Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lek Mrijaj: Jezues Krishti

| E shtune, 24.12.2011, 01:58 PM |


J E Z U E S    K R I SH T I

 

Nga Lek Mrijaj

 

Sa kënaqesi n'ketë Kremte me dashuri

po e presim këtë natë të madhe per plotë bukuri

kremtojmë lindjen e Krishtit oh sa me gëzim

për Jezuesin mbret shelbuesin Zotin tim.

 

Ka ardhe ne kete bote për t'berë lutje e shumë mrekulli

për të ruajtur popullin e njerzimin me dashuri

vuajti dhe e ndoqi rrugën e të madhi Zot

ishte i biri tij për qiell e për tokë.

 

O Jezu Krisht, ne zemren time ndalu pusho,

njerzimin vullnet mirë kurre mos e harro!

Une ty te kerkova, kur me fali Zoti n'ketë jetë

me ty u bashkova shpëtom,mos me le me u tretë.

 

Ejani me shpejtësi o njerzimi im

Eni te lutemi bashkë e t'këndojmë me brohori.

ta Lavderojmë Jezu Krishtin me plot dashuri,

qe sonte kremtojmë lindjen e birit t'Zojës Mri.

 

Jezu Krisht o Zot, ti qofsh i bekuar,

kete dite te Shënjt jemi tue kremtuar

te gjithë tek ti t'bashkuar ne lutje kemi ardhë

per ta festuar lindjen tuaj me atë zemer te bardhë.

 

Zgjohuni o ju njerzë e ju mekatarë

po flini n'gjumin tuaj me qindra e shumë vjeqar

shikoje o Zot popullin dhe mbroje me dashuri

sidomos ata qe kanë nevojë për ty.

 

Nevojë për ty  Jezues ka njerzimi mbarë

unë lutem për ta dhe popullin tim Shqiptarë

ruaji nga e keqja jepju paqe dhe Bekim

shpetoj nga djalli i mallkuar dhe na jep Bashkim.

 

Sot është ditë e madhe për ne e Botën mbarë

me gëzim kremtojmë ne dhe  populli Shqiptar

të mos harrojmë kurrë Jezuesin Krishtin mbret

se ska shpetim Shqpëria pa Jezuesin e vertetë.