E marte, 19.03.2024, 06:27 AM (GMT)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Zëri i nipit

E enjte, 22.12.2011, 07:19 PM


Ali D. Jasiqi

 

ZËRI I NIPIT

 

- Gjyshe, gjyshe a do të flasësh me Agronin? - e pyeti Genti derisa ajo po qepte diçka me syzet e saj të trasha që i vareshin deri maje hunde.

- Me cilin Agron? - pyeti gjyshja.

- Me Agronin gjyshe, po me kë tjetër!?

- Si jo! - tha dhe u bë kureshtare të dijë se si mund të realizohej kjo nga shtëpia.

- Shumë më ka marrë malli t’ia dëgjoj zërin, t’ia shoh fytyrën. Ka kohë që ka shkuar në Amerikë... Si mund të bisedoj, kur nuk e ke thirrë në telefon?

- Eja këtu, ulu... - dhe i tregoi kompjuterin.

- Ku more dreq, mos luaj me plakën, mos u tall me mua.

- Nuk po tallem. Eja, bindu vetë.

- Eja këtu dhe shikoje fytyrën e Agronit, dhe pas pak do t’ia dëgjosh edhe zërin. Jo, gjyshe jo! Amerika tani nuk është aq larg si mendon ti. E kemi afër.

- Ku? - tha ajo me ton të butë.

- Në kompjuter, gjyshe. A nuk e ke ditur?

Gjyshja u zu ngushtë. Si t’i përgjigjej. Ajo e dinte se nipi kishte kohë që i humbte nga disa orë në ditë pranë kompjuterit, por kurrë nuk i kishte shkuar mendja se me atë do mund të këmbente fotografinë dhe zërin. Ajo e dinte se me telefon mund të bisedohej me kë të duash, pra edhe me Agronin, me të cilin kjo edhe kishte biseduar disa herë. Por telefoni është telefon dhe zëri mund të shkojë përmes telit edhe në fund të botës. Por tani çfarë lidhje kishte kompjuteri me postën. E aq e pamundur i dukej pohimi i nipit se aty do të mund të bisedonte dhe ta shihte edhe fotografinë e Agronit të vet të dashur.

Genti e rroku për krahu dhe e uli në tavolinën përballë kompjuterit.

- Rri këtu dhe tani do ta shohësh fotografinë e nipit, do ta shohësh duke biseduar me ty.

Genti preku tastierin e kompjuterit, për të cilat gjyshja as që kishte ide se për çka bëhej fjalë.

- Prit pak! - i tha.

Dalëngadalë fotografia e Agronit vinte dhe bëhej më e qartë.

- E pamundur! - tha gjyshja prej gëzimit.

- Vetë Agroni i gjyshes!

- Gjyshe, tash mund të flasësh gjerë e gjatë me Agronin...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora