E marte, 19.03.2024, 03:31 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Një bisedë e përmenduar me Zonjën Europë

E merkure, 28.12.2011, 12:05 PM


Një bisedë  e përmenduar me Zonjën Europë

 

Ekskluzive nga Fahri Xharra

 

Kur më thanë se  takimi me Zonjën Europë u mundësua, gati dola mendësh. Pak nga gëzimi e pak nga frika. Gëzimi ishte i pa përshkrueshëm,por edhe i frikëshëm. Ç`farë qëndrimi të mbaja?

Të flisja e të flisja duke u lavdëruar me të kaluarën tonë? Heshtja nuk më dukej e menqur. Çka të bëj?Nuk kisha këshilltarë,dhe vendosa të punojë në bazë të intuitës sime. A thua do të ia qëlloja?

 Zonja e rëndë Europë ,e kishta zënë vendin e saj. E bukur ,e skalitur  ,e menqur ,e pasur  ,plotë krenari.Për rreth saj i kishte të gjitha të bijat .

 Sipas rregullave dhe protokolit e kreva pranimin e shumëpritur dhe zura vend afër saj. E shikoja ,dhe e vrojtoja  ,ishte më e re se gjyshja e ime ,Por kishin dallim . Gjyshja ime , është shumë më e vjetër në moshë,jo aq vitale dhe  me fytyrën e saj tregon se ishte e vuajtur gjatë jetës së saj., kurse Zonja Europë me një lekurë të ngrehur natyrale ,me një trup shtatlartë dhe dhëmbët e bardhë  nuk jepte përshtypjen e së moshuarës.  Rrija shumë afër saj ; herë m`i lëshonte sytë mua ,e herë i shikonte  të bijat e saja..

 E dalloja  që të bijat ,edhe ato ishin më të reja se nëna ime. Por ishin në gjiun e nënës Europë.

 E nëna ime,  kur? E nëna ime kur do iu bashkangjitej atyre?Nga shikimi e kuptova se gjyshja ime ishte ,edhe pse e veshur me kule,ishte një e afërme shumë e afërt me Zonjën Europë. Pse ,gjyshja ime vishte kule ,çitjane? Pse gjyshja ime vishte dimi? Përngjahëshin ndër veti.

 I hapja sytë se sa mirë e dinte te kaluarën tonë .

-Teuta ishte mbretëresha e Ilirëve, e të parëve të mysafirit duke shikuar me sy nga unë ,iu tregonte të bijave. Çudi ,disa prej tyre e dinin e disa jo.!    Edhe Teutën ,edhe burrin e saj Agronin ,Zonja Europë e kishte për krenari . Pse? Nuk e dij. Me këte deshte të më thoshte diçka .Nga mosdija e ime , ajo e përfitoi  rastin që të iu kthjellon bijave të saja ,pjesë të historisë sonë. Memzi morra guxim që t`i them se e kishim edhe Pirron , e edhe Aleksandrin e Madh . Asnjë lëvizje në fytyrën e saj të rinuar ,nuk e vrejta ,mbasiqë u kyqa në bisedë.
Me këtë e kuptoja se ma jipte mundësinë . të flas. Ishte shumë e kënaqur ,që e njoh dhe e pranoj të kaluarën tonë. Në ndërkohë filluan pyetjet që m`i drejtuan të bijat e saja,dhe ajo pa një pa dy e nguti prokokollin ,dhe na thirri rreth tavolinës së madhe ,ku shërbehej çaji . Me këte ,mësa kuptova unë  ,deshti që të iu ikë ngacmimeve dhe bisedës  e cila kishte shenja jo
fort këndëshëm. E madhe, thash më vehte është  Zonja Europë.!

 Jo pse ajo nuk i dinte,por deshte të iu bënte  të dijtur disa nga bijave të saja ,gjërat që më qëllim apo jo ato i kishin “ harruar” ,kështu që më ipte vazhdimisht fjalën,

 Por ,unë nuk isha aq nevojshëm të flisja ,sa kërshërija më brente më  shumë të dija pse ajo nuk mi thot troq disa gjëra,  ajo nuk fliste më tepër që nuk fliste,dhe vazhdova të flas duke iu drejtur të gjith atij rrethi të respektuar:

 

        Mos e harroni  -thash, Shën Palin e Shën Jeronimin,ne shqiptarër ua sollëm këta të ndritur.Mos  e harroni as Skënderbeun,që në momentin më të veshtirë për Perëndimin ,iu doli përpara bishave aziatike,mos e harroni as Kopernikun që mësimet më të mira i muarr nga shqiptari,nga Gazulli. Po  ,Nënë Tereza ? Mos e harroni as Nënë Terezën që i ngrohë shpirtërat e të gjithë besimtarëve të botës.  Biseda filloi t`i nxeh  fytyrat e disave ,por Zonja Europë mbante qëndrimin e saj  prej Zonjeje ,e vetëdijshme ,shumë e vetëdijshme që donte të iu bëne të dijtur të gjitha të bijave se  ne shqiptarët i paraprinim Europës me shumë gjëra.

E kaluara e jonë shumëshekullore kishte lënë përshtypjen  te disa bija të nënës sonë Europë se na jemi po ata të kohës së Kongresit të Berlinit ,të pa ditur dhe të pa arsimuar,së paku unë e fitova përshtypjen  e tillë.
 Ra  heshtja. Ndiheshin vetëm hërpat e gojës së bijave të Europës që ngrehin çajin nga ato “takëme” porcellani. Pimje e çajit, por pa zhurmë dhe lëpimje të buzëve.

Gjithnjë më shkonte mendja se si do t`i përgjigjem pyetjes (nëse ajo do të më bëhej, e e kisha parandjenjën se po) ,pse e mohojmë të kaluarën tonë. Pse na e duam historinë tonë ,por pa heronj.?

Duke e ditur,se kokat e intelegjencës së zbehur që e mohojnë të kaluarën tonë po bëhën bukur si shumë , e kisha të vështirë të pritja ndonjë pyetje në lidhje me këtë dhe t`i dilja përballë me argumentet e mija. Europa na njeh. Bijat e saj edhe me shumë na njohin. “Është tmerrësisht zhgënjyese kur sheh se si, megjithëse roli çlirues i njeriut të ditur është kultivuar qysh prej kohëve të Sokratit e Platonit, në këtë vendin tonë, sheh një kategori që, megjithëse e quajnë veten intelektualë, punojnë me përkushtim të paparë “ (F.L.)për të mohuar gjithëçka që është shqiptare.

 

Në diplomaci,gjuha e trupit ,është gjuha më e përsosur e shprehjës së një mëndimi apo vërejtjeje që vjen nga i takuari me palën tjetër. Unë nuk e kisha të vështirë të lexoja gjuhën e trupit të motrave të nënës sime.,por e vështirë ishte vetëm se ato ishin shumë . Duhej të sjellja një përfundim “sa qil e mbyll sytë” ,në mënyrë që të isha  i gatshëm për përgjegjegje.

 

Njëra nga të bijat e Europës ma bëri me dije se e kemi Kalin e Trojës mbrenda.

 

 Ishin çaste të gjata të pritjës së ndonjë provokimi ,por e dija që nëna e madhe Europë nuk do të më lerë në baltë ,prandaj  e ndjeja veten më të sigurt. E kisha  ndjenjën se Nëna Europë  i njeh mirë pseudointelektualët tonë të fryer si kacagjela dhe që të lidhur më zhgënjimin e tyre të paditurisë e të interesit material të madh ,kalojnë në çmenduri të njeriut të shpellës duke mohuar çdo gjë të mirë të vetës sonë, dhe ashtu ishte.
Prap ,në kokë më sillej se mos ndoshta  nga ato bija tëEuropës që nuk lënë gurë pa rrotulluar që vetëm e vetëm ,nëna ime mos t`i bashkohehej këtij rrethi ,në mos më ngacmojnë edhe mua që të jem viktimë e ndonjë grackëje  dhe pastaj të rrahin gjoks para përkrahëseve tona : “ E shihni? S`keni me kënd të bisedoni.”

Por në kokën time e kisha  ngujuar se e tërë drama e pyetje-përgjegjeve është në stilin  e paraqitjes së mohuesve tanë, se ashtu pa dhimbje për të kaluarën tonë,t`i bie shqelm asaj duke e tjetërsuar vetën me dikend tjetër për shkak të një kaluareje të përbashkët, apo duke e mohuar identitetin e të parëve të mi. S`më hante palla,e dija gjeturinë time ,e njihja mirë se çka disa nga ato kërkonin,e dija mirë se shumë  më shumë dashamirës kisha se sa të atij lloji që më çdo kusht e donin kthimin tonë në “njerëz me bisht”, prandaj më dukej qëndrimi im im më i lehtë në at rreth.

 

 Habitej Zonja Europë me zërat e fundit të mendësve tanë që e donin shkapërderdhjen e kombit tonë,duke na sajuar si sajesa të pa qena. Habiteshin edhe bijat e saja që ishin për rreth  ,që ne të dilnim si komb shumëkombësh ,një përbindësh i ri i pa origjinë. Por kishte ca dridhje buzësh ironike dhe shikime të vëngërta nga rrethi i madh i rrethit të çajit.

 E dinin motrat tona për shpërnguljet e dhunëshme të qenjës shqiptare për Turqi? Sigurisht që po. Por frigohesha t a nisi  këtë temë ngase : “. Por të kthehemi tek tema. Nëse të koncipuarit dhe “spjegimi” i marrëveshjeve në fjalë qëllimisht  burojnë nga instikti islamofob e turkofob, nga mosnjohuria e ekolit dhe sfondit të çështjes shkencërisht,  nga binaret e trasuara nga shkollarët albanologë perendimorë/orientalistë, si dhe qasja sllaviste e katolikocentriste e qindvjeqarit të fundit në historigrafinë shqiptare, shtrohet pyetja, ku është huqja më e madhe, në vetë subjektin pretendues, respektivisht ku bazohemi kur themi se pretendimi që Marrëveshjet Turko-Jugosllave u bënë “për shpërnbuljen e shqiptarëve” është i pasaktë ?  (F.S) Do të më vërsulen disa nga motrat dhe do më thonë,se kur ju shkruani e mendoni kësilloji ,atëherë pse ne të ndërhyejmë. Ky është mëndim mohues. Europa nuk e do këtë mohim të vetvetës –thoja me vehte.

Ashtu rreth çajit e vëreja se nëna Europë m`i lexonte mëndimet dhe me një buzëqeshje të lehtë ,si tinëz i pranonte mendimet e mia. Por.....

....... e doja një thënje troç nga ana e saj dhe mendoja në vete:” Na thuaj troç,çka po të mundon,për çka s`po të pëlqejmë ? Fatkeqësia më e madhe kur nuk thuhet e vërteta. Thuaje haptas,se ke mjaft fuqi. Mos m`a thuaj vetëm me gjuhën e trupit. E ne ,të themi botërisht që edhe ne jemi pjesë e luftës kundër rrezikut të përbashkët që i kanosët perëndimit. Nuk jemi na ata ,të atillë  si po na paraqesin”



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora