Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shahin Ibrahimi: Valë trishtimi

| E enjte, 29.12.2011, 01:27 PM |


Shahin Ibrahimi

 

Valë trishtimi

 

Pyes veten a jam ai që isha Pyes veten për çfarë kam ëndërruar Dhe unë të ardhmen me gëzim prisja Nga zhgënjimi,zemër sa më je varfëruar. Që të vegjël, hesht se na ndëgjojnë Komshitë,të afërmit,se veten do të turpërojmë Shumë skamjen se duruan folën Në stallat e kohës, atje i mbolën. Tani mos hesht, bërtit se nuk ta var kush Kur duan dhe heshtjen e bluajnë në frato Për agallarët e rinj,populli s`është kërkush Diku lart,lart fluturojnë ndjenjat dhe bashkë me to dhe unë. Do vite të shkri akulli që kemi poshtë lëkurës,atje janë të ngrira tmerret me intriga fjalësh,që koha me ligjet e saj po i gropos në heshtje plagët e së kaluarës,në thellësitë e detrave dhe humnera malesh. Jetoj me dhimje dhe shoh i përlotur me sy realitetin. Ai sjell jehonë rënkimesh dhe mllefin e urrejtjes, të shumë zëmrave që prehen diku thellësive,nga auto- buzat zbresin njerëz të sakatosur dhe pa dinjitet,se ska kush ti mbroj.Pikon zemra gjak kur sheh vogëlushë që dalin nga kazani i plehrave duke u përtypur.Nëna diku pranë pret se mos i biri i sjell diçka për të,,. Oh varfëri,oh ndëshkim ndërshekullor që ka ky popull. Pse prek ti zemrat e pa fajshëme të brezit të ri në këtë kohë sot, në mes të Europës të kamur.Prandaj qaj me ngashërim,qesh dhe rend që mos të shoh tmerret e urisë,ku ne jetomë.Shtërngatat e shiut nuk e ulin varfërinë.Ato nuk i ulin rënkimet e zemërave tona për një jetë më të mirë,as të bëjnë ndonjë suprizë, por pëkundrazi vetëm na shtojnë vuajtjet,si në Shkodrën e përmbytur nga ujti i lumenjëve.Unë jam vetëm një zë në këtë kor të fuqishëm,që del nga thellësia e kësaj toke,që ne e quajmë Atdhe se jetojmë në të,na quan bij dhe jami ushtarë të tij. I lyer me blozën e kombinateve apo me pluhurin mbytës të fabrikave të çimentove pranë zonave të banuara,nga të cilat dhe pështyma kthehet në gëlbaz e vrer,mendoj ç`jemi?,kafshët nuk shijojnë tym në shtëpitë tona. Ngrin dhe mendimi në ditët përvëluese,tek shoh këtë mllef nëpër zemrat e varura poshtë.Më rrënqethet trupi dhe bërtas me kujë sa më dhimb koka,kur shoh fushat e gjëra të pa mbjlla të lënë djerrë. Shikimi të venitet dhe zemra preket kur shikon shtëpi të lëna përgjysëm,vetëm me mure ngritur.Vite të tërë qëndrojnë ashtu,se duhet mund e djersë,kursim për të vazhduar,që ajo të bëhet e banushme.Me atë ikën dhe jeta dhe shijon vetëm ëndrrën e saj.Shoh zemrën e sakatosur të nënës,kur fëmija kërkon bukë,qajnë bashkë se ska çfarë ti japë.Lotët përtypen në heshtje, familje të ndara në dekada për tu ushqyer,fëmijët rriten pa ngrohtësi të prindërve. Jam i zhgënjyer dhe pres vdekjen i frikësuar,se nuk e di a do të varrosem apo jo,këtu apo diku në tjetër vënd,ndoshta nëpër këmbët e urave,mbuluar me ndonjë karton,në kërkim të një jete më të mirë. Pa siguria më ndjek kudo,në çdo lajm që ndëgjoj më drithërohet trupi,se jemi të larguar të gjithë,jemi jashtë në mëshir.Ëndërrat tona ngrijnë që në embrion. Ne nuk ëndërrojmë se nuk dimë ç`është ëndërra. Lugën imagjinare të servirur bosh e quajmë ëndërr. Demagogjinë e politikës e quajmë realitet,premtimet e tyre për një jetë më të mirë,kthehen në shakara pa krypë,si dielli në një ditë me shi.Shkrin dëshira kur tjetri të jep lëmoshë,qoftë dhe një lugë çorbë që ju ka tepruar,apo disa pako biskota në skadencë e sipër, të shoqëruar me pak buzëqeshje fantazmë të nxjerrë nga frigoriferi. Lugën përgjysëm mbush pasiguria për të ardhmen,të qesh apo të qaj,unë sju ndihmoj dot,se ata që mund t`ju ndihmonin janë në botën e përtejshme apo janë duke hëngur ndonjë paçamur. Hë Atdhe,po ti je i kënaqur sot në këtë shekull. Të të plehërosim, që të rimarrësh veten nga lodhja në shekuj,do prodhojsh ti që ne të ushqehemi këtu,mos të të braktisim,të mos shkojmë në Europën e plakur, dhe të sfidojmë konkurencën e mallrave të importit që hynë pa doganë,se qepët dhe mollët tona,po kalben. Të shoh që loton,dhe ne mallëkojmë fatin tonë jetim. E ardhmja s`dihet,ndoshta është e mirë për të dy. Hajde derdhim lot gëzimi,lot shprese të ngushëllojmë veten në pritje të ndryshimeve. Lumi i lotëve të ty Atdhe,lag vetëm rrotat e makinave me të cilat lëvizin baballarët e kombit,atyre që ju vjen festa vërdallë për ty,ata që e kthejnë në pasuri çdo rënkim tëndin me gjithëse të shohin që po dobëso- hesh çdo ditë.Të lyer me graso e parfum qeshin,qeshin me ne dhe thonë, për Atdheun dhe pinë me shëndete,po bëjmë gjithçka për ju dhe pushimet nëpër plazhet më të shtrenjta të Europës po i bëjmë,që t`ju shërbejmë ty dhe popullit,se ketu s`është i mirë uji dhe lozin vetëm nëpër kazino për ti shërbyer Atdheut. Me të drejtë na mallëkoj koha,se ndruam vetëm pronarë, klane sunduese në dekada,Shteti është pronë e tyre,se ata janë lart dhe aty do rrinë.Populli të ushqehet me lakra se ato kanë vitamina.Inventarin na e bëjnë një herë në katër vjet me numërimin e votave në kuti. Varfëria po rritet,si e duron Rinia kët skllavëri në këtë shekull,në mes të Europës.Ju që keni shkollë dhe shihni të ardhmen me sy optimistë, çprisni,? Vallë t`ju dalin thinjat e bardha në heshtje? Mirë ne patëm frikë nga diktatura, po ju,nga kush? Hapin tuaj mos e ndalni, mos u zhgënjeni si ne. Përqafoni të renë dhe vendosni drejtësi dhe rregull qoftë dhe me gjak për një të ardhme më të mirë. Buzëqeshni njëri tjetrit se jeni njerëz dhe njerëz të mirë.Në kërkim të së drjtës mos ndaloni. Kërkoni dhe vini në vënd padrejtësitë, Ngrini lart dinjitetin tuaj. Zgjohu ëndrra ime,më dërgo atje ku duhem të jem, në Parajsë jo si yzmeqarë dhe i përbuzur, por si ortak dhe i barabartë me popujt e tjerë.

 

Durrës

15-12-2011