E marte, 19.03.2024, 05:27 AM (GMT)

Kulturë

Pilo Zyba: Nuk mund të ndodhte ndryshe

E merkure, 21.12.2011, 06:59 PM


NUK MUND TË NDODHTE NDRYSHE

 

Tregim

 

Nga Pilo Zyba

 

Nuk mund të ndodhte ndryshe! Gjatë gjithë orëve të ditës unë të mbaja në mëndje! Prania jote për mua ishte  e domosdoshme dhe gjatë qëndrimit, dhe gjatë ecjes…ne zakonisht ecim bashkë gjithnjë.Bisedojmë! Unë të kam në shtëpinë time të kujtesës, të ndjenjës.Ti shpesh rri ulur, por edhe në lëvizje, herë shfaqesh dhe herë fshihesh në dhomat e mia të mendimit e të shijes. Edhe kafen në lokalin përballë detit e pimë bashkë.Ti rri përballë meje, dhe të dy përballë detit.Kaltërsia e pafund e Egjeut është e thellë ashtu si bisedat tona të vazhdushme, e kaltër si vetë dëshirat që mbajmë në detin e shpirtit.Tej, thellë, larg, një tufë pulëbardhash vizatojnë në kartën e qiellit me penat – sqepa  poezi dashurie.Në lëvizje të bukura baleti me trupat dhe kraht e tyre në erë  krijojnë figura artistike të pa përsëritëshme.Ne shikojmë, pimë kafen dhe ëndërrojmë.

 

Njerzit me shikojnë gjithnjë në të njëjtën tryezë, me vështrim nga deti dhe më ngacmojnë:

 

“ E Pilo, prapë vetëm edhe sot? Nuk u gjet një njeri të të shoqërojë  në jetën tënde? Apo  jeton me frymëzimet e krijimit? Jeta nuk është vetëm krijimtari ”!

 

Unë buzëqesh, hesht, sepse buzëqeshja ime flet, fjalët e saj i kuptoj vetëm ti.Unë kurrë nuk jam vetëm, ne jemi gjithmonë bashkë, por ata nuk shohin përtej  dëshirave dhe dashurisë  time. Ti i dëgjon fjalët e tyre, dhe të pëlqen që nuk të shikojne, ti i dëgjon dhe  i sheh mirë.Pastaj ngrihesh, shkund flokët e gjatë, i dredh mbi supe dhe më kthehesh në shtojzavalle, pak ëndërr, pak e vërtetë, pak lazdrohesh dhe kërcen.Zhvishesh, dhe mua më mbulon turpi, ndonse e di shumë mirë që vetëm sytë e mi të shikojnë.Të therres:  - mos…mos..se vërtet nuk të shikojne ty, sepse je fshehur brënda ëndërrave të mia, por me shikojnë mua!

 

Ti heq rrobet, dhe derdh përpara detit bukurinë e trupit, deti mban frymën, dallgët vijnë në breg dhe qëndrojnë, harrojnë të kthehen nga kanë ardhur.Ti vrapon, vrapon, dhe futesh në detin e thellë të ndjenjave të mia, por dhe në atë të vërtetë që është pranë nesh.Nuk noton..por ecën në këmbë mbi sipërfaqen e ujit…Unë trëmbem, është dhjetor, bën ftohtë, por sot  dita është e bukur, dielli të ngatërrohet mbi flokët e dëndur dhe të artë, dhe harron të kthehet në shtëpinë e tij.Unë ngrihem dhe të thërras të kthehesh, zëri im ushton në thellësinë  dhe kupolën e madhe të qiellit si në kambanën e madhe të kishës së  Shën Sofisë, por ti qesh, ikën si një vegim i largët poetik.Pastaj hap krahët sikur do fluturosh, më përshëndet dhe në vend që të futesh në thellësi të ujit, fluturon larg, lart, më kthehesh në  engjëll.Unë kthehem te tavolina ime dhe gjej aty  rrobet e tua, aromën e trupit tënd, përplasjen dhe fëshfërimën që lëshojnë petalet e buzëve të tua të brishta…I mbledh  pjesët e betejës sime, kthej filxhanin e kafes dhe largohem, largohem nga bregu i detit për të vajtur në bregun e këngës sime, poezisë.Motivet që marr nga takimi me ty me japin frymëzim, dhe detaje poetike për të mbushur arat e artit me lulet e mia poetike…por që kanë emrin tënd, bukurinë tënde, dhe zërin e bukur që del nga kraharori  jot…

 

 

 

***

 

Nëpër letra rrjedhin  këngët e mia, dashuritë  dhe mbresat nga takimi me ty…një, dy, pesë e me radhë. Poezitë jam mësuar ti  kreh, ti kreh ashtu si krihet një vajzë e bukur përpara pasqyrës kur bëhet gati për takimin e mbrëmjes me të dashurin.Poezinë e dua të bukur e të brishte, të ketë aromat dhe bukuritë e tua. Dhe si gjithnjë orët rrjedhin si burimi  i vogël në rrënjën e rrapit në fashatin ku kam lindur.Rrapi tund degët e gjata  dhe fëshfërin pranverë poetike dhe frymëzime të reja.Përkundem në ëndërra dhe me vjen për gjumë..për një gjumë të ëmbël nauritës…si  këngët që  krijoj për ty, me zërin dhe oshëtimen e saj i reciton Merita Smaja e më pas Drande Xhai.Zëri i tyre është i ëmbël, nanuritës, si përrallat në gojën e gjyses sime të ndjerë.Udhëtoj, jetoj dhe lumturohem në një botë tjetër që vetëm artisti e ka pronë të vetën.Lëshoj penën nga duart,  pronën time të vetme në botë, dhe mbështes kokën në tryezën e punës.Ndërkohë, dëgjoj trokitje në xham, dritarja hapet dhe  bashkë me dritën e hënës dhe flladin e freskët hyn ti. Je e mbuluar e gjitha me dritë, sytë ngjajne me dy fenerë të ndezur që lëkunden lehtë brënda gropës së bukur të syve. Në buzë ke marrë valët dhe shushurimën e tyre, ndëra mbi trupin e zhveshur ke hedhur dritën e bukur të hënës, dhe qirinjtë e mekur të yjeve.Me ngjet se yjet kanë qënë diej  dritëshumë, por nga bukuria jote u mekën, u tretën e u kthyen në qirinj nga meraku i thellë i dashurisë për ty. Vjen më merr për dore dhe më pëshpërit:

 

“ Çou, i dashur, të ka zënë gjumi në tryezë”!

 

Më heq rrobet dhe më shtrin në mbretërinë e pa fund të kevatit. Pastaj më dhuron puthje të njëpasnjëshme, për të më zgjuar nga ëndërrimet dhe për të kuptuar se ke ardhur vërtet. Hija e trupit derdhet nëpër mure dhe më kthehet  e me bëhet se jetoj në një botë të pa përsëritëshme përrallore. Harroj, humbas, iki nga realiteti dhe futem në një botë marramëndëse ku shija dhe ndjenja mbretëron mbi gjithçka.Më lindin dëshira të çuditëshme, rrëmbej me buzë fenerët e syve dhe ta fik dritën e vështrimit për të të zgjuar dritën e ndjenjës.Të puth thellë, thellë, thellë  burimet e kraharorit , dhe ti pëshpërit …oshëtimat e  këtyre bëlbëzimeve mbushin dhomën e vogël, përplasen nëpër mure dhe nuk dinë nga të dalin…më oshëtijnë në vesh:

 

“Mos ndalo, i dashur, pije të gjithë burimin e gëzimeve të mia, të gjithë..të gjithë! Mos lërë asnjë pikë për nesër, e nesërmja mund të mos jetë e jona! Edhe me poshtë, edhe me lart, trëndafilët e puthjeve i dua në të gjithë trupin, në të gjithë trupin! Dhe nesër do dal përpara botës lakuriq..pa rroba, që të shikojnë të gjithë trupin tim të kthyer në një puthje, apo flamur me mijra puthje, që valvitet rrugëve që gumëzhijnë nga kalimtarët. Dua kudo shenjat e tua, ndjenjat e tua, që nesër të hedhësh në poezitë e tua të vërtetat që ke puthur dhe prekur, dhe jo ëndërrat.Ëndërrat janë të bukura, por mbeten apstrakte, të pa prekshme, të virgjëra.Unë nuk dua të jem poezi e virgjer, por grua, nënë, nga ku lindin dëshirat, nga ku lind jeta dhe e ardhmja”!

 

Dhe unë i bindur dhe i shtyrë nga dëshira të pa përcaktuara që më pushtojnë, harroj veten dhe luftoj të të lumturoj ty, dhe nën dihamat tona, nën rrahjet e zemrave biem në botën dhe qetësinë e shpirtit.Mbretëria e bukurisë pushtohet, dhe prehemi të qetë në krahët e përkundjeve të ndjenjave  dhe kërkimit të një  lundrimi tjetër më të thellë në oqeanin e botës së bukur dhe të lumturisë shpirtërore.Lundrimi ynë nuk paska të ngopur, e dashur!

 

Hëna ikën nga dritarja, e zverdhur ne fytyrë si një ftua i madh.Humbet thellë mes qiellit dhe tokës, në dallgët e detit që oshëtijnë dhe e thërrasin.Koncert i bukur i natyrës, fryn fllad, dhe tund perdet e mëndafshta të dritares. Larg, shumë larg duket një vegim drite.Ti ngrihesh! Trupi të është mbushur me puthje, si trëndafilë të kuq të mbjellë kudo.Dy trëndafilë të mëdhej në kraharor dhe një tjetër në fund të ballit të barkut ngjajnë më të lulëzuar, më të çelur, më të hapur nga ngrohtësia e buzëve të mia.Më puth, dhe më pas sikur ke frikë nga drita, rrëmben perden e hollë dhe e hedh mbi trupin e brishtë dhe të bukur, kapërcen pragun e dritares dhe fluturon drejt agimit si një engjëll  i mbuluar me bukurinë dhe shijen e vetë jetës…tretesh në fundin e horizontit, duke më hapur mua me dhjetra horizonte në shpirt, në ndjenjë dhe në art. Unë hap krahët, dhe kuptoj se e kam pranë meje  dhe frymëzimin, dhe gëzimin, dhe vetë lumturinë.Nga shpirti më buron një rrëkezë këngë, që notat i ka të ëmbla, dhe fjalët të mjaltëzuara nga buzët e tua…E dija që një ditë do vije..por kjo ardhje e pa pritur ishte më e bukur…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora