E enjte, 28.03.2024, 06:47 PM (GMT)

Kulturë

Jorgo Telo: Duke parë një kronikë në TV Alba Life

E enjte, 29.12.2011, 02:02 PM


DUKE PARË NJË KRONIKË  NË TV ALBA LIFE

 

(Marre nga libri i sapobotuar: "TUNG, SHPRESARTA KOSOVE!")

 

Nga Jorgo Telo

 

Dy ditë para përcjelljes së dorëshkrimit për në shtyshkronjë, rastësisht , duke kontrolluar postën elektronike, sytë më ngelën te një postim i shkrimtares e gazetares Kozeta Zylo , ish mësuese e pedagoge e aktualisht emigrante në SHBA. Mikesha fillimisht virtuale e më pas reale aktualisht punon  në New York. Përveç punës krijuese në poezi e prozë, përveç  punës si mësuese e fëmijëve shqiptarë në shkollën shqip që ka çelur dhe drejton bashkëshorti i saj, zoti Qemal Zylo, Kozeta ka një veprimtari të gjerë të përkushtuar e të palodhur edhe si veprimtare shoqërore e gazetare e televizionit privat Alba Life në New York.

 

E pikërisht përmes një videoje të re, që sapo e pashë me ëndje e kërshëri të dukshme, flitej për një kronikë që  ka realizuar ky televizion për zonjën Atifete  Jahjaga, presidente e  nderuar e Kosovës motër, i cila ndodhej në SHBA.

 

Pra, në përvjetorin e tretë të themelimit të organizatës shqiptaro-amerikane të profesionistëve e sipërmarrësve  APEN, në shtator të këtij viti (2011), merrte pjesë si e ftuar e posaçme dhe zonja Jahjaga, kryetarja e shtetit të Kosovës, republikës më të re në Ballkan.

 

Veprimtaria e organizuar në mënyrë të përsosur e shembullore në një mjedis luksoz e të ndritshëm të joshte me kulturën e vëmëndjen e pjesëmarrësve, me pritjen bujare e respektin e përligjur ndaj zonjës Atifete e ambasadorit që e shoqëronte.Gazetarë të diasporës ishin në rolin e vet, për ta pasqyruar sa më këndshëm këtë event të rrallë.

 

Zonja Jahjaga vinte në këtë pritje pas disa veprimtarish  në të tjera takime, ku u ishte përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve, kryesisht kosovarë të emigruar prej mëmëdheut.

 

Gojëtare e mençur, tepër e vëmendshme dhe racionale në të shprehur përmes gjuhës së pastër e të pasur shqipe, zonja presidente, pasi dëgjoi fjalët përshëndetëse të personave të ngarkuar, foli lirshëm fillimisht për risitë e Kosovës në periudhën e pasluftës, që ajo e konsideron transicion.

 

Si juriste në profesion u ngrit në detyrën e lartë të presidentes, kur kish arritur gradën e gjeneral majorit në policinë e Kosovës, për të cilën punoi shumë.

 

Filimisht falënderoi SHBA - të për ndihmesën e madhe ndaj Kosovës e si faktor  kryesor për fitoren  Pavarësisë e të ndihmës për shtetndërtimin e saj. Falenderoi për ftesën që ia kishin dërguar e për pritjen e paimagjinuar.

 

Midis të tjerash theksoi: “Kemi shumë punë për të bërë duke nisur nga legjitimiteti i plotë ndërkombëtar i shtetit tonë, përfundimi i reformave të nisura për demokratizimit e shoqërisë, ekonomisë etj, duke luftuar dukuritë negative, duke iu përkushtuar forcimit të Kosovës...

 

Deklaroi solemnisht: “Jemi të vetëdijshëm dhe jam e përkushtuar në këtë fazë emergjence, kur kemi shumë prioritete, ndër të cilët udhëheqja e reformave, që na tërheqin drejt procesit të integrimimeve evropiane... Gjendemi para peripecive e vështirësive, por jo të pamundura për t’u kapërcyer... Në këto 12 vitet e fundit po punohet t’i kthehet procesit të normalitetit...

 

Më poshtë zonja e Parë flet për domosdoshmërinë e njerëzve të arsimuar, për ta bërë shtetin e ri një vend dinamik për investime të jashtme e zhvillim të brendshëm. Kosova duhet të ecë drejt një etape të re, për t’i hapur rrugë prosperitetit të gjithë kosovarëve e shqiptarëve ngado gjenden..

 

Përmes ekranit fiksova qartë që zonja e parë e motrës Kosovë kur fliste, përmendte tok me Kosovën shqiptare edhe Shqipërinë amë, të dyja në transicion...

 

Pasi vijoi me domosdoshmërinë e përsosjes së kushtetueshmërisë, politikave ekonomike dhe shkëmbimit të vlerave kulturore, u bëri thirrje të drejtpërdrejtë pjesëmarrësve të kthehen, të kontribuojnë në vendlindje duke shtuar: “Midis jush ka ekspertë që mund të ndihmojnë fuqishëm në zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendeve tona... Qeveria e Kosovës ka pasur e ka përkrahjen time të vazhdueshme në përmbushjen e obkjektivave madhore që ka përpara...”

 

Si shtjelloi disa iniciativa kulturore dhe ekonomike nëpër trevat e shtetit të ri, zonja Jahjaga, iu përgjigj shkurt e qartë disa pyetjeve prej të pranishmëve apo gazetarëve...

 

Nuk mungonte muzika e këngët e përzgjedhura, sidomos motivet atdhetare...



(Vota: 13 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora