E enjte, 18.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Besar Shkëmbi

E premte, 30.12.2011, 01:15 PM


Besar Shkëmbi

 

 

TI ERDHE KUQ E ZI

 

Ti i dhe ngjyrë  lules në saksi

brazdave që u vije aromë bukëvale

poetëve frymëzime të shkruajnë kuq e zi

shpresë e popullit të vuajtur e me plot halle

 

Kullat tona roberërinë se duronin

Yll polar në rrugetimin tonë drejtë shpresës

erërat e forta gjoksin nuk ta shponin

kur me flamurin  u lidhet besa-beses

 

Ditë e flamurit ishte atë dite që dole ti

më madh i vdekur mësuesi Halit Geci se gjallë

s´duronte një lopatë dhe t´i hidhej përmbi

pa të takuar ty ballë për ballë

 

Ti erdhe bashkë me diellin

dhe neve u zgjuam kuq e zi

tërë dita na shkoi duke uruar

e mbarë e përjetë qofsh ti PAVARËSI

 

 

GRIJA E QIELLIT LOT I NGRIRË N´CEPALLË

 

Nata kishte ndezur qirinjtë e saj

grija e qiellit lot i ngrirë n´çepallë

ngujuar mes puthje resh

e valëeve me brigjet e detit të pa emër

 

Ylli i shpeses se kallur nga pritja

ulur këmbëkryq në kalanë prej rëre

thurte ëndrrat e tij në librin

Kopshti i puthjeve të zjarrta

të Marsit me Aferditën

 

Nën rrezet e zbehta të hënës

Valët po ia lagnin fletët

 e gjyra bashkohej me lotët e kristaltë

në barkën e përflakur në buzëmbrëmje

mbete mes detit ne pritje të erës

që të çon përpara drejtë margaritarëve

kopshtit të kallurr nga e kuqja e karamfilave

 

 

TELLË JE FUTUR BRENDA VETËS SIME

 

Thellë je futur brenda vetës sime

ke zënë vendin më të bukur te zemrës

aty ku prodhohet e qarkullon gjak neper deje

ne kopshtin e ëndrrave

të përflakura  nga e kuqja e dillit n´përendim

 

Në zemrën e dashuruar gjelberojnë e çelin trëndafilat e kuqë

 

Thellë je futur dhe rri aty brenda ku je

se jashtë frejne erëra të forta

kam frikë se tretesh lartë ne qiellin e kaltertë

për tu lutur e penduar para zotit

për ikjen tënde pas fluturime zogjësh

përmbi retë që puthen mes vedi

e m´duhet pastaj të dergoj anije kosmike

për të zbritur prap poshtë në tokë

 

Pa ty vetja s´me duhet i gjallë

 

Kam frikë se atje bëhësh satelit që sillet rreth diellit

e druhem se trupin ta djegin flakët e tij

fshin puthjet nga buzët e thara per pak dashuri

se vetëm ato qetësojë gjakun nëpër deje

bënë te çelin lulet tek dritarja ime n´qërshi

e bënë panvernën te jete pranverë

 

 

ME LULËKUQE TA QËNDISNIM FUSTANIN E NUSËRISË

 

Rrudhat e ballit tënd

vargje poetësh

 

Rimat muranë në gjoksët tona i bëmë

 

Rrudhat e ballit tënd

vrragë motësh

 

Ne cdo stinë piqeshim me vdekjen

 

Rrudhat e ballit tënd

vargje dramash në të kaluarën tonë të hidhur

 

Ne i numronim plagët nëpër shekuj

  me të cilat çendisnim fustanin tënd të nusërise

Dardana ime e dashur

 

 

KLITHMË ËSHTË VARGU IM

 

U bënë njëzetë që bredhë rrugëve të Evrpës

njzëtë vite me strajcën e gurbetçarit mbi shpinë

u bënë njëzetë vite që me dhëmb shpirti

që me djeg malli në gji për shtepnë

 

U bënë njëzetë vite pa e hapë kush derën oborrit

njëzete vite pa e hapë kush derën e konakut

kosa varur në tra,sopata ngulur në cungun e druve ka mbetur

kopshtin bar i keq e ka kapluar tym s´ka dalë prej xhakut

 

U bënë një zetë vite që largësitë kanë hyrë në mes

njëzetë vite që flas me klithmën e vargut tim

u bënë njezetë vite me gjuhën e harrimit flas

vajza e vargjeve të para ka mbetur veç kujtim

 

Kujt t´ia tregoj këte dhëmbje të shpirtit

kujt t´ia shpalosë plagët e hapura të zemrrës

kujt t´ia trgoj mallin që me djegë përbrenda

kujt t´ia tregoj ëndrrat e mia veç vargut tim

 

 

SOFRA IME

 

Sofra ime natë e ditë shruar me bukë e me kripë

megjithëse e varfer me jepe nderë,jete edhe shpirt

me nderë dhe e pastër shtruar për gezime e për mort

me nderë dhe e pastër shtroht edhe sot

 

Në të janë ushqyer jetimë edhe të varfër

dikujt i ka bërë mirë dikujt i ka thyer qafën

 

Në të janë ushqyer burra e burrëresha

ndër luftra t´mdhe trima e trimëresha

një gashtër djathi e ndonjë spec turshi

m´është gjetur për mik e për dashamirë

nje lugë kosi të ftohtë a gotë qumsht për ta pirë

për udhtarin e vonuar që ka ngelë n´ërrësirë

e për cdo njeri me shpirt e zemër të dlrë

 

Dikush me oreks ka ngrënë kete bukë kripë

dikujt i ka bërë mirë dikujt ia ka verbuar sytë

dukush nga dhëmbja s´ka ngrënë apo lene per gjysme

dikush ka ngrënë po e ka kthyr përmbys

Dikush nga vendi ma nxori njërin sy

ca m´falenderuan e me t´mira ma ka kthyer

 

 

MOS E MALLKO DASHURINË

 

Mos i mollko lisat

se atje jane plisat

as mos i mallako urat

se na shemben kullat

 

Mos mallko konacët

se s´tymojnë oxhaqët

as mos i mallko netët

se vdesin poetët

 

Mos i mallko gurrat

ku shuajnë etjen burrat

as mos e mallko erën

se s´na sjellë pranverën

 

Mos e mallko dashurinë

se vret keq lirinë

 

 

N´ZEMREN TIME TANI EC  ME GJAK

 

Desha të të them diçka

mes ëndrrës dhe zhgjënrrës

desha të të thëm diçka

që vjen prej shpirtit e prej zemrës

 

Dësha të të se n´vargun tim ke hy

dhe brenda tij tij t´kam mbyllur me dry

dhe në zemren time tani ec me gjak

po ike prej saj do të marrë infrakt



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora