Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël me poezi nga Xhevahir Cirongu

| E enjte, 29.12.2011, 02:22 PM |


Xhevahir Cirongu

 

 

Një çast takimi….

 

Spiranca e fjalëve  supeve  është hedhur

Si gjethet e vjeshtës ato rrugës ngelur,

Në qiellin e kaltër, dashuritë  derdhur

Fushës  shpirtërore farë lulesh  mbjellur.

 

Mbi qerpikë të syve, vesa kishte rënë

Dashuri  e shpirtit, puthur bashkë me hënë,

Sa dhe rrjedhë e fjalës,  ka edhe  rrënjë

Si një pemë magjike, ajo quhet  Nënë!

 

Ndal një çast takimi, nënë e bijë qafuar

Mbesat shikim tretur, mbi qerpik- krua,

Asia edhe Sara, këtë emër kanë

Si kokrrat e rrushit, puthjet ato lanë.

 

Gjyshin edhe gjyshen ato përqafuanë

Në dorë  të vogëla, zjarr i dhimbjes shuar,

Ti moj kullë e Pizës, mos rri e trishtuar

Dashuri e zemrës në fole  rri  zgjuar!...

 

 

Muzgjeve  të mbrëmjeve....

 

Zgjata  krahët drejt folezës aty në degë

Dhe zogjtë sqepverdhë i preka me dorë,

Nën  dritën e hënës poshtë atij plepi,

Zogjtë  dhe hëna, puthjet  e të  dshuruarëve

kanë  numëruarë....

 

Rrezet e argjenda të diellit në perëndim

Muzgjeve të mbrëmjeve,përhumbën në shtegëtim;

Tufa zogjësh nëpër degët e plepit,dëgjon kumbim

Nën zhurmën e gëzimeve, dashuritë marrin fluturim.

 

Pemët në kopshte shkundin gjethet e verdha

Cicërimat e zogjëve në fole më nuk i dëgjon,

Dhe unë e ndjej dhimbjen porsi vjeshta

Folezat e zbrazura i tremben errësirës nga vdekja!

 

 Shtegëtojnë zogjtë nëpër kontinente

Ata do kthehen tek plepi përsëri,

Nën dritën e hënës pranverore

Tek kënga e jetës do derdhin dashuri.

 

Dhe vjeshta gri të ngjall trishtim

Foletë e dallëndysheve i mbuloi heshtja,

Në vend të shpendëve , në qiell ka re

Bashkë me gjethet e verdha dhe unë ecja….

 

 

Poet i pathyeshëm

(Poetit  , Xhevahir  Spahiu)

 

Zhurmon Osumi  nga ujërat nëpër luginë

Dhe valët e bardha i ndal atje mbi shkëmb,

Vargu i poetit  zgjuar  rri  tek  unë

Pse s’flet  poeti? Ah! Nga ky çast gjoksi po më dhemb!....

 

Si kreshtat e maleve në vargje ai qëndron

Nëpër  fletëza  guri të bardha i shkroi,

Kaltërsitë  tomorriane, pastaj në to mbolli

Nga ky çast, vargu i shkruar dhimbjen i ndali.

 

Mbrëmjes  plot vezullime dritash adriatikase

Aty buzë detit takohem me poetin,

Nga syri gjysëmhënë  rrjedhin pika vese

Tunjatjeta do ti them Xhevahir Spahiut

me  qindra  mëngjeseve……

S’ndahem dot nga poeti, vargu aty qëndroi

Pavdekësinë e fjalës  me rima e shkroi,

Ah,kjo plagë e dhimbjes, ç’bën aty ti?

Me vesë të mëngjeseve , lagi ata sy!

 

Dhe ti i jep  dritë, si gurë meteori

Poet i pa thyeshëm, si një shkëmb tomorri;

Fjalët  poetike në libra i mbolli

Perëndeshë e dijes që nga aty doli.

 

Për ‘’Baba Tomorrin’’ varg  thuri Çajupi

Dhe poet  Xhevua i thotë’’Luan i shtrirë’’,

Si  gurë  xehori,  vargu  vetëtimë

Historitë e shqipes, në djep aty rrinë.

 

 

Nostalgjia e pikave të shiut

 

Pikat e shihut trokasin nëpër dritare

Ç’është kështu?Jashtë ka rënë heshtje vrastare;

Dëgjohen tik-tak në xhama,shi,shi,shi,......

Në qiellin gri duket sikur s’do ketë pafundësi....!

 

Dielli fshehur qëndron në qiellin mes reve

Si shtëllunga pambuku kapriço të bardha ,të zeza,

Pikat e shihut rrëshqasin si sumbulla loti në dritare

Pastaj, në ato pika derdhen vetëm brenga.

 

Befas pas xhamit shfaqet një komedi

Trokitjet  në xham   më si dëgjon,

Natyrë e qetë, e gjelbëra shpirtin ta ngroh

Nostalgjinë e pikave të shihut pastaj përjeton.

Durrës,data ,17 Maj 2011

 

 

Leskova ime

 

Fshatit tim të lindjes

 

Gurët e vendlindjes në trup më janë mbjellë

Nga thërmiat e tyre trupi im ndërtuarë,

Në vena  shpërndarë  gjithë  damarë

Gjaku brënda tyre  derdhet  si  ujvarë.

 

Vrapon mallëngjimi për tek ty vendlindje

Si zogjtë shtegtarë nëpër kontinente,

Pranë  krojeve të fshatit  ëndrra ime fle

Kur vimë aty,si bisku i barit të dy përqafohemi ne !

 

Tek ty më treten vitet si gurë meteori

Aroma e luleve  buqetë me ujë të kristaltë lajthie,

Mbi baltën tënde gëzimet thithën pika loti

Unë  largohem,por rrënjët lash aty Leskova ime.

 

Mbi kreshtën e malit dielli derdh rreze të artë

Vesën e mëngjesit thanë fushës së Myzeqes e Elbasan,

Të heshtura shtëpitë vështrojnë Tomorrin plakë

Guri i vendlindjes nën jastëk fshehur mallin mban.

            

Durrës, 26 Maj 2011.