Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ukshin Zajmi: Kur nuk mungon vullneti-suksesi është prezent

| E merkure, 28.12.2011, 12:00 PM |


Kur nuk mungon vullneti-suksesi është prezent

 

Teatri Profesionist i Gjilanit, për këtë sezon shfaqi premierën e katërt dhe filloi përgatitjen e dramës së radhës. “Mishi i gjuhes” një dramatizim i anekdotës së njohur në gjithë botën, i shkruar nga Leo Heska  i përkthyer nga Shkëlzen Berisha në regji të Jashar Shahiqit, fëmijëve ua dëshifroj këtë anegdotë, përmes aktorëve: Kenan Gurgurovci, Bukurije Kçiku, Gyner Halili, Rexhep Maloku dhe Mejreme Berisha.

 

Nga: Ukshin Zajmi

 

Një sulltan i gjithëfuqishëm në postin e tij, si në anën pushtetare e ashtu edhe në anën finansiare (Kenan Gurgurovci) ka vetëm një problem, se nuk është i martuar, dhe sipas ndjenjes së tij i mungon gruaja. Këtë dëshirë ia mundëson këshilltari apo shërbëtori i tij (Gyner Halili), duke ia siguruar një grua (Bukurije Kçiku). Jeta e tyre disa mujore si burrë e grua, sjell problem në dobësimin e gruas. Duke mos ditur shkakun e kësaj ecurie, sulltani dëshiron që edhe më tej t’ia plotëson kushtet gruas. Mirëpo këtë kërkesë ai nuk e din, andaj detyrohet që për këtë të kërkon ndihmë tek fqiu i varfër, gruaja e të cilit është e shëndoshë. Ardha e sulltanit të kjo familje (Rexhep Maloku e Mejreme Berisha) sikur e shqetson rehatinë e familjes, e cila, megjithë varfërinë jetën e ka në harmoni. Kërkesa e sulltanit për llojin e mishit, që ai, ia jep gruas për të pasur shëndet të mirë, të varfërit: burrë e grua, i mundon, andaj ata konsultohen se çka t’i propozojnë sulltanit, edhepse ata mishin as që e konsumojnë. Ata mendojnë se gruas se sulltanit i mungon harmonija dhe fjalët e mira në familje, andaj figurativisht sulltanit i propozojnë që gruas t’i jep mish të gjuhes, duke menduar se sulltani i gjithëfuqishëm do të kupton se me gruan duhet të fillon bisedën dhe krijimin e harmonisë në familje. Mirëpo, sulltani këtë propozim e merr drejtpërdrejtë, andaj fillon që gruas t’i jep mish gjuhe të të gjitha kafshëve e shpendëve të therrura. Por efekti sërish është i njejtë, gruaja nuk përmirësohet. Pas kësaj, sulltani vendos të dërgon gruan e tij tek varfanjaku dhe gruan e tij ta merr në pallat. Efekti këtu është evident, bile kur bëhet ndërrimi i sërishëm i grave, gruaja e sulltanit rrefuzon të shkon tek sulltani (ku ka të gjitha të mirat e botës), mirëpo, gruaja e varfër (Mejreme Berisha) e cila ka jetuar një kohë të sulltani e kupton se sulltani nuk e ka kuptuar prorosinë e mishit të gjuhes, andaj vendos që të merr burrin e vet (Rexhep Maloku) dhe të shkojnë së bashku të sulltani e t’i tregojnë kuptimin e “Mishit të gjuhes”. Pas shpjegimit dhe dorëzimit të doracakut të përrallave, sulltani për herë të parë ia shqipton drejtë emrin e gruas dhe në përsonalitetin e tij paraqiten shenjat e dashurisë dhe mirësjelljës, andaj ajo gëzohet dhe i hiqet ndjenja e vetmisë dhe mërzisë. Këtu edhe përfundon kjo shfaqje për fëmijë e trupës së Teatrit Profesionist të Gjilanit.

Ritmi i shfaqjes, më qëllim të kuptimit ishte i ngadalsuar, pos rasteve te dëshmisë së kalimit të kohës, andaj aktorët treguan qëndrimin e tyre e kjo u shpreh sidomos te Kenan Gurgurovci në rolin e sulltanit, i cili me sukses realizoi përsonazhin e një eprori stoik, agresiv në urdhëra dhe kërkesën për zbatimin e tyre por edhe në naivitetin e tij për kuptimin e metaforave. Gyner Halili u mishërua i tëri në rolin e këshilltarit apo shërbëtorit të sulltanit dhe realizoi një rol të jashtëzakonshëm duke harmonizuar levizjet, gjestet dhe qëndrimin, por pati disa lajthitje në tekst. Bukurije Kçiku u transformua me sukses nga një vashë e ngazllyer në një grua të dëshpruar. Pos kësaj ajo u dëshmua edhe në rolin e gëzimit e harmonisë sa ishte tek familja e varfër, por edhe në shprehjen e admirimit kur hetoi ndryshimin e sulltanit për të mirë. Rexhep Maloku e Mejreme Berisha paraqiten me sukses përsonazhet e antarëve të familjës së varfër me shprehjën e mençurisë së tyre, megjithë peshën e skamjes në jetën dhe sofrën e tyre.

Kontrastet e jetës luksoze dhe varfanjeke në të njejtën skenë i paraqiti me sukses me skenografinë funksionale Fitore Isufi, por që efektin e tyre e konkretizouan drita e Fatmir Halilit. Kjo u reflektua edhe me garderobën e Fitorës, e cila shkelqente tek sulltani dhe suita e tij dhe shprehte zymtinë tek familja varfanjake, të realizuara nga Bahrije Kurtalani. Efektet muzikore të Florim Gagicës me sukses u inkoporuan në shfaqje. Mehdi Hoti, Fehmi Hoti dhe Haki Aliu me mjeshtri realizuan skenën, e cila mund të përshtatet në të gjitha ambientet. Në realizim të tërësishëm të dramës ndikuan edhe rekuizitat e Suad Berishës dhe organizimi i Raif Hazirit.

Marrë në tërësi shfaqja ishte e suksesshme, andaj dominoi konstatimi se kur nuk mungon vullneti çdo gjë mund të përballohet, sepse regjisori Jashar Shahiqi, në një gjendje mjaft të vështrisë shëndetsore (me ndërhyrje kirurgjike kardiarologjike) udhëhoqi këtë trupë teatrale, e cila me ndihmen e regjisorit dhe njohurit profesionale dhe vullnet dhanë një kreacion sa artistik aq edhe edukativ, në kohen kur në Kosovë ende është prezent stresi nga kaosi i luftës dhe i tranzicionit si shtresimi i shoqërisë.