E enjte, 18.04.2024, 04:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo Papingji: Ja pse me Eli Farën kam një bashkëpunim të gjatë

E enjte, 22.12.2011, 07:17 PM


Flet për “Telegraf”, poeti dhe krijuesi i poezive për këngët popullore dhe ato të lehta Jorgo Papingji

 

Ja pse me Eli Farën kam një bashkëpunim të gjatë

 

Nga Albert ZHOLI

 

“Me Eli Farën kam një bashkëpunim të gjatë. Kjo për shumë arsye, por kryesorja është se vokali i saj ka ëmbëlsinë e vargut tim. Kur jam në ditët e mia të mira shumë herë krijoj në mënyrë të pavarur përveç kërkesave dhe bëj poezi për këngë që i përshtaten këtij vokali’, kështu e nis intervistën e tij dhënë për gazetën “Telegraf”, poeti dhe krijuesi i poezive për këngët popullore dhe ato të lehta, Jorgo Papingji.

Cila është kënga e fundit që keni shkruar për Eli Farën?

Kohët e fundit kam qenë në shumë dasma, kam qenë në shumë ahengje i ftuar dhe dëshira më çoi të bëj një tekst kënge për vajzën që dashurohet dhe martohet. Pra një motiv kënge që zakonisht përshtatet me këngët tipike tiranase. Për disa ditë e bëra këngën dhe e pëlqeva. E ktheva disa herë dhe thashë me vete se nuk kam se çfarë t’i shtoj apo t’i heq më. Atëherë mendova se kujt mund t’ja jap. Mendja më shkoi tek Eli Fara. Ai tekst për atë vokal ishte shkruar. E marr në telefon dhe i them. Ajo e pranoi. Erdhi e mori tekstin dhe biseduam gjatë. Ramë dakord që të bashkëpunonte me Edi Balilin. Muzika e tij i shkonte për shtat këtij teksti.

Si u realizua kënga?

Biseduam të tre dhe dhamë ide të ndryshme për muzikën. Edi i dëgjoi me vëmendje sugjerimet tona. Ai bëri disa variante kënge, pra muzike, ku dhe ne dhamë mendimet tona. Pastaj filloi realizimi i klipit. Muzika ishte shumë e veçantë për këtë tekst. Edi punoi me shumë kujdes dhe doli një këngë e realizuar. Suksesi ishte i padiskutueshëm. Zëri i Elit po perfeksionohet kur mendohet se me moshën mund t’i bie ritmi apo fuqia zëri i saj bëhet më i pjekur më i sigurt.

Po klipi si mendoni a ishte në lartësinë e tekstit dhe muzikës?

Ishte një klip i thjeshtë, i pangarkuar, me shumë pak element, por mjaft shprehës. Ishte një kombinim i thjeshtë modest, por me shumë harmoni. Nuk parapëlqej mbingarkesat në klipe. I japin shumë artit falsitet. 

Po në eventin e “Kënga Magjike” a mori pjesë z.Papingji?

Sigurisht që mora. Kisha një bashkëpunim me këngëtarin shqiptaro-maqedonas, Deivis Xherahu.

Mund të na thoni paksa subjektin e kësaj kënge?

Kjo poezi kënge ka në thelb idenë e një ndarje dashurie. Pra dy të dashur që përfundojnë në ndarje. Janë momentet delikate të një dashurie. Vajza i drejtohet ish- të dashurit. Se kudo që të fluturosh, n.q.s kthen vështrimin pas përsëri do lëndohesh, do lotosh dhe tek dashuria jonë do gjesh ngrohtësinë.

Çfarë mesazhi ka ky tekst?

Ka një mesazh real për kohën. Dashuria është e brishtë. Është shumë delikate. Është shumë serioze. Me të nuk duhet të luhet. Kurrë. Dashuroni, por mos urreni dashurinë ky është mesazhi.

Teksti i këngës që këndon Eli Fara

Kush e ndezi dasmën o

Qaje qaje vajzërinë

Flokët bukur se ç’të rrinë

Mos e lag me lot shaminë

Se ma prish moj bukurinë

 

Ç’është kjo hënë e bukur

Që zbriti në valle

Djali porsi yll

E mori për fare

 

Hidhe vallen nuse

Më të lumtë këmba

 Me nazet e tua

Ç’na gëzove zemrat

 

Le të hidhet vallja

Le të ndizet kënga

 

Hoo hoo pa shiko ç’po na erdhën krushqit o

Hohooo pa shiko ç’na gëzuan vajzën o



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora