E merkure, 17.04.2024, 12:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Çka po thotë ai Munish Muja

E enjte, 29.12.2011, 02:35 PM


Parodi:

 

ÇKA PO THOTË  AI  MUNISH  MUJA

 

Mixha Kekë, nisi e po flet –

Me shokë t’ vet po e banë një dert ,

M’ është sëmurë gruaja , m’ ka  marrë  ves- ves ,

Fort po tutna , mos po m’ vdes !

 

Çka po thotë , ai Munish  Muja –

S’e kam gajle pse m’ vdes gruaja !

Edhe pse jam plak me mjekër –

Me m’ vdekë gruaja – e marr një tjetër !

 

Priti e foli  Mahir  Mahalla –

Moj  e mira nëpër talla ,

N’ kallabllak njihet budalla ,

Burri plak po flet  kopalla !...

 

Mori fjalën , ai mixha Hetë –

Ti  Munish , je mendje lehtë ;

Grua t’ rrugëve mundesh me gjetë ,

Por , jo kurrë shoqe për jetë !

 

Nuk mund t’ gjesh ma nënë për fëmijë ,

As s’ mund t’ gjesh grua për shpi !

Se n’ pleqëri martesa e plakut –

Është bela , vaj i sokakut !

 

Në pleqëri gruan e gjanë –

Me i heq bukën dhe qiranë !

Kjo martesë , more mendjehollë –

Ta banë shpijen auto – shkollë !...

 

Hynë e dalin  myzevirët ,

S’ ndalen kurrë as mysafirët !...

Shpejt do t’ bahesh me i ra veti –

Nuk t’ lanë lumi , nuk t’ lanë deti !

 

Ruaje gruan , ruaje vetin ,

Duaje shumë , dija kimetin !

Se kur t’ vdes gruaja n’ pleqëri –

Ka me t’ rrua dreqi i zi !

 

Gjilan, më 28.12.2011.      Demir KRASNIQI



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora