E enjte, 01.12.2022, 03:07 AM (GMT)

Kulturë

Krijime nga Suada Halilaj

E enjte, 29.12.2011, 01:54 PM


Suada Halilaj, lindur me 21.02.1991 ne qytetin e Shkodres.

Ka ndjekur studimet e para ne shkollen ''10 korriku'' dhe me pas ato te mesmet ne ambjentet e gjimnazit ''28 Nentori''. Aktualisht vazhdon eksperiencen universitare ne Firenze te Italise, ne degen e Shkencave politike dhe marredhenieve nderkombetare.

Poezia, mbetet pilastri i pasionit te saj te pakushtezueshem.

 

 

I ''tyri'' mik

 

E shikon…mik...

i tyri mik,

sesi edhe ne kete te pastreht mijevjecar,

une shetitoreve nuk i druhem,

as kembeve zbathur mbi te tjere,

as dritave,qe mbi rruge rrezojne timin petk,

as ‘’atyre’’ qe ne kete teater,

rrahin shplake me timen pergamene…

 

Une nuk I druhem flakes tende,

Qe kuceder,shqyer flatrash,

Te mykurin kurm,ta beje toke,

E nese per te qeshur prape nuk bej,

lesho mbi mua,te kaperdishmet rrufe,

e me ler qe fort t’ushtoj,

jo nga dhimbja,as nga zori,por…

nga e kobshmja lumturi…

ti shiko lart,me lart se vetja

e buzeqesh,,,se ne te ftohte,

edhe faji u ngri…

 

Ah mor mik,

i tyri mik,,,

nga klithma ime ti frike mos ki,

te terbuarit si karroce,

nga pas me timen force do ti terheq,

ti vec vrapo,vrapo percartur

per te fikur nje radio,

nja radio qe ndizej keq…

 

….e une ndoshta nje dite,

si nje e purpurt komete pa sy,

do bie n’shikim te atit,

a ndoshta te nje biri,

se dije mik i tyre,mik i pashtrenjte,

Mund te shuhet gjoksi,

por asnjehere GJIRI….

 

 

Dy te tjere

 

Ndryshonin vetem kurrizet.

Koridoret.

-Ajo eshte pianiste.E di.Ma kane thene.Ndersa une jam nje e cmendur e dalur nga nje shtellunge e panjohur,nga nje shekull i shemtuar.Une nuk di te luaj me pentagramet,as me kukullat...e as me te tjeret.Une di te luaj me veten dhe sa here clirohem nga shalli,palltoja,kepucet...jam e lire te humb.Ajo eshte pianiste,Goft.Notat e veshin ne te bardhe e mbi lekuren e saj mund te gjesh muziken e vertete qe trupi im ka harruar nderkohe.

 

-Por ti thoje se nje dite edhe shekujt mund te dashurojne e mund te kthehen ne jete,si pishtaret e nje qyteti te rende.Ti besoje ne kometat qe ndizen e shuhen shirave vjeshtak.Ti besoje ne duart e mia te medha,shtrengoheshe fort pas tyre dhe bulevardit tone mbi zemer i vallezoje.Ti thoje se jeta pa mua,do te ishte e jete e dikujt tjeter....e une vetem shpatullat e tua kam mbajtur gjithmone.

 

-Goft,shpatullat e mia jane te mbrapshta.Mos u lodh tiu marresh ere.Jane kthyer ne ankthet e mia,nuk dua ti mbaj me as une.Nuk jam me aq e forte.Gjunjet kane rene ne toke e vitet sjane munduar kurre ti zgjasin nje dore.Nuk flutuoj me.Te vetmet flatra qe pata,me vrane,nje te diele ne nje kishe te zbrasur keqazi.Qe atehere,marr e jap fryme te huaj.Dua vetem qe koha te me braktise dalengadale,jo per te harruar,por per te me dhembur me pak,akoma me pak.Ketu brenda ka nje shpirt,Goft e asnje shpirt nuk mund te jetoje pergjithmone...ti e di,qe nese nje tren i ores se fundit te ka sjelle deri ketu...ka qene treni i gabuar!

 

-Ndoshta mund te kisha pritur edhe pak!

 

-Ose ndoshta te mos kishe zbritur kurre...

 

-Dirla ime!Do doja te qendroja me gjate,por jo ketu...Ketu nuk ka njerez,semafore,automobila...e ndjej ftohte pertej siluetes sime.Pastaj e the vete,ajo eshte nje pianiste dhe...

 

-...dhe nje shpirt nuk mund te jetoje pergjithmone...Shko Goft,shko.Mirutakofshim!

 

-Ku?

 

-Tek dy te tjere ne kete qytet...tek dy te tjere....

 

Me ikjen e Goftit,katedralja perballe bulevardit gri hapi te fundit porte.Sic duket ishte dimer...sic duket,ishte dimri i fundit....

 

 

Nen flamujte e luftes sime...

 

Prej ciles lufte te humba valle,

prej asaj te heronjve me dhembe zhytur

ne dheun mermer te te huajit,

apo asaj te karagjozeve qe ne buze t'patkojit

i marrin vrapin shqiponjes pa koke,

apo luftes se perjetshme me diej t'perzhitun,

mbi shkembinj gjysme te bardhe,

e gjysme pa shpirt...

 

Ciles shenjtore i re ne gjunje,

per te kaleruar profilin tim te zbehte

mes per mes oqeanit,shkretetire n'lekure,

pertej cdo ngjyre bere balone,

te me braktisesh ti nuk di,

andaj rrugeve n'siluete te kafte,

fshihesh nder burra e gra,

te zakonshmit kalimtare...

 

Ne cilen taverne me shtrenjte u shita,

qe vetem iu ngjiza nates e henes,

dashnore te pare,

per te mesuar thembrat ne te tjera flake,

ne nje poezi shkarravine,

te fundit kornize ti shqyej timin imazh,

Per te fundit here te te pyes

se ne cilen lufte te humba valle,

 

ne ate qe te vrava,,,

a ne ate qe me vrane...

 

 

Ne te dikurshmen tone...

 

Dikur,

zhurme e avioneve mbi trupat tane pushonte,

sic pushon pardesyse bezhe nje

flok i mjere,

qiejt mbi kapituj rane,

ngujuar gishterinjte mbi shpine zebrash,

cmendurisht te bardha,

cmendurisht te ngathta.

 

Dikur,

metropolesh shkujdesur jepeshim ne,

sic jepen ne kohe kolerash te

kobshmet poezi,

rrudhat lekures iu shiten,

harruar mbi qelqe,menge-shpervjelur harruar

cuditerisht te huaj,

cuditerisht Me duaj...

 

Dikur,

krizantemes shterpe i falnim duar,

sic falen hapat trotuaresh namur,

marrezite te marreve iu vodhen,

vallezueshem lendimit patkonj i qepen,

burrerisht u dhame,

burrerisht u ndane...

 

Dikur,

dhimbja mbi dhimbje hingelliu,

dikush iu dha nje ylli,

te tjere nje avioni,

gjithmone atje,

bulevardeve gjoks-shqyer,

pa iu dhene askujt

...qielli mbet i joni...

 

 

2 me 2

 

U ftohen diejt e luftes sone,

shkelqimet rrashten thyen,

koleres iu fikem,

dhemballe,

germadhe,

2 here te vdekur,

2 here te gjalle...

 

Shkembinj te bere kopila,

qerpikve n'bark iu theren,

zhaben perqafuan,

dhemballe,

germadhe,

nena krehi dhimbjen,

njerka shtiu dallge...

 

Ne ishim,sec nuk ishim,

perralle ne gjume qendisur,

zgjimit iu harruam,

germadhe,

dhemballe,

u ftohen diej,

nga larg fryu Malle....

 

 

Ne tonin, shekullin vigan

 

Patjeter qe nje dite,

vagonet e hirte te ketij shekulli vigan

mbi trup t'mehalles do kerkojne ngopje,

sic kerkon nje kanibale kohe,

n'bisht te ujkut,

e n'sy te korbit

nje pellg kundermues,

per t'sajin shenjterim.

 

Ju nje dite do mbani mend,

nje fluturim skifteri n'kapitullim,

nje geishe te palyer ne shpine kali,

nje kamzhik qe i bie qiellit

e n'dhimbje te tij tjeter dhimbje gjen

per zhurme n'kurm tpafalshem,

mund ne te tijen kateder,

zotin te vrase n'pendim..

 

Kur te ktheheni ketu perseri,

nen mjeker t'njerkut mos hidhni valle

me gure nder krahe,

kopshte flokesh,thinjash,asgjesh,

mbillni per te celur kurre

si fidane qe ngermadhe plagesh,

kulloten harxhin e tyre te mjere

te zezet fidane…

n'gjoks te huaj rane...

 

Patjeter qe nje dite,

vagonet e hirte te ketij shekulli n’harrese,

kometave do ti falen,

si qyqja e djallit,

ne kopilen denese….

 

 

Ne meshen e turmes sime...

 

Faleni...

Faleni turmen qe ska pare kurre floke te huaj...

Turmen qe ngre grushtet e burgosur lart...

Turmen qe ska kuaj..

Turmen qe dashuron kurrizet...

Turmen e nje kohe te zbritur...

Turmen e nje katedraleje te kycur...

Turmen Time...

 

Faleni qe sot rrapatoset perpara meje.

Nuk eshte turme e lumtur por arrin te shkele gjunjte e xhuxhave dhe cmendet.

Turme e cmendur,cuditerisht jo e lumtur.

 

Faleni!

Ajo kaperdin peshtyme te vjeter per te lagur britmat.

Eshte turme e sakrifices.

Turme bindese.

Turme e prozhektoreve.

Ju lutem faleni...

 

Lereni te me godase me gure dheu,se dhimbjen ne braktisje do e rrefej,e per ta do lejoj dritat e cdo qyteti te me shkelqejne pentagramet e shkruara keq...

Lereni te jete e lire,se une,gungacja meshireshuar do urdheroj perbindeshat te me huazojne hiret e tyre.

Jane te shemtuarit,te vetmit fajtore.

Lereni te besoje ne endrra dollapeve kalbezitur...

 

Lereni turmen time te lakmohet.Eshte sovrania e turpit tim.

Lerini gishterinjt prej kamzhiku te luajne mbi krahet e kofshet e mia,melodite me te cartura....

Mos ja prishni kohen...

 

Ata kane te drejte...

Kur ata ecnin rrugeve tona,une doja te kaloja fasaden e te vrapoja si luaneshe mes per mes xhungles se panjohur qe vishja e zhvishja cdo dite...

Kur ata flisnin per dinosauret,une ngrija krahet e mi pertej eres dhe i lutesha te me merrte ne cakerdisjen e saj...

S'arrija ta kapja kurre...

Kur ata dashuronin ATE,une dashurohesha me fluturat ne lule te gabuara,me shiun qe strukej ne fustanet e mia,me dallget qe lindin ne det e vdisnin ne toke...

Ajo turme ka te drejte...

 

Lereni te qendise ne rrashten time,gjembat me te eger..Ndoshta nje dite nga bark i tyre mund te zgjohen gonxhet.

Lereni te rrapatoset e nga thembrat gjak tju dale,dashnore te me bejne,ndoshta nje dite edhe dashnorja nene do thirret...

Lereni te me harroje, sic harrohet nje pallto,gushtit varur jashte.

Lereni te me shkelmoje,te me meket dhimbja ,rene nga syte e prere ne zemer...

 

Faleni turmen time...

Eshte turme pa kuaj...

...nuk mund te shkoje larg...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora