E shtune, 20.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Ngjarjet tona politike

E premte, 30.12.2011, 02:59 PM


Ngjarjet tona politike

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Ngjarjet politike të ndodhura këtë fundvit për shqiptarët në Mal të Zi si dhe imazhet e paraqitura rreth perspektivës së shqiptarëve të këtushëm dëshmojnë se ne akoma ndodhemi në fillim të demokracisë, me çka dita-ditës po zhytemi në lëngatën e lajmeve. Këto ngjarje si fillim duket se po i japin një shtytje teposhtë pozitës tonë përderisa në parlamentin malazez miratohet ligji për rendin dhe qetësinë, në Ulqin themelohet edhe një subjekt i ri politik shqiptar, kurse në Tuz, të rinjt e Forumit Demokratik për Integrim me të drejtë protestojnë për padrejtësitë që na bëhen në trojet tona etnike. I përmenda këto tre raste për të bërë një krahasim rreth problemeve që na shqetësojnë dhe askund gjërat nuk na dalin të njëjta. Në rastin e parë na u këputë dermani që kërkuam me dekada rreth pozicionimit për kërkim të identitetit tonë kombëtar. Në të dytin, na duket se ideatorët e stemës së partisë së re politike harruan atë çka ndodhi një ditë më parë në parlamentin malazez rreth miratimit të ligjit të ri duke na prezantuar stemën disi të përgjysmuar, me shqiponjë njëkrenare! Rasti më i ndjeshëm është ai i paralajmërimit të protestës paqësore nga Forumi Demokratik për Integrim, ku me seriozitetin më të madh, të rinjtë tonë bëjnë përpjekje të arsyeshme për sensibilizim të problemeve lidhur me liritë dhe të drejtat tona kombëtare.

Ajo që pritej nga të gjithë ne duket se duhet të presim edha ca kohë e për këtë kërkohet që në start të kemi infrastrukturë bazale, pa ngarkesa ideologjike të trashiguara nga komunizmi, gjë që në rrethanat e krijuara duket se krijojnë tensione të arsyeshme.Veprimet e tilla tashmë po e vështirësojnë  akoma më shumë situatën tonë, me çka mbetet shumë për t’u bërë deri në realizimin e ëndrrave tona shekullore. Si mungesë të dialogut që na mungon e që duhet të na shërbejnë si edukim për realizim të qëllimeve tona, përçarjet dhe anarshitë  na largojnë edhe më tepër nga bashkimi i subjekteve tona politike. Në vend që të gjithë t’i thërrasim arsyes për unifikim të programeve tona, ne bëjmë të kundërtën, bëjmë ate që nuk është në të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi. Shpikësit e ideve të ndryshme me çka po i kontribuohet ndarjes kombëtare duket se po bëjnë veprime të marrëzishme, po aq edhe provokuese për vet komunitetin e këtueshëm. Ideatorët e këtyre tezave njëherë janë numerikë, por së shpejti do të vërejnë se projektet e tillë janë vepër e ndyrë si në ideologji, po edhe në praktikë. Të tillët po dëshmojnë haptas se me çdo çmim kërkojnë pushtetin, dhe për t’ia arrtur qëllimit nuk zgjedhin mjete. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm një sëmundje e keqe  e tyre, prandaj kërkojnë ndihmë gjoja në emër të popullit, për të cilin popull nuk merakosen edhe aq! Frazat e thëna nga disa prej tyre duken qesharake, sa për fatin e keq tonin, aq edhe për trenin që si duket tashmë na ka mbetur në rrugë. Ne nuk duhet të lejojmë që punët të bëhen për llogari të unit, edhe nëse janë më të rëndat, kurrsesi nuk marrin vlerë dhe nuk do të kenë miratim nga shumica shqiptare. Në këto momente kërkohet nga të gjithë ne të kapërcejmë veten për të mos i bërë vetës ngushëllim e vetëmashtrim, kurse sakrificat e tyre do të mbetën si një punë e pamend. Kështu, të ndarë e të përçarë pësojmë disfatë dhe mbetemi në rrugë, ndjekim iluzione dhe lodhemi kot, nuk arrijmë të gjejmë kënaqësinë tonë. Deri tani kemi dëgjuar çdo gjë, u kemi vënë veshin zërave të tyre, dhe tani duke i pranuar të çarat tona kërkojmë të jemi më të bashkuar dhe të ngjitemi drejt rrugës që na jep shpresë, na bënë të vrapojmë në ndihmë për ata që kanë humbur rrugën. Në qoftë se nuk veprohet kështu kemi për t’u përplasur për guri, atëherë do të jetë tepër vonë për të kuptuar të metat dhe mangësitë tona të cilat nuk shtihen në thes, megjithatë duhet besuar se kemi kapacitet, guxim e kurajo të kërkojmë lidhje duke i pasur parasysh edhe ngjarjet, edhe vitet e kaluara,  në mënyrë që të mos zhgënjehemi. Kush e di, ndoshta do të duhet që gjithë ata që nuk e kanë kuptuar akoma situatën tonë të mbeten edhe për në kohë të caktuar në gjendjen ekzistuese! 



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora