E premte, 19.04.2024, 06:01 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII)

E enjte, 29.12.2011, 02:59 PM


O  AT  VIKTOR… A  E  DI  FJALEN  E  VJETER    POPULLIT ?

 

(Pjesa  Njëzet e tre)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Lexova artikullin Tuej: "Quanti est sapere - Sa randësi ka dija!" dhe mendja më shkoi tek një puntor, që në vitin 1967 ka kenë në shkatrrimin e vorreve të Fretënve në Kishën e Tyne të Gjuhadolit. Kur kishte hapë disa arkivola të vjetër, kishte vrejtë pothuej shumicën e zhgunave dhe litarëve të pakalbun e ndër kapuçat e Tyne rrashtat sikur dikush i kishte vendosë me dorë atë ditë që do të mblidheshin me u tretë në lumin e Drinit, mendja i kishte shkue tek “Ato rrashta, që dikur ishin të mbushuna plot me dije...e tashti ...po futeshin ndër thasë çimentoje me u tretë...”

Edhe Ju, i nderuem At Viktor, i drejtoheni një rrashtës boshe të Arben Putos, tue kujtue se me të vertetë asht “dr.prof., apo akademik...”, që di historinë apo njeh At Gjergj  Fishtën, ose edhe ma keq, që duhet të shfletojë “Hyllin e Dritës” me kuptue kush ishin Françeskanët e Shqipnisë...Ai po të ishte i tillë ku e lente sulltan Enveri gjallë... Vetem pse z. Jorgo Bllaci kerkoi “rishikimin e figurës Fishtës”, pa zanë me gojë fjalen “At” dhe bani sa vite burg...Arben Putos i duhet “Hylli i Dritës” me kopjue ndoj kapitull me kenë gja per 2012, me e kthye në gjuhën e “njësuar” dhe me vue poshtë emnin e vet ashtu si kanë veprue 47 vjet! Me vete mendova se At Viktori nuk duhet t’a dijë thanjen e vjetër të Popullit Shqiptar se: “Minarja nuk hin në thes!”. Asht një thanje shumë e vjetër, po me kuptim aktual për Shqiptarët. Një Dr. Prof... tjetër më shkruen se “Enver Hoxha ishte bollshevik komunist...dhe se terrori i tij nuk duhet lidhë fare me besimin musliman ose islamik...” Çka nuk po dëgjojmë!! Si Arben Puto, ashtu dhe profesori tjetër, endè nuk dijnë kush ishte Enver Hoxha e Ramiz Alia (ose bajnë sikur nuk dijnë) e ju kërkoni me i tregue kush ishte Kleri Katolik Shqiptar apo At Gjegj Fishta, kur gati asnjë nder ta nuk di as me lexue gjuhën Gegënishte!... Vet titulli i vumë prej tyne Enver Hoxh?s “bollshevik komunist” asht një vlerësim i pamerituem dhe i papërshtatshëm për një injorant katil të vumë në sherbim të agjenturës së OZN-ës, UDB, dhe KGB sovjetike, vetëm pse i ai dhe PKSh i shërbente një qellimi: “Shkombtarizimit të Popullit Shqiptar me një Genocid të pashembullt në historinë moderne, tue vue në sherbim të serbëve, sovjetikëve, kinezëve dhe çdo antishqiptari të gjithë urrejtjen patologjike anadollake të trashigueme nga baba i tij biologjik, bylymbashi i njohun i Gjinokastres në vitin 1908, dhe fanatizmin e vet antikatolik prej turkoshaku.” Pasardhësi nuk i lente asgja mangut, vetem çka i plotsonte mangësi nga matuflleku apo çmendija diabetike...për mos me thanë gjana të pasigurta, që lidhen me smundjet e rinisë së tij apo të trashigueme nga gjaku i pistë i tyne.

Enver Hoxha, Ramiz Alia apo Mehmet Shehu e Haxhi Lleshi etj. nuk ishin kurr? muslimanë as të rijë e as të vjetër. Ata ishin fanatikë anadollakë dhe as nuk kanë fare lidhje me Besimin, ashtu si fanatikët me katolikë apo ortodiksë, mbasi nuk ka asnjë Besim tek Zoti në Botë që thotë me vra, me pré njerëz e me shkatrrue Kisha apo Xhamija e tempuj ku njerëzit i luten Zotit. Cili Besim në Botë pranon me vra njeriun se asht ma i dijtun se ti, apo nuk pajtohet me ateizmin tand? –Asnjë! Kush asht ai njeri që pranon në gjiun e Besimit të vet një terrorist që rreshtohet nder 100 despotët dhe tiranët e Botës në librin e z. NIGEL CAWTHORNE“TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, Askush, vetëm bashkëpuntorët e tyne apo trashigimtarët e veseve dhe të pasunisë së tyne.

Nëse në Shqipni ka Besim që i pranon këta kriminelë në gjiun e vet, ai “i gëzoftë”!

Kush në Botë mbas Luftës së Dytë Botnore, në vitin 1946 kishte ndër organët e terrorit dhe të diktaturës, si në Degën e Punëve të Mbrendëshme të Shkodrës,“Seksionin Katolik”, ku ishin të gjitha projektet, planet, dosjet, krimet, vrasjet...dhe zhdukjet e pafaj të Katolikëve Shqiptarë dhe të sa e sa Muslimanëve që janë zhdukë nga faqja e dheut, si Atdhetarë të akuzuem bashkëpuntorë me sivëllaznit e tyne, Katolikët, vetem nga fanatikët turkoshakë, që drejtonin atë Seksion të turpshëm, i cili me historinë e tij do të flasë një ditë për Genocidin anadollak e antikombtar Shqiptar ma shumë se pseudointelektualët tanë, apo“Akademia e Shkencave”, të cilët me paturpsi vazhdojnë rrugën e tyne të përçamjes dhe të mashtrimit në sherbim të cilitdo okupator që mbushë xhepat e tyne...

Shqipnia nuk ka pasë “bollshevikë as komunistë” në PKSh, as në PPSh mbas 1944. “Bollshevikët e komunistët” i ka vra dhe tradhëtue para 1944 Enver Hoxha, tue fillue me Qemal Stafen, Vasil Shanton etj., prandej as nuk kanë kenë ndonjëherë në pushtet apo në organet e diktaturës së Shqipnisë së pushtueme në 1944 nga jugosllavët, rusët, kinezët etj., që vinin e eksperimentonin në laboratorët e masakrave të ministrisë së mbrendshme, direktivat e byrosë politike të KQ. PPSh, që masoneria europjane aplikonte me agjentët e saj mbi Popullin Shqiptar padallim Feje. Vetë fjala “bollshevik” i përket shumicës...Nuk di se Populli Shqiptar ka shumicë ateiste e fanatike anadollake...Po, ka pseudointelektualë perçarës e fanatikë, sa po do... madje edhe kriminela e “minarja nuk hin në thes”!

Bollshevik?t apo komunist?t vrasin t? gjith? kundershtar?t pa dallue fare Besimin.

Sa hoxhallar? vrane n? Shkoder “bollshevik?t”, apo edhe hoxhallarët ishin agjenta të të huejve dhe bollshevik? si mbas tyne?

Fanatikët antikatolikë dhe antiatdhetar?, të mbuluem nga teserat e antarëve të PPSh, ishin vrasës dhe tradhëtarë! Epitete që nuk u pelqejnë po nuk i braktisin...

Ata u çveshën nga rrobat e kuqe të demodueme të shekullit që i pat veshë PKSh a PPSh, dhe menjëherë nxorën kokën “kuqloshët”(si i queni Ju) nga 700.000 bunkerat e Enver Hoxhës dhe u kthyen nga “minaret e Sali Berishës”, me rroba “të gjelbërta”, vetëm për me vazhdue me mbajtë pushtetin politik dhe me sigurue fitime prrallore me mjetet e vjetra të tradhëtisë si paraardhësit, e k?ta sigurohen me “mjetet e tyne t? njohuna t? perçamjes mes besimeve” madje, pa pik? turpi, tue tregue dhe origjinen e tyne me të cilen ata sot po krenohen se “jemi vëllezer gjaku me turqit”.

Ky mjet tregon qellimin e ult? edhe pse e dijn? se... “minarja nuk hin n? thes”!

Nëse shtetet Europjane ndihmuen pa rezerva masonerinë e tyne kriminale në Shqipni për shkombtarizimin e Popullit Shqiptar, e kjo u ba me mjete të sofistikueme për me plotsue dëshirat e komshijëve, sot okupatorët e vjetër, me elementin e konvertuem “demokrat”, kanë dalë haptas kundër Shqiptarëve Atdhetarë Kristjan e Muslimanë që vazhdojnë me mendue e me punue se Shqipnia i perket Europës dhe vetëm Europës!

Asht e vertetë se “ata” kot mundohen me e hjekë emnin GJERGJ nga Historia, tue fillue me Heroin tonë Kombtar e deri tek i Madhi Poet Kombtar, por nuk di kur do t’i mbushet mendja të gjithë antishqiptarëve bashkë se “minarja nuk hin në thes”...!

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora