E enjte, 18.04.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Postmodernizmi dhe arti konceptual

E shtune, 24.12.2011, 01:57 PM


Postmodernizmi dhe arti konceptual

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Nga lashtësia janë shpalosur vepra të mrekullueshme arti, të pa harruara, të thelluara, dhe të shënuara në kohë. Veprat e bukura arti datojnë që nga pikturat në varret e egjiptianëve, deri tek dekoracionet e pallatit të Minoas. Pjesa më e madhe e artit të lashtësisë bëhej për qëllime ritualesh. Në shek katërmbëdhjetë,  ishte paksa më ndryshe, arti kufizohej nga kishat dhe godinat të tjera fetare-piktura shenjtorësh, apo histori të biblës. Dikush mund të pohon se ato pak piktura të pavarura për këndë krijoheshin?! Përgjigja më e saktë është kjo: Për individë të ndryshëm që po ashtu kishin tendencë fetare. Ndërsa, në kohën e impresionizmit konkretisht në shekullin nëntëmbëdhjetë natyra e qetë iu largua ngjashmërisë me realitetin, pasi artistët filluan të eksperimentojnë me të, për të shprehur ndjenjat e tyre. Impresionizmi, si lëvizje është frymëzuar nga një pikturë e piktorit të famshëm Claude Monet. Në këtë pikturë luhej me dritën, në ç’mënyrë? Drita shfaqej në pikturë në të gjithë ‘faqet’ e saj , përpiqej të paraqiste mënyrën se si ndryshonte ajo , pamje të ndryshme të saj , por të paraqitura në një pikturë. Estetika, përjetimi, ngacmimi, jetëgjatësia e artit rruhet thellë në folenë e impresionizmit. Mirëpo, çfarë ndodh tek Postmodernizmi, që njihet si art mjaftë revolucionar dhe në fakt postmodernizmi nuk qëndron pas modernizmit, apo kundër tij, ai gjendet i fshehur dhe brenda tij. Një shkrimtar apo piktor postmodernist ndodhet në pozicionin e një filozofi, dhe ngjyrat të cilat ai i gjuan në pëlhurë, apo tekstet të cilat i udhëheq shkrimtari, nuk udhëhiqen nga rregulla paraprake. Nga kjo na del se artisti apo shkrimtari punon pa përfillur rregulla dhe për të vendosur rregullat e asaj që do të krijohet. Veprat lindin më shpejt se rregullat, i tejkalojnë rregullat apo i paraprijnë ato. Postmodernistët nuk krijojnë realitet , por aluzione të konceptueshme që vështirë paraqiten. Termi “postmodernizëm” daton qysh në vitin 1926 dhe shfaqet qysh në vitet e 1870-ta, kur u pat përdorur nga artisti britanik John Watkins Chapman. Nëse flitet për artin tonë pamor apo letërsinë, të cilat marrëzisht, dhe maksimalisht janë zhytur në shabllone dhe rregulla, qëndrojnë në distancë shekullore ndaj postmodernizmit. Ndoshta , mund të ekzistojë një art postmodern, por njeri postmodern jo, sepse ende mbetet diçka nga ai primitive. Edhe pse shumë artistë tentojnë ta identifikojnë vetën përmes punës si postmodernistë, mungon ai mendimi filozofik i cili i hedh poshtë rregullat. Ose çfarë ndodh me artin konceptual?! A e praktikojmë ashtu si duhet praktikuar, apo jetojmë vetëm në iluzionin për ta kuptuar. Ky art u paraqit në vitet e ’60 dhe ka grupuar artistë të ardhur nga drejtime të ndryshme. Katerin Mile shkruan: “Arti konceptual nuk nënkupton reduktimin e veprës në një ide, por vetë idenë e artit, konceptin e artit”.  Arti konceptual përfshin metoda dhe forma të ndryshme artiske duke u nisur nga përformansa, instilacioni etj. Gjithnjë artistët të cilët zhyten në këtë art, janë në dijeni se vepra të cilën e krijojnë i nënshtrohet idesë ose filtrimit. Duhet të jetë e arsyeshme e plotësuar. Sol Lewitt shkruan: “Artisti nuk mund ta parafytyroj artin e tij. Ai nuk mund ta perceptojë atë përderisa ai nuk është plotësuar”. Plotësimi luan rol të madh ndaj perceptimit, sepse nëse nuk plotësohet nuk mund të perceptohet esenca. Shumë krijues konceptual tek ne në Kosovë, zhyten në ujërat e artit konceptual, duke mos njohur mirë rregullin: “Realizmin”. Të manipulosh me idenë, ose të eksperimentosh me konceptin, duhet ta kopjosh saktë objektivizmin në pëlhurë, të jesh maestro i realizmit të tij, e pastaj të fshihesh parapa perdes së konceptualizmit. Lehtë është të fshihesh, pa anashkaluar tek zanafilla, mirëpo, herë do kur defekti to jetë i gjallë si një llavë vullkanike!



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora