E shtune, 20.04.2024, 02:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pogradec, parulla antishqiptare në gjuhën serbe

E premte, 29.02.2008, 09:37 PM


Nga Bardhyl Berberi 
 
Parrulla e shkruar ne Pogradec Republika e Jugosllavise

Në murin anësor të shtëpisë së pionierit është shkruar "Republika e Jugosllavisë". Në Strugë, "Vdekje e shqiptarëve"

Parrulla e shkruar ne Pogradec - Republika e Jugosllavise
POGRADEC – Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në murin anësor të shtëpisë së pionierit në Pogradec, me shkronja të kuqe në një grafikë në gjuhën serbe është shkruar "Republika e Jugosllavisë". Shumë qytetarë pogradecarë kanë shtangur kur e kanë parë këtë parullë madje dikush dje ka tentuar ta mbulojë me bojë të bardhë por pa mundur pasi ajo është e shkruar me një pigment boje të kuqe shumë të fortë. Pothuajse të gjithë banorët e Pogradecit e kanë dënuar këtë akt duke shprehur indinjatën e tyre. Nga ana tjetër, policia lokale nuk ka mundur ende që të gjejë se kush është autori i saj.

Por ky nuk është rasti i vetëm i parullave antishqiptare. Dy ditë më parë, parulla antishqiptare janë shkruar edhe në qytetin e Strugës, ku mbi 65 % e popullsisë është shqiptare. Banorë të Strugës u shprehën se nuk është hera e parë që shkruhen parulla antishqiptare në qytetin e Strugës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në dy fasadat kryesore të dy gjimnazeve të Strugës me shkronja të kuqe është e shkruar në gjuhën maqedonase "Vdekje e shqiptarëve". Këto parulla vazhdojnë edhe në shenjat e komunikacionit në Ohër dhe në Strugë të cilat janë kthyer në të përditshme. Shqiptarët qëndrojnë krejt indiferentë ndaj këtyre parullave të shëmtuara që kanë zhgaravitur muret në ambiente publike me fjalët nga më fyeset për ata. Megjithatë ato po shkruhen në muret e institucioneve arsimore të cilat kanë për detyrë të kultivojnë ndjenjën e tolerancës dhe mirëkuptimit. Bie në sy se shqiptarët ndonëse janë shumicë në Strugë nuk kanë shkruar asnjë parullë antimaqedonase në gjuhën shqipe ku të kërkohet vdekje apo dëbim i dikujt vetëm pse i takon një përkatësie tjetër kombëtare apo fetare. Banorët pogradecarë u shqetësuan shumë pasi kjo parullë "Republika e Jugosllavisë " pikërisht mbi murin e shtëpisë së pionierit ka të bëjë me një dorë djallëzore e cila kërkon të prishë atmosferën e gëzueshme të shqiptarëve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora