E enjte, 25.04.2024, 07:21 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kosova e komandosëve në vitin 2011 ishte sikur shtëpia publike!

E premte, 30.12.2011, 02:59 PM


KOSOVA E KOMANDOSËVE NË VITIN 2011 ISHTE SIKUR SHTËPIA PUBLIKE!

ME 2012 DO VJEN NË VIZITË  HUGO CAVEZI

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Prej se ka lindë njerëzimi ka filluar edhe të mbahej mend për histori, me shekuj të kaluar kishte popuj që kishin filluar të shkruanin për të kaluarën por kishte edhe popuj të ndryshëm që historinë e përcillnin duke mbajtur mend!

Pa u ndalur shumë rrethë të tjerëve duhet të ndalemi te e kaluara e jonë shkurtaz,i për të bërë një shikim jo shkencor ngase nuk ma lejon as mendja e ime duke mos patur as kompetencë e as dije rreth qështjeve historike, por duke ia lejuar vetes të merrem me atë që doemos dihet nga shumica e jonë shqiptare, si e patëm historinë sidomos këtë të shekullit të kaluar. Mjerishtë edhe ne si popullë falë fatkeqësive të mëdha që pësuam nenë shumë okupime dhe shumë tragjedi të ndodhura  ndaj qenjesë sonë kombëtare, u deshtë që historinë e kaluar shekullore ta mbanim mend dhe ta përcillnin brez pas brezi, ngase sidomos okupatori  osmanli dhe ai serbo-greko sllav e pamundësuan mundësin e shkollave shqipe dhe me çdo mjetë i ndaluan ato, andaj edhe sot e kësaj dite jemi ende të vobekët rreth shumë ngjarjeve dhe personaliteteve tona që dhanë shumë për kombin në veqanti dhe Europën në përgjithësi, pra njerëzimin.

Po ku jemi sot si popull, kah po ecim si komb dhe kush ia ka dhanë të drejtën vetes që të luaj apo të merret me fatin tonë? Në shkolla sidomos pas LDBsë, shqiptarët në Shqipëri  krijuan institucionet e tyre, por me kohë ato u shëndrruan në institucione private komuniste me tipare staliniste-enveriste dhe bolshevike, kështu që filloi të shkruhej historia sipas E. Hoxhës, që do të thoshte se krejtë shqiptaria dhe historia shqiptare fillonte me ta, ajo çka ishte si histori përpara humbiste vlerat ngase nuk i pelqente regjimit të athershëm komunist dhe kështu edhe ne në Kosovën dhe trojet tjera shqiptare të okupuara nga Jugosllavia mësonim se çdo gjë në atë jetë fillonte dhe mbaronte me komunizmin titist dhe me proletariatin mbarë botror. Dikur pas viteve të 70 ta pas hapjesë së ngadalshme të kufirit në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për njerëz të letrave, pra edhe shkëmbime shkollore deri te ato universitare, filloi edhe te ne në trojet e okupuara shqiptare të flitej pakëz më lirshëm dhe kishim mundësi të lexonim dhe të shifnim edhe TV shqiptare, por mjerishtë e tëra kishte të bënte me komunizëm enveristë, me pallvra dhe rrena se Shqipëria perparonte në të gjitha fushat jetësore, se ajo ishte vendi i vetëm në botë që nuk kishte kredi, vendi i vetëm në botë që me torrokopa dhe lopata e ndertonin vendin dhe korrnin rezultate deri me 120%?! Ato vite Kosova iste mbushur me libra enveriste, me libra të ndryshëm që ngritnin lartë sistemin e Shqipërisë dhe që shprehnin  krenari se ata ishin kundër imperializmit amerikan dhe hegjemonisë europiane, pra neve na servohej se Shqipëria ishte parajsa e botës, çka në realitet kishte edhe disa njerëz që kishin qenë në Shqipëri atyre viteve dhe disi si me drojë tregonin se atje mbizotronte mjerim, varfëri dhe dhunim i të drejtave elementare njerëzoer, duke internuar familje të tëra nepër kampe përqendrimi apo pune, duke ndarë gratë nga burrat dhe duke burgosur me mijëra shqiptarë të tjerë deri edhe duke i varur dhe vrarë publikishtë  para masave popullore ngase kinse ishin kundërshtarë të envero komunizmit. Thjeshtë aso kohe kishim të bënim me rreziqe të ndryshme apo siq thotë nji fjalë popullore ndodheshim edhe ne si të rinjë në mes thikave me dy teha; nëse thoje se Shqipëria është diktaturë dhe shkatërron shqiptarët pra qytetarët e vet- ti quheshe tradhtar dhe spiun i Serbisë, po në të njejtën kohë nëse thoje se Jugosllvaia është varri i shqiptarëve dhe shtypësi i të drejtave tona edhe në këtë rast nga tabori tjetër quheshe tradhtar dhe spiun i Shqipërisë. Nga kjo del se të dy të këqijave nuk guxohej të ju thuhej me emër që e meritonte ngase të dyja ishin diktatura tegra dhe mjaftë shkatërruese për shqiptarët. Shqipërinë e shkatërronin dhe i krijonin varre duke mbuluar në to shqiptarët e shtetit të vet ish “komandantat” e komunizmit ose vëllezërit e Miladin Popoviqit dhe D. Mugoshës me S. V. Tempon që kishin sjellë në pushtet E. Hoxhën me klikën kriminale të tij për të shkatërruar qenjen dhe dinjitetin shqiptarë. Të shkruhet më shumë rreth kësaj teme duhet nji vitë gjatësi...

Po ku është Kosova, ky shtet i ri, ky shtet që u krijua me sakrifica të mëdha shekullore, ky shtet që ishte edhe ëndërr e miliona shqiptarëve kudo në trojet etnike dhe në mërgatën nepër botë? Athua a mos ndryshon vetëm koha dhe rrethanat tjera, athua a mos është ndryshe vetëm nji tjetër qështje se sot në shtetin e dytë shqiptarë qeverit dhe pushteti zgjidhen kinse me vota të lira( faktikishtë të vjedhura, të blera me para dhe me shantazhime e kërcënime), athua sot në këtë shtet prapë po përseritet historia e hidhur e Shqipërisë kur një klasë apo klikë politike në e mër të diçkajës, pra luftës po vidhet dhe po plaçkitet populli, po shkatërrohet pasuria e shtetit dhe qytetarëve, po tjetersohet prona dhe po uzurpohet çdo pore e jetës pra nga nji grupë kontrabanduesish dhe kriminelësh që duke shfrytëzuar vetë vlerësimin e tyre pengojnë ardhmërin e gjeneratva të tëra të shqiptarëve të Kosovës? Fatkeqësishtë se duket të jetë kështu, sot në Kosovë kemi nji  klan apo një grupë njerëzish që mbajnë të gjithë frenjët në dorë për sa i përket parasë publike dhe asaj të vjedhur dhe të kontrabanduar në bashkëpunim me shkiet, sot në Kosovë lulëzon krimi dhe kriminaliteti, sot në Kosovë ska liri të të shprehurit ngase mundë të të shkoi koka, ska mundësi  të demaskimit të së keqës ngase ballafaqohesh me ata që kinse e ruajnë rendin dhe ligjin, ska mundësi të ankimimit ngase vetë gjyqësia, nga  paraqitësi i devijimeve në shoqëri merr epitetin e të akuzuarit e  shumë fëlliqësiar tjera. Në Kosovën e sotme mundesh të vjedhësh, rrymën, mundesh të bësh shumë thyerje të ligjit por mund të mos denohesh ngase mund ta korruptosh gjithsecilin, mund të mos paguash tatime ngase me nji drekë në restaurant e ndreq problemin dhe e tërë kjo si meritë e pushtetit ngase vetë pushteti vjedh, vetë pushteti është i kriminalizuar dhe vetë pushteti lejon vjedhjen dhe si rezultat mjerishtë ky pushtet e ka shëndërrue qytetarinë e Kosovës pra mbarë shoqërin në nji hajn të madhë me atë devizën nëse ne vjedhim mund të vidhni edhe juve vetëm mos na paraqisni neve npushtet probleme.

Sot Kosova ballafaqohet me lejimin e shumë dukurive negative që viteve në vijim do ti sjellin dëme të pariparueshme shoqërisë dhe tardhmës në përgjithësi, në Kosovë më shumë ndertohen xhami sesa shkolla dhe spitale, në Kosovë më shumë derdhen para publike për të mbajtur ministra dhe qindra zv. Ministra, qindra e mijëra “ çinovnika” që spunojnë asgjë pos që krijojnë hapësirë dhe kushte për të zhvatur dhe gllabëruar paranë publike pra shkurtë në Kosovën e  “Komandosëve” çdo gjë është e mundshme nëse je i lidhur me qarqet qeveritare, e me turlifarë kryetarë komunash të cilët me vite janë të akuzuar dhe dënuar( por nuk e mbajnë burgun) ngase ata janë; vetë prokuror e vet gjykatës, kështu që milionat e fituar në emër të luftës dhe paqës sot janë të shpërndarë dhe të shpërlar në të gjitha skajet e Kosovës, në të gjitha kompanitë dhe firmat familjare dhe të formuara enkas nga miqasia por që fitimi kryesor e ka cakun e caktuar te bosët kryesorë të krimit dhe korrupcionit.

Kështu me sa po shihet historia e jonë vazhdon të shkruhet nga ata që janë në pushtet, ata jo vetëm që shkruajnë historinë po në të njëjten kohë paraqiten edhe vetë si historianë, doktora shkence, gjeografë, psikolog, sociologë e çka jo tjeter ngase të gjithë kanë kryer fakultetet pa i pas të kryera shkollat e mesme, këtu nis dhe përfundon mjerimi i shkrimit të historisë sonë, deri kur më shqiptaria do të ulërij duke sharë armiqët e jashtëm kur armikun më të madh e kishte dhe e ka në radhët e veta, në trupin e vet dhe në shtetin e vet të quajtur Republika e Komandosëve komunistë...

-Sistemi shëndetësor mbete për marri ose sikur në disa vende afrikane...

-Shkollat janë të devalvuara, arsimtari pinë dhe banë pazare me nxënësin, shumë mësimdhënës futen në biznes edhe me shumë hoxhallarë që të flasin në orë mësimi për fenë islame, në shkolla falsifikohet çdo gjë e mundshme. Në fakultete e univerzitete kinse private që udhëhiqen nga dora e zgjatur e disa qeveritarëve blihen dhe shiten diplomat si në pazar specash etj. ...

-Gjyqësia, presin me afër milion dosje, ska dëshirë, vullnete dhe as guxim ti zgjidh kush ngase mbi kokë ju rrinë pushtetarët...

-Mund të vazhdohete edhe më tutje me anomali dhe poshtërsi të tjera por se  vlen ngase po shihet se edhe nuk po ka vullnet të lexuesve të merren me këso temash ngase shumë kujtë po i konvenon afrikanizimi i Kosovës ngase për çdo kënd po ka nga nji kaqik...

Viti 2011 ishte i tillë ndersa pritet që viti që vjen ai 2012 do të ofroi një republikë me Hugo Caveza, ngase nga komndosë do të shëndërrohen në “përmbi komandosa”...



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora