E merkure, 24.04.2024, 12:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Dy skulpturat e Mal Myrtaj, në mesin e më të mirave

E merkure, 28.12.2011, 12:57 PM


DY SKULPTURAT E MAL MYRTAJ, NË MESIN E MË TË MIRAVE

 

BARDHË E MË SHUMË

( WEIß UND MEHR )

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Në qytetin Überlingen të Bodenses në Gjermani, ditë më parë „KLUBI INTERNACIONAL I BODENSES ( IBC ) hapi ekspozitën e skulpturave ne të cilën morrën pjesë të gjithë skulptorët e kësaj republike e më gjërë. Ekzpozita po mbahet në galerin e qytetit “Fauler Pelz“. Motoja e ekspozitës ishte; Bardhë e më shumë - ( weiß und mehr ). Lajmin për hapjen e kësaj ekspozite e dëgjova përmes një radio lokale- Radio 7- shtatë, nga Ravensburgu. U zgjova në mëngjesë mora makinën dhe vendosa që ta vizitojë hapjen e ekspozitës së skulpturave në Überlingen. Pasë 30 minutave arrita para galerisë ku ishte hapur ekspozita e skulpturave. Para se të ofrohesha derës së hyrjes në galeri, nga një rrugicë e vogël , vinte drejtë meje intelektuali, veprimtari, atdhetari e skulptori i njohur shqipëtarë jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, trojet etnike shqiptare e diasporë por edhe në Gjermani, z. Mal Myrtaj. U ofrua afër meje, shtriu dorën dhe u përshëndetëm vëllazërishtë, i shtrënguam duartë njëri tjetërit. Pranë skulptorit Mal Myrtaj, qëndronte një burrë me mustaqe të cilin nuk e njihja, e pranë tij një djalë e një vajzë . I nderuari, z. Ramiz, fillon Mal Myrtaj, ky është një shokë i imi nga Presheva, i cili jeton e vepron në Zvicër. Ky është kolegu dhe shoku im i punës, kur ne punonim si profesor në gjimnazin e Preshevës, quhet Aziz Rexhepi, me profesion është inxhinier i elektroteknikës, ky është djali i tij Emini, dhe vajza e tij Vildanja. Pasi përshëndetemi me z. Aziz, djalin dh e vajzën e tij , pran meje ishte profesori i Gjuhës Shqipe z. Azem Veliu. Shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse me zotin Aziz, i cili s’mund të përmbahej nga lotët. Eh.., z. Ramiz , kur më kujtohen ditët.., kur ne ushtronim detyrën e profesorit pranë gjimnazit të Preshevës, më vie të qajë. Ishte kohë e vështirë.., ishte kohë e keqe, sepse pushteti serbë ( i përkrahur edhe nga disa …, shqipfolës .., njerëz të shitur..,) bënte .., po çka nuk bënte; përgjonte intelektualët, dhe për një fjalë goje, jo që të largonin nga procesi edukativo- arësimor.., por edhe të dënonte me vite te tëra burgë. Ne i dëgjonim fjalët e inxhinier Azizit, ai i radhiste ngjarjet, sulmet, akuzat, shpifjet, etj, si fletët e një romani. Nga liqeni ngriheshin valët e ujit fryente nje flladë vjeshte, dhe ne dëgjonim me vëmendje rrëfimet e inxh. Azizit, dhe skulptorit Mal Myrtaj. Përsëri një përqafim vëllazëror, edhe një shtrëngim duarshë në mes tyre. Qe ,25 - vite nuk jemi takuar, qe 25- vite nuk kemi biseduar kurrë, në mes vete.., ah jetë e mallkuar.., ah shtetë i poshtër ishte ai, ah mërgim i hidhur.., por më në fundë e kupëtoi tërë BOTA se ç’farë shteti ishte Serbia ! Ndërhyri, Azemi, është koha të hyjmë në Galeri.., ia ktheva Po. Djali Emini dhe vajza Vildanja, ishin si dy lule të cilat lëshojnë aromë magjepse, nuk flisnin asgjë, por me rrespekt e vëmendje përcillnin bisedën që zhvillohej në mes babait dhe skulptorit Mal Myrtaj. Ngjitemi shkallëve drejtë katit të parë. Vildanja me një lëvizje hapash morri pallton tona dhe i vendosi në varrëse. Po thashë , ky rastë tregon për respektin dhe edukatën që posedon Vildanja. Hyjmë në galeri, kolona e vizitorëve nuk ndalej. Unë drejtohem drejtë një femre të moshuar e cila ciceronte, për rëndësin e ekspozitës dhe të skulpturave. Mua më shoqëronte djali i xha Azizit, Emini. Pas një përshëndetje me zonjën Maria, unë iu drejtova me pyetjen ? A është e lejuar ti bëjmë ca fotografi në Galeri ? ! Po.., si jo, dhe buzëqeshi. Pasi, Emini e fliste shumë mirë gjuhën gjermane, i thashë, pyete?.

Emini : Sa është numri i skulpturave në këtë ekspozitë ?

Klubi Internacional i Bodenses( IBC) : Po numëri i skulpturave është 91.

Emini. Si janë zhgjedhë.., dhe kushë i ka zgjedhë këto skulptura ?

Klubi Interrnational i Bodenses( IBC): Po për zgjedhjen e skulpturave më të mira, është zgjedhur një komision prej tre anëtarësh-ekspertë të kësaj lëmije. Ky komision prej tre anëtarësh( nga Frankfurti) ka bërë seleksionimin e skulpturave më të mira dhe ato sot ndodhen në galeri. Komisioni i zgjedhur, e ka të ndaluar publikimin e emrit deri në momentin kur të paraqitet pranë organizatorit (e në rastin konkret) pranë Klubit tonë International të Bodenses, IBC. Komisioni prej tre antarësh hynë në vendin ku janë të vendosura skulpturat (por pa emera autorësh), bënë vlerësimin e skulpturave më të mira. Po sot (qeshet..,) është interesant se në Klubin Interncional të Bodenses,(IBC), merrë pjesë edhe një skulptorë shqiptarë nga Kosova, me dy skulptura. Kjo ishte kënaqësi jo vetëm e imja ,por e të gjithë anëtarëve të klubit tonë (IBC); deklaron z.Marie . Kjo është një dëshmi e mirë se Kosova edhe përkundër luftës dhe kushteve të vështira për studime ne gjirin e saj ka koka të afta, pena të zgjuara intelektuale, të një kalibri të lartë. Mirëpo, sot këto kufij janë rrënuar kur bëhet fjalë për diçka artistike. Vetëdija e artistit ka filluar të mos njohë kufij ti kapërcej horizontet e pa shkelura që dikur ishin vetëm ëndrra premtuese. Prej shumë kritikëve botëror, madje edhe shqiptarë arti i skulpturës më nuk është figurativ apo ndonjë formë e pastër, ajo ka filluar të zëvendësoj hapësirën tonë të bëhet një formë kryesore në hapësirë. Po e përsëris se skulpturë është çdo gjë që ekziston si formë në hapësirë, mirëpo ajo tashmë nuk është e kufizuar, por e lirë mund të vendoset gjithkund. Skulptura sa është objektive në të njëjtën kohë është edhe subjektive, mirëpo e ndryshueshme.Sot, çdo skulptor kosovar është i lirë nuk është i kufizuar prej vendit të vet sikur që ishin dikur mjeshtrit e mëdhenj. Ndërhynë gazetari Ramiz Dërmaku, shumë pyetje janë bërë për skulpturën, por pak përgjigje? ! Pyetje bezdisëse me vite të tëra, si ,P.SH: Nga kemi ardh ne dhe ka po shkojmë ? Në fund do të fitojnë vetëm pyetjet. Përgjigjet do të mbesin vetëm një mister i mbështjellur me vello në kohë në ditët e sotme estetika mungon shumë. Ata dinë të flasin për estetikë, por nuk e praktikojnë. A ekziston tek ne në Kosovë, skulptura moderne? A ka vesh ndokush për skulpturën moderne? Përgjigjet Mal Myrtaj ; Për t’ia dhënë përgjigjen kësaj pyetje nuk është shumë vështirë sepse skulpturat tona ende janë të spërkatura nga pluhuri i tradicionales. Moderniteti mbetet i vetmuar dikund i humbur në hapësirë. Çka do të thotë moderne? Me shekuj të tërë modernia paraqitet si një mur ndares mes tradicionales . Ajo më shumë i përkushtohet formave të reja të cilat janë të thelluara në mendje dhe në bashkëkohore. Shumë skulptorë të mëdhenj botëror pa marr parasysh që shquheshin si modern në veprat e tyre jeton diçka tradicionale si P SH. në skulpturat e Henry Moores, Naum Gabo e shumë të tjerë ka përzierje mes tradicionales. Ndërkaq, veprat e skulptorit të famshëm kosovar (profesorit tim) Agim Çavdarbashës janë sublimate , skulpturale të formave primare të jetës. Përpunimi mjeshtëror i formës skulpturale ofron lexueshmërinë e poetikës dhe pulsimimin e boshteve strukturale të formës të sjellë në shenjë dhe simbol të pastër pamor tredimensional. Ky skulptor (tashmë i ndjerë) ishte pionier i skulpturës moderne. Nëse provojmë të bëjmë pyetje për skulpturën ne duhet prapë të kthehemi në kohë. Ku është fillimi i gjithçkaje? Zbrazëtira? Kaosi ? Gjithësia ? E shumë probleme të tjera.... Përgjigja mbetet në gjumë. Edhe unë fillon rrëfimin skulptori Mal Myrtaj, fillova ti përkushtohem marrjes me skulpturë edhe në diasporë. . Kuptohet se ndaj një emigranti, sidomos në fushën e artit, duke patur si kundërshtarë vetë skulptorët gjermanë, ishte më e lehtë që atij t’i mbylleshin shtigjet me qëllim moslejimin e ecjes së tij përpara sipasojë e futjes në tregun e gjermanë. Por në të njëjtën kohë, i vetëdijshëm që i kisha hyrë në këto kushte të pabarabarta rrugës së vështirë të artit, kisha më të fortë se ndërhyrjet dhe presionet, vullnetin dhe pasionin tim ndaj artit të skulpturës”, deklaron skulptori Mal Myrtaj.

Kjo periudhë mbijetese zgjati rreth dy vjet. Në nëntor të vitit 1998, televizioni regjional iSingenit i pat kushtuar një kronikë të zgjeruar hapjes së ekspozitës sime.. Monumentin në fjalë e patën zbuluar drejtuesit vendorë si organizatorë të kësaj ceremonie në qendër të qytetit. Kjo vepër shënoi edhe startimin tim të parë të fuqishëm. Megjithatë do të duhej të kalonte edhe një vit që emri i Mal Myrtajt, të zinte vendin që i takonte. Kjo ndodhi kur u prezantua me ekspozimin e parë vetjake të organizuar nga qyteti i Singenit në vitin 1999, ku merrte pjesë si i ftuar special në një ekspozitë kolektive

Kjo paraqet mundësi të afirmimit të vlerave të begata kulturore të krijuesëve shqiptar në diasporë, të cilët, përmes angazhimit të tyre krijues, forcojnë lidhjet e vendit nikoqir me atdheun, transmetojnë porosinë e tolerancës dhe synimin për tu bërë, me vlerat kulturore, pjesë e pandarë e realitetit evropian. Skulptori akademik Mal Myrtaj, është në vazhdimësi në këtë funksion dhe po ia del me sukses të forcoj komunikimin me gjuhën e artit, me artdashësit e këtij vendi mik të shqiptarëve.

 

Skulpturat e Mal Myrtajt janë realiste. Ato janë drithërimë shpirtërore me shprehje të lartë rrëfimore. Skulpturat e tij pa mëdyshje janë një arritje e lartë rezonuese të cilat e ngacmojnë shpirtin tonë dhe çdo vizitor ndahet i kënaqur me veprat-skulpturat e tij. Mal Myrtaj, i takon plejadës së vjetër të skulptorëve të Kosovës, dhe zë vend të spikatur në artet tona pamore. Puna e panderprerë dhe angazhimi i madh në lëmin e artit e ngrisin lartë emrin e tij, e me theks të veçantë në skulptur. Ky skulptor për punën e mirëfilltë që bëri, shumë herë u shpërblye me mirënjohje, diploma, kupa.., në Kosovë dhe diasporë.

Rrëfimi i tij në skulptur, pa mëdyshje është një bukuri e lartë artistike, që çdo vizitor magjepset me skulpturat e tij. Mal Myrtaj ka lindur në Pejë, dhe rrjedh prej një familje atdhetare. Shkollën fillore dhe ate të mesme (të arteve) i kreu në vendlindje - Pejë, ndërsa Akademin e Arteve Figurative - dega e skulpturës e kreu në klasën e profesor Agim Çavardëbasha në vitin 1978 në Prishtinë. Deri më tani ka organizuar disa ekspozita individuale në Kosovë e Diasporë. Në ekspozitat kolektive mori pjesë shumë herë dhe tregoi një talent të madhë me skulpturat e tij.

E veçanta e këtij skulptori është skulptura. Mal Myrtaj në skulpturat e tij (ne çdo vepër të ekspozuar) punon me një përkushtim të madh, dhe të gjitha kanë nga një porosi. Skulptori Mal Myrtaj është një analitik i fortë i skulpturës. Përmes skulpturave të tij ai na tregon dashurinë, përjetimet dhe shqetësimet e botës së mbrendshme artistike. Këto shqetësime e shtyejnë skulptorin që me tërë forcën e energjin t'i përkushtohet artit-skulpturës. Në shumë skulptura të tij shohim bukurin dhe estetikën e lartë dhe skulpurat e tij janë gdhendur me një mjeshtëri të madhe. Çdo gdhendje e tij është e analizuar me përkushtim, ky studjon çdo cep dhe asgjë nuk është monotone.

Skulptori Mal Myrtaj, pos gdhendjes rëndësi të madhe i kushton edhe formës. Prandaj, këto dy elemente baraspeshuese që i përdorë skulptori me një invencion të lartë në skulpturat e tij, e bëjnë veprën e fortë, të kuptueshme, tërheqëse dhe domethënëse. Skulptori Mal Myrtaj, në skulpturat e tij shprehet realisht me një emocionalitet shumë të lartë, prandaj skulpturat e tij nuk janë rastësi. Ato ishin, janë dhe do të jenë gjithmonë të vizituara, të kërkuara dhe tërheqëse për çdo vizitor.

Një vizitor gjerman për skulpturat e Mal Myrtajt, thotë; "ato janë poezi, muzikë e qet e shpirtit. Dhe, ato, gjithsesi janë bukuri e një estetike shumë të lartë të rrëfimit përmbajtësor". Mendoj se skulpturat e Mal Myrtajt e bëjnë që ky të jetë një emër i madh edhe tek artdashësit gjermanë. Në shumë skulptura të tij Myrtaj, na paraqet vuajtjet e popullit shqipëtar nga armiqtë e shumtë. Ky edhe përmes skulpturave të tij nuk harron ta shpreh mllefin, pezmin, dhunën dhe urrejtjen ndaj armikut tonë shekullor. Skulptori, Myrtaj në skulpturat e tij trajton tema aktuale dhe rëndësi të madhe i kushton çështjes kombëtare. Gjatë bredhjes nëpër këto tema aktuale për shoqërinë tonë bashkëkohore, shohim se në çdo skulptur të tij ai ndien dhembje për çështjen kombëtare dhe UÇK-ës. Skulpturat e tij të punuara me zellë e përkushtim të madhë të cilat i ruante me pedantëri, gjatë luftës së fundit regjimi kriminel serb ia vodhi ? Më ka kaluar më tepër se gjysma e jatës duke i gdhendur, punuar e ..., (ofshan thellë e syt i mbushën me lotë ) ato janë djegur .., apo qëndrojnë të mbyllura diku ne Serbi? Edhe ky intelektual si shumë të tjerë ishte i ndjekur e i përgjuar nga sigurimi serb, prandaj u detyrua të emigroj në Gjermani. Ardhja e tij në Singen të Gjermanisë ndikoi pozitivisht në unitetin dhe riorganizimin e mërgimtarëve tanë. Ky intelektual i denjë që nga ditët e para të vendosjes në Singen, ishte prijës dhe organizator i të gjitha aksioneve duke filluar nga ato humanitare, materiale, deri tek ato kombëtare. Duke e ditur rëndësin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë dhe duke i parë se si gjeneratat e reja po asimilohen, vite të tëra punoi si mësues ( falasë ) në Singen. Falë punës aktive ky intelektual, arriti t'i vëllazëroj dy komuna (Singenin-Gjermani dhe Pejën-Kosovë). Ky intelektual pos ekspozitave të shumta të mbajtura organizoi takime me mediat e shkruara dhe ato elektronike të cilat i informoi për gjendjen e rëndë në të cilën po kalonte populli shqiptar. Ishte pjesëmarrës aktiv në të gjitha kuizet e diturisë që mbaheshin në Gjermani.

Në dhomën e tij ruan me shumë pedantëri; shumë diploma, mirënjohje, kupa të fituara nga garat e diturisë. Mirënjohja më e mirë dhe më e dashur për mua padyshim do të mbetet kjo e fundit që mu dha nga Shoqata Humanitare "Agim Ramadani" me seli në Zvicër. Mendoj se koha do të tregojë ( punën, aktivitetet, sukseset e kontributin ) këtë veçanti të lartë dhe këtë punë vetmohuese që bëri skulptori Mal Myrtaj, në Kosovë e diasporë. Ky skulptor i mirëfilltë do të arrijë me sukses të plotë për t'na treguar drithërimën e lartë rezative deri në përsosshmërinë e lartë të tij.

 

Cili prej mergimtarëve do të mund tu ikte emocioneve për këtë dhuratë me aq përmbajtje dhe të pagëzuar “Loti i mërgimtarit”? Besoj asnjeri dhe as unë, që më shumë se dy dekada jetën në mërgim ma përcjell edhe loti. Mal Myrtaj, kësaj radhe merrte pjesë me dy skulptura . Vështroja skulpturat. Janë ato copa metali, guri apo druri që pasi kanë kaluar nëpër dorë të artistit e skulptorit Mal Myrtaj ,kanë marrë forma të ndryshme dhe kanë fituar përjetësinë e vet si vepra skulpture, ngase transmetojnë për ata që i shikojnë mesazhe të veçanta... Në këto skulptura pasqyrohej shpirti i vendlindjes, qëndresa e njeriut nga e cila shkëlqen burrëria, besa, trimëria ,etj. Ishte aty skulptura “Engjëlli”, “Nëna”, “Zogu”, “Guri i Kullës”, “I mbijetuari”, “Vallja arbëreshe”, “Puthja”, e kështu me radhë. U ndalëm te skulptura “Guri i kullës”. “Është gdhendur në një gur të sjellur nga Kosova” - na shpjegoi autori. Por më shumë skulptori flet me gjuhën e skulpturave, ngase ai arrin t‘i shpirtëzojë gjësendet e ngurta, të cilat më pastaj vetë komunikojnë me auditorin. Dualëm nga galeria dhe skulpori akademik, Mal Myrtaj, na ftoi për një drekë, hymë në PIZZERIA CABRI, Landaunes platz nr.2. Personeli i piceris ishte nga Italia, ndersa si kamarier shërbente një djalë i ri nga Peja-Kosova, z. Blerim Pangjaj.

Ramiz Dërmaku: Ju ne këtë ekspozitë merni pjesë me dy skuklptura, ju lutem na tregoni ilat janë to dhe çka simbolizojnë . ç’farë paraqesin ato ?

Mal Myrtaj: Po, të dy skulpturat e mia me të cilat edhe marrë pjesë në këtë ekspozitë janë të punuara pasë luftës në Kososvë . Në skulpturën e parë titulluar “Triumfi mbi Djallin“, të ndarë në dy pjesë , pjesa e parë tregon kohën kur nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë maltretoheshin, rraheshin, burgoseshin e vraheshin nga regjimi kriminel serbë. Aty hasim edhe kohën kur në Kosovë armiku ynë serbë dhunonte dhe helmonte nxënësit - set, shqiptarë, i rahte dhe i maltretonte duke ushtruar edhe fotrcën ndaj tyre. Skulptura ,tregon se si nga ajo dalin shkronjat të cilat janë të lidhura-kapura njëra me tjeren, shpërthen një ujëvarë , apo siq e quante autori Ujvara e shkronjave, nga e cila dilnin shkronjat e plumbit , siq dilnin fëmijët tane nga shkollat podrume. Kjo ujëvarë tani esimbolizon një jetë të lirë, një jetë të qetë.

I cili na dhuroi nga një pije të gjithëve. Skulptori Mal Myrtaj, shtroi një drekë për të gjithë, aty shkëmbym mendime të ndryshme, dhe kaluam qaste të lumtura. Por unë nuk mund të mos ju falenderohem z. Emin dhe z.Vildane për sjelljet dhe respektin që treguan si ndaj prindit ponjashtu edhe ndaj nesh.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora