E premte, 26.04.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Aurora & Hazret Mulgeci: Dialog Poetik - S'mundem

E merkure, 28.12.2011, 12:07 PM


?S'mundem?

[Dialog Poetik.?''AURORA'' & Hazret Mulgeci]

 

 

''AURORA''

Rend pas arratisjes   

Mijëra bote degdisur

 

Të shtirem mè nuk mundem
Nën lekura të tjera kapardisur...

Me lodhi jeta teper e tani s'mundem dot
inkuizitor të bëhem,ndjenjat e pa faj ti dhunoj.

Dhe pashe se si èndrrat pa fryme më ranë në hon
E duart e botes tinzare kur e grisen dhe te fundmin lot.

Ku je ëndrra ime,që frymes nektarin i dhè 
E djepit me yje kurore ''jam muza jote'' ne vesh i the..

Pëshperitjet e maskave pentagram funeber qe klith.
E une revanin e mora perndjekur nga mekati i lig.
Nuk di pse perendimet kaq vrarë me janë.
E endrra ngopur me pelin pse kaq fort sot po qan?


Dhe s'di pse netet klithin nen shenjteri murgeshash
sikunder s'di pse thyhem nen kujtime kthetrash?

Dhe them udhen te marr,ikjes te degdisem
Dhe pse kujtimi i ngrate me mban peng arratisjen.
Nuk e di ,a me pret,mendimet ku i ngrys
A e sjell nder mend Hènèn që large e ke nga syte?

Me dehu goja jote ,e puthja zjarr qe djeg
I kam te fresketa ledhat që trupin dehën krejt.

Do doja nje kupe verë ta pinim tani tok.
E neper Hènè t'gjezdisnim,shpinen kthyer cinikes bote.

Por nuk e di,ku je mesnatës keq i druhem
Më josh nga larg zëri yt,po tingujt sa vijnë dhe shuhen.
Se vallë,a je ti i vetem pa gishta nëper trup
A i do ti puthjet që vijne sot nga unë?


H.M
Unë mundem të të pres krahehapur
Të largohemi nga kjo botë mjerane plot
Ti je gjysma e qënjes sime pjesore
Që tjeter kush s'e mbush dot.

Ne jemi në një botë derivate të vuajtjeve Të paskajshme,

që jeta me festën e saj na ofron. 

Me shpirte të nendheshëm kyçur 

Që vetem loti i dhimbjeve na viziton.


Të iki dua edhe unë nga 

Kjo zbrazeti pa limit

 Që dhe ëndrrat imcake

 I pret pa meshirë ,i venit...

Do doja dhe unë një kupe verë 
dsolli te ngrenim per arratine 

Të të puth si s'te kam puthur kurre me parë. 

Të palosem mbi trupin tend te ngrire. 

''AURORA''
A me premton ti,vallë, 

I bukuri im kujtim, 

Të ngrohesh kete trup të mermerte 

Të rilindsesh kete te vdekur shpirt?!

Se kjo e liga botë do me ndjeke gjër në varr
A mundesh dot, o ëngjell ta gremisesh në djall?
E puthjet mort per vdekje t'i sjellesh ti në jete,
E pasionin flakadan ta ndezesh trupit të shkrete?


A mundesh të më duash si qielli yjet adhuron?
A mundesh ate kupe vere ta pish e tè harrosh?


H.M
Mundem! Duhet ta bëj patjeter
Short te dytë mundet te mos kem më,
Nuk dua të mbetem per ty veç kujtim
se as dheu i tokes pastaj nuk me lë.

Për të ligat ,dhimbjet,trishtimin
Për t'keqijat e shumta t'kesaj bote 
Ka vetëm nje ''thember Akili'' 
Ku si shigjete përdoret dashuria jote.

Unë do të dua me shume se qielli yjet do,
Shpirtin tend e pij ne kupen e veres
Ti nuk erdhe te une rastesisht
Erdhe per te rilindur ne krahet e jetes.


''AURORA''
Më tret,me trisht,me shpon si shigjete,

Gjithe betimi qe thua pa frike.
Por më,o shpirt,s'mund te besoj
Meteoreve qe vetem naten bejne drite.

Më shpirtin e ligur sa shume do doja
Më ty t'kaloja të bruztat netë.
Kupat te thyheshin epshit te harlisur
Të dehur në pasion perjetë.

Pastaj lëndinave t'blerta të perrallës 

ta ngrija vrik kështjellen e ëndrres 

dalldisur té shtrihesha trupit te ujëvares 

në krahët e tu ,t'ia merrja kënges..

Por ëndrrat symbullur ngaher' perjetohen 

E pasionet vullkan, pa meshire kryqezohen

 Ti e uné kemi lindur ekstremeve të jetës

 E gjithmonë do t'mbesim kurbane të së vertetës.

Nuk na kane hije premtimet e marra 

As perbetime në të shenjtin altar 

Unë-flutur brënda dhimbjes sime 

E Ti i pari e i fundmi IDEAL...

 

© ''AURORA'' & Hazret Mulgeci 

[Qèrshor 2011]


____________
"Hotel Trishtimi"

Dialog Poetik?H.Mulgeci & ''AURORA''

 

H.M

Sonte më zuri nata përjashta
Një stuhi e ftohte yjet në qiell ka zhdukur
Shiu i rendë akull ajsbergu
Thika dhimbje,thellë në shpirte më ka futur

Me duhet një streh,më duhet një pëllëmbë vend
Të palos trupin tim,flet e pa shkruar romani.
Me duhet nje shtrat ,nje vatërku te leshoj
Shpirtin tim,rrethuar me rrjet te shqyer peshkatari

Sonte më zuri nata perjashta
Në një vend më duhet të fle,se di se ku.
Shtrëngoj pak frym në gjoksin tim të zhveshur
Nise të vrapoj drejt një hoteli kuturu.

Në recepsion qëndronte vetmia,që më jep
Çelsat per te hapur nje porte të pa qënë.
Ne "Hotel Trishtimi" sonte do të kaloj naten
Rrethuar me mure heshtje,syte do t'me flenë.

Vitet mund të ikin me nxitimin e një kali të trembur
E shumë vite të shkelen më patkoj harrimi
Por ka caste që nuk shuhen në jetë
Sic ishte nata e kaluar në "Hotel Trishtimi"

 

 

 

''AURORA''

·                                 ....dhe uné,shpirti im 
si ty po ndjehem sonte,
me shpojné thika vetmije
lendohen plage-mortet.

Bashké me pritjen shterpe
ne palcé me hyn ky shi,
midis yjesh te shuar
vrapoj marrise te te gjej Ty.


Dhe,ja ku je harruar
pikellimit flu,mbremesor,
me pallto kujtimesh ronitur,
ku era te sulmon ngado...


Dhe Fari venitur baticave
tradhetine kete nate te ofroi
limani i éndrres jetime
me vela te grisura t'mbuloi.


Dhe une kerkoj marrezise
nje zjarr ku shpirtin te ngrohesh,
ninullèn e bere elegji,
ne balade mbetur prej kohesh.


Ne mundsha te vras vetmine shterpe,
e perralles t'i kthej pafajesine
serisht anijen do nis
drejt endrrès perndezur ne agim.


Te mundja,ajzbergét ne terr,
t'i shkrija me lote-pervelim
e trupin goditur ortekut t'pabese
ta ngrohja me frymen e shpirtit tim.


Ta thoja perrallen ku mbeti,
si drite xixellonje fshehur me pahir
t'palosja kapitullin e endrres
atje ku u gris pa meshire....
Dhe ti po mardh...

Mes guackave qe perlat iu vodhen,
atje mes limanesh heshtur si qyqaré,
kerkon pakez flake mes hireve te braktisura
kerkon zerin tim ne kete vetmi te marré....

''Streha e shpreses'' te jem per ty,
kesaj nate ku persillen imazhet e shprishura
miturisht,plot endje te t'perkund
djepthit ku te puthesh,enderrzat e krisura.........


Te harrosh kete nate
çnderuar ligesise
dhe te praptin fat
qe lotit te josh tinezisht....

Se legjende urbane 

èshte ''Hotel Trishtimi''
e nuk mund te helmoje,
shpirtin e nje trimi....

______________________________

 Krahë prerë 


Unë dot nuk nisem,drejt reve të fluturoj
Mbeta krahe këputur ,për dhe i shtrirë.
Dot hapësiren e qiejve nuk e pushtoj
E të hedh hapa në tokë e kam të vështirë.

E pa mundur ta largoj lotin që syrin tim ma vërbon
Të shkëputem nga kjo furrë dhimbje,që me djeg në gji.
Me janë prer krahët ,zë dhimbjen a ma dëgjon
Që del nga i imëti shpirt,e përhapet në gjithësi.


Kur krahët mi gjymtuan ,e të fluturoj ëngjëllin nuk e lan
Gëzuan djajtë ,në feste filluan të përpëliten.
Por unë nuk dorëzohem, me të vetmin shpirt që kam,
Në mos mundesha të fluturoj,mësuar kam të zvarritem.


© ?Hazret Mulgeci ?

 

 

____________________________

Të vetmen letër 


Po të shkruaj te vetmen letër
Ku do të them gjithçka që ndjej për ty.
Në këtë largësi nuk ka mënyr tjetër
Për të të shprehur një dashuri.

Po të shkruaj një letër
Në vargje skalitur pikëllim.
Ti nuk di të falësh dashuri
Por fal trishtim,pa përtim.

Nuk kam ditur të flas bukur
As të shkruaj tashmë nuk di
Se ndjenjat më janë bëre erë e perçar
Ti duhet ti kuptosh gjithsesi.

Unë pak do të shkruaj.
Këto fjalè mos i harro!
''Në këtë botë veç Ai ka jetuar,
Ai që me zemër dashuro.

Unë të dua,dhe 
Jeta ime të dedikohet vetëm ty
Edhe pse ti s'je mè me mua
Asgjë s'e shuan këtè dashuri''.

Kaq unë po të them.
Ti po deshe fjalet e mia çoj per dreq.
Por të kesh një zemër pa dashuri 
Nuk ka në botë mallkim më të keq.



© ? Hazret Mulgeci ?

 

 

 

_______________________________

Vogëlushja ime 

(...kushtuar ty qe po e lexon tani)

Vogëlushja ime ,bukuri plot jetë 
Më jep buzën tënde ,butësi mëndafshi 
Ta endi mbi buzen time leht-lehtë 
Të bëhen buzët tona burim afshi.

E bukura ime,burim i lumturis 
Kam etje për puthje ,ma shuaj ti 
Me ujvarën tënde të dashuris 
Vogëlushja ime më puthë përsëri.

---------------------

 

?"Me mua nuk mund te biesh ne dashuri."

Siç ditet digjen ne flatrat e diellit
Siç iken vjeshta ne kete fund nentori.
Ashtu te lutem arratisu dhe ti
Nuk dua te jem nje pirat qe zemren ta mori

Nuk dua te jem nje lundertar qe ne
ndjenjat e tua te pafajshme te lundroj.
Une s'kam per te ndryshuar kurre
mbetem djaloshi qe s'dashuroj.

Prandaj udhe te mbar,vrapo siç 
era neper pemet e zhveshura vrapo.
me mua nuk mund te biesh ne dashuri
Nisu larg nga une shko jeto.


Mbi gjethet e vjeshtes hapat kur te hedhesh
mendo sikur poshte tyre te jem aty
Ti me shkel me kembet e tua
Me mua nuk mund te biesh ne dashuri.
....
©
? Haz??? M??g?ci? 

?Déjà_vu
Qan kjo vjeshtë trishtueshëm
Mbi dritaret e shpirtit vizaton lotë
Në xhama të plasaritur dhimbjesh
Në këtë të gjatin e te ziun motë.

I zhvesh pemët,turbullon gjethet
Era tinzare në shpirte e dehur
Zhduk një shenje zemre me iniciale
Që në një lis në park kishte mbetur.

Vajton kjo vjeshte pa pushim
Endrrat anonime me vello të zeze natë i ka shkrumbuar.
Inicialet brënda një zemre
Pluhuri i harreses i ka mbuluar.

Kjo stine duket sikur ka ardhe më përpara,
Pranveren me thonje e ka vrarë.
Ky acar po me ngrin qerpiket njomur lotesh
Dy iniciale më mbetën ''Déjà vu' (Diku i kam parë).
[ H.Mulgeci. 24.10.2011]



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora