma ndanë.

 

E  kurrë nuk u nadalën… kurrë

Këto erëra në  nëntorë

Fryen e frneyen

E flamuri valoi

Përgjysmë shqiponjën e pashë

  fluturim

Mes erërave tek çanë.

 

Shekujt qeshën me ne

Kur kënduam pa pushim

Në nëntor

Kur u gëzuam

Kur festuam.

 

Ballakani luajti lojën me hile

Evropa u vërbua në atë lojë

E ne festuam

Me shpresën e stinës që vjen.

 

Lavdi

Lavdi  të rënëve

Për nëntëdhjet e nëntë vjet me radhë

Lavdi

Fjalën nuk mundën të na i ndalin

 

Qeshi me fjalën tonë Ballkani

Egërsisht qëshi si i marre

Po kënga jonë ngadhnjeu mbi histerinë e tij

U këndua kënga…

 

Qeshi me servilizëm Evropa

Po kënga jonë e theu buzëqeshjen e saj

Evropa u kthjell

Nëntëdhjëtë e nëntë

Shpërtheu toka jonë

E në atë shpërthim zemrash

Lindëm ndryshe

Me zemër të ndarë

Lindim …lindim…lindim

E nuk vdiqëm kurrë.

 

Shpresa e shpresa u mbollën në tokën tonë

Kuq e zi

Sjellë dashuri

Mbjellë krenari

Thurë lavdi

E varret rinohen

E varret shpresojnë

Edhe ato e dëgjojnë këngën tonë

Me zemrat e ndara dysh.

 

Po nëntoret erdhën

Dikush qeshi me cinizëm

Diush vrau në pabesi

Po dikush sot nuk ka zë

Sot nuk ka force.

 

Zëri ynë jehoi me këngë

Kënga për flamurin

Ju dha jetë edhe të rënëvë ne përjëtësi

Këndoi e qetë Vlora

Këndoi me dashuri Prishtina

Detyrimisht këndoi Shkupi

E përvajshëm këndoi Presheva

Çamëria e tha fjalën e pashkruar në shqip

Foli kuq e zi

Tivari e tha fjalën e të rënëve për liri

E asgjë nuk mbeti e pathenë

Shqip kudo u kuptuam nga të gjithë

Nëntori  erdhi nëntëdhjetë e nëntë herë

Derisa u thanë fjalët me këngë e vaj, nuk heshti ai

Nuk heshtëm ne…

 

Sot bota e njeh ngjyrën e flamurit tim

I ndërtuar nga gjaku

E njeh shqiponjën me dy krerë

Që maleve ndertoi jetën me lavdi

Pa e dëmtuar paqen e askujt.

 

Sot bota e njeh ngjyren e flamurit tonë

Flamurit që kurrë nuk ra në beteja

Po për hirë të paqes ballkanike pushoi

Pushoi duke lënë te renët ne pritje

Fëmijët pa bukë

Nënat me mallkimet e zgjuara.

E shqiptarin shtegëtar dhe rob nëpër rrugët e botës

Për tu kthyer fitimtar në  një nëntor.

 

Për hirë të paqes

Toka jonë

Njerëzit tanë

Të gjithë për nentdhjetë e nëntë vite

Në pritje.

Në pritje nëntoreve

Ne përcjellje të nëntoreve

Përghysmë

Fjala

Vepra

Ne …

 

 

Heshta

 

Nuk gënjeva atë çast

Po heshta

Jo për mua

Deshta të mos e vras mashtrimin

Mjerisht nuk e di pse nuk e vrava

As dje as sot nuk e di…

 

E unë heshta

Se nuk ishte koha

Se nuk ishte vendi

Se nuk ishte detyra e ndergjegjes sime.

 

Heshtja ime u bë e madhe sa jeta

Mikja e vuri ne lojë heshtjen time

Miku e përqeshi

Dhe ikën.

 

Ika edhe unë

Si femijë mes valëve të jetës

Në qiellin e kaltër ndërtova të vërtetën e pastër

Si qielli

Si dielli

Në kohën e duhur

Në vendin e duhur

Më ndërgjegje  të pastër

Po heshta

E  miqtë e mi ende flenë në gjumë…

Mirë që heshta

Se miqtë nuk i zgjon fjala

Po presin tupanet e jevgut

Presin netët e mëdha

Nuke dinë se ato janë netë

E netëve  nuk mësohet pa dritë.

 

 

As në qiell as në tokë

 

Nisa ta shkruaj varkugun

Në fund të vjeshtës së verdhë

Një varg shkruhet i bardhë

Një varg shkruhet i zi

 

Në vjeshtën e verdhë

Nuk shkruhet njësoj

Nëpër gishta kanë ngatërruar ngjyrat

Kontrast

Si jeta.

 

Po nuk ndalet së shkruari dora

Mendja nuk të le të qetë

Përditshmëria shoqëruar me riga shiu

Të le zgjuar

E dora le vrragë pas.

 

Në vjeshtën e verdhë pasqyrohet jeta

Sytë të hapen deri në pafundësi

Sheh si iluzion të vërtetën që dhemb

Si  shkelet me këmbë

E  ti nuk je as në qiell as në tokë.

 

 

Vetëm një cast

 

Të kthehesh në fëmijëri

E të takosh të kaluarën

Është një ndjenjë e mirë

E ti ndjen si puhia  trupin ta freskon.

 

Edhe kur kujton bukën misërnike në sofër

Këmbëzbathurit në rrugët e shtruara më baltë

Ti  e ndjenë freskinë e jetës.

 

Në jetën e ngritur mbi hiqin ,sa shumë fuqi

Çudi me ne, sa shumë paskemi ecur

Sa larg kemi ikur qiellit plot me re

E nuk e kemi pa njeri -tjetrin.

 

Sot u kthyem në takim fëmijërie

Mbrenda nesh asgjë nuk paska humbur

Në një çast të lumtur

Mbuluar me vello të bardhë qëndron femijëria.

 

Vetëm një çast

E ne duhet të ikim përsëri

Rrugëve  plot ndalesa

Plasaritjet e mbetura

Në qiellin plot me re do të na pengojnë

Si ti bëjmë rrugët?

 

Po vetëm një çast

Në fëmijëri u kthyem

E morëm forcën e tokës së papushtuar

Bekimin e nënave zemërbardha

U paisëm me forcën e baballarëve

Atyre qe kurrë nuk u dhanë

Dhe para vdekjes qëndruan krenarë.

 

 

Kur

 

Kur   të largojnë

Të shpërfillin

Të përbuzin

Atëherë mendo për vete

Mendo se je dikush dhe diçka…

 

Kur të ngritin lartë

Të lavdërojnë për gjërat që nuk i ke

Të përulen me servilizëm

Atëherë mendo për veten

Mendo se shpejt nuk do të jesh.

 

 

Pak qiell e diell

 

Më paska marrë malli për qiell e diell

për gurgullimën e ujit që e then qetësinë

për gjelbërimin që shtrihet si qilim

e syrit i jep dritë

e zemrës i jep jetë.

 

Pak qiell e diell sot ma falët

E në grusht e mbaj me dashuri

E ndjej ngrohtësinë

Si dikur në  kohën plot premtime.

 

Pak qiell e diell më ofruat për sytë e mi

Surprizë mes furtunash

Miqt e mi –falenderim

Sot ndjeva se nuk jam humës edhe në këtë kohë.

 

 

Prita

 

Kur fillova leximin e Kaaçkut të ferrës

prita

Që të gjej aty të pamposhturin

Luftëtarin

Thjesht të lirisë

 

Prita

Diçka thjeshtë madhështore

Shkurt si ishte madhështor mendimi për mësuesit tanë

Diçka të të pandalshme në rrugën drejt lirisë

Diçka që e mund kohën dhe shekujt

Diçka që nuk nënshtrohet

Diçka që nuk ka kohë të mendojë as për dashurinë.

 

Prita

Po nuk deshta të zhgënjehem

Në mendjen time u pasqyrua brezi im

Me grushtat që nuk theheshin as para torturave

Me emocionin dhe idealin e lirisë

Nëpër rrugët me shtigje të mbyllura

Hapëroi vërtetë  pa frikë.

 

Brezi im nuk pati kohë për lojë

Këndoi  nëpër rrugë këngët  e lirisë

Haperoi deri në male

Dhe e beri lirinë…

Bëri aq sa mundi

Aq sa diti

E nuk pati kohë …

 

U akuzua për ideazilëm

Po vërtëte ideal ishte brezi im

Dh fitoi më shumë se kaçaku

Me idealizëm.

 

Unë prita

Priti edhe populli im

E nga idetë lindi  flaka e luftës

Heret a vonë-fituam

 

Për  të kaluarën do të flasim me respekt

Të rënët do  t`i ruajmë të paprekur  thellë në zemrat tona

Brezat që rriten do t`i mësojmë

Të jetojnë me dashuri

Me dinjitet

 

Prita e kot nuk prita

Se fjalët për brzein tim do të shkruhen

E do të shkruhen shlirshëm

Pa frikë edhe në natë edhe në ditë

Prandaj me durim e dhembje

Kohën e re e prita…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora