E marte, 19.03.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Pagëzimi me Abetaren Shqipe

E enjte, 22.12.2011, 07:22 PM


Luan Kalana

 

Pagëzimi me Abetaren Shqipe

 

Kërkoja një mbrëmje në errësirë si i verbëri,

ca plaçka ,relike malli shpirti, në kllazet,

Pa dashur zbulova nje qeskë ,një thesar,

gërsheta e prerë të vajzës, nje metro të gjatë ..

 

Shtanga , e përkedhela ,.. ishte qelibar,

kur ish e vogël,gërsheta i prekte në tokë,

si ne tezgjah ,një orë kur ia krehnim,

Pyesja ,.kërkoja,-Ku janë....te djalit baluket ?!..

 

Sa herë merrnim udhët e kurbetit,

në shkolla,ushtar,jashtë shtetit,

nëna vec amanetit, "Rrugë të mbarë ! ",

bashkë me lotët,. na puthte në ballë.

 

Kur ika  në marinë nëpër dete,

nëna më preu baluket  për mall,

e dinte ,do më qethnin zero ushtar,

deshte t'i mbante ,ti perkedhelte si ar.

 

Sa ishim të vegjël,në Korçë e Tiranë,

na i krihte  flokët spirale me honde ,

i lëpinte si çupkat,të rinin  të ngrira,,

gjersa beri motrat ,vajza me rradhë.

 

" Ritin " përsëriti me djalin ,me nipin,

Nëna e  perkedhelte,e mbante në gji,

e ëma  lante, veshte e ushqente,

nëna baluket me pështyme ia dredhte.

 

Nje ditë të bardhë djali kish ditëlindjen,

nëna na mblodhi me këngë   në valle,

si prfti preu nipit cullufet,i lagu me vaj misri,

tymin temjan të kandilit shkundte me ca fjalë.

 

Librin e Abetares ia kendoi mbi kokë,

e përqafoi ,e puthi në bjonde flokë,...

Kjo ishte ceromonia zyrtare e "fshehtë",

" Pagëzimi " i shenjte, i  djalit  me Abetaren.

 

Nëna mbajti peng për mall baluket,

mes fanellave të leshta  në sëndyqin e pajës,

me ere parfum nga lulet livando në vazo,

gjithnjë të freskëta,të lagura...nga lotët....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora