E marte, 19.03.2024, 11:04 AM (GMT)

Kulturë

Vjollca Tytyni: Vilhelme Vranari sjell për lexuesit e vegjël “Harry Potter-in, shqiptar”

E merkure, 21.12.2011, 07:54 PM


Vilhelme Vranari (Haxhiraj), përmes Shtëpisë Botuese “Nacional” sjellin për lexuesit e vegjël

“Harry Potter-in, shqiptarë”

 

Me një cilësi dhe vlerë të lartë teknike dhe teknologjike, Shtëpia Botuese “Nacional”, me traditë në serinë e botimeve, kësaj radhe vjen me ciklin e dytë të botimeve të librave për fëmijë të shkrimtares vlonjate, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Përrallat e Vendit Blu me titull “Gjiganti dhe Gjugji”.

 

Nga Vjollca TYTYNI

 

Muajin dhjetor, në mënyrë të qëllimishme e pata lënë si muaj që do t’i përkushtohem thellësisht letërsisë Vilhelmiane. Ndonëse, e kisha nisur muaj më parë thellimin “studimor” , duke kërkuar kështu edhe nga publikimet e shumta që janë bërë nëpër gazeta dhe linqe të ndryshme në internet, për të forcuar gjithnjë e më tepër dëshirën dhe pasionin tim, që ta njoh sa më shumë veprimtarinë krijuese dhe letrare të Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Kështu, i vura vetes  obligim moral dhe shpirtëror që të lexoja gjithë krijimtarinë letrare prej rreth 30-sosh, duke e konsideruar kështu si një dhuratë të bukur për vitin 2011.

Duke prekur gjithë atë bagazh të pasur letrarë të tërë atyre gjinive letrare, përcjell bindjen se, shkrimtarja jonë e talentuar, të gjitha këto i ka realizuar me kujdes dhe me një trajtesë të rrallë letrare, duke e bërë letërsinë vilhelmiane, letërsi studimore dhe pjesë të një literature të çmuar që i kontribuon mësimdhënësve dhe studentëve të letërsisë shqipe, në zgjerimin e njohurive të tjera, në këtë pjesë studimore, të letrësisë shqipe, për fëmijë.

Mbaj mend se, në shkollën fillore, e kishim obligim që çdo muaj të lexonim nga një libër të krijuesve tanë shqiptarë. Mësuesja, na kishte thënë se, “në çdo libër që lexoni, duhet të kini parasysh të mbani në mend titullin e veprës dhe shkrimtarin”. Nga ajo kohë, kujtoj krijimet letrare të shkrimtarëve që vazhdojnë të ngelen literaturë e obligueshme shkollore edhe në ditët e sotme: Odhise Grillo, Migjeni, Rifat Kukaj, Agim Deva,…e shkrimtarë të tjerë për fëmijë. Por, mesa di, që nga ajo kohë në shkollat fillore, leximi i obligueshëm për lektura shkollore, akoma nuk është freskuar me shkrimtarë dhe lektura te reja letrare. Sa shumë shkrimtarë të talentuar për fëmijë dhe për të rritur ka pasur gjatë periudhës së fundit, mëse 40 vjeçare. Ndërkohë, pos imponimit nga njerëzit e njohur për të lexuar ndonjë libër, nuk ka pasur ndonjë ndërmarrje institucionale që të fus një iniciativë të duhur për të pasuruar leximin letrarë (pas mësimit të rregullt) me shkrimtarë të rinj.

Shembulli ka të bëj me vlerën që ka sjellur shkrimi vilhelmian në letërsinë për fëmijë. Të dy ciklet e librave të titulluar “Përallat e Vendit Blu”, e para “Kuçedra dhe Dragoi” dhe e dyta që sapo ka dalë nga botimi “Gjiganti dhe Gjugji”, që mbajnë firmën e Shtëpisë Botuese “Nacional”, janë vepra që me gjithë mend ofrojnë tek fëmijët knaqësinë e të lexuarit, zhvillimin e imagjinatës  dhe të memories së fëmijës. Të dy librat që në formë imagjinare, shtjellojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptarë, shkojnë edhe më tej, në shtjellimin e historikut të të parëve tanë, ilirëve. Duke sjellur tek lexuesi personazhe që nuk janë dëgjuar ndonjëherë në letërsinë letrare shqipe, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), si pinjolle e Gjergj Arianitëve, dhe si profesore e histori-gjeografisë, ka përdorur të gjitha format e saj metodike, në mënyrë që libri dhe lexuesi të jenë brendapërbrenda librit dhe ngajrjes që shtjellohet mrekullisht nga shkrimtarja, Vranari (Haxhiraj).

Lubia e pangopur me emrin Llufa (Lubia e Detit), Gjiganti, Gjugji, Shtriga, Dragoi, Shenjtori,…e të tjerë personazhe të përdorur në libër, të bëjnë të mrekulluar në botën e pesë përallave që vijnë në ciklin e dytë te “Përallat e Vendit Blu”. Vlen të potencohet edhe prezantimi i vet autores që bëhet në fillim të librit, e cila që në fillim të tërheq në leximin e librit. Ata që e njohin nga afër shkrimtaren dhe të tjerët që nuk kanë pasur mundësi ta njohin, figura që ajo vë në fillim të fletëve të para të librit, personifikon mjaft bukur edhe vet imazhin që ka autorja, duke u prezentuar para lexuesve me një emër mjat të dashur dhe personifikues ashtu siç e kërkon edhe bota e përrallave “Nëna Vili”. Si mësimdhënëse, si nënë, si gjyshe e dashur dhe si një person që vërtetë mundet, Nëna Vili, vërtetë ka se çfarë t’u rrëfej dhe t’u ofrojë fëmijëve, meqë ka gjetur bukur edhe personazhin e saj të quajtur Princesha Bianka, (Princesha Bi) së cilës me dashuri i rrëfen përrallat, duke e bërë rrëfimin sa të mrekullueshëm aq edhe real për botën fëmijërore, duke çmuar në formë të vërtetë edhe rolin e madh që luajnë gjyshërit me nipërit e mbesat e tyre, në jetën e përditshme.

Dallimi mes së keqes dhe së mirës, asaj që quajmë të fortë dhe të zgjuar, gënjeshtarë dhe i drejtë,…janë format që shërbejnë në zhvillimin e imagjinatës së fëmijëve, të cilët i bëjnë ata të jenë në qendër të librit, duke imagjinuar dhe duke qenë gjithnjë pyetës dhe të interesuar në kuptimin sa më të thellë të ngjarjes që zhvillohet nga brenda.

Veç tjerash, Nënë Vili, duke përdorur metodën profesionale të mësimdhënies, është përqëndruar edhe te shpjegimi i fjalëve të panjohura ( të vështira), dhe tek parashtrimi i pyetjeve që janë vënë në fund të çdo përralle, duke e pasuruar jo vetëm librin,  por edhe trurin e fëmijëve, në studim të mëtejshëm të ngjarjeve. Si libër interesant dhe magjepsës për fëmijët, njëherit ky libër përcjell edhe karakteristikat zhvillimore të nxënësve, duke ju ofruar atyre një stil dhe gjuhë të qartë e të kuptueshme. Libri është tejet interesant, me një stil bashkëkohor dhe plotëson aftësimin e nxënësve, sepse është i strukturuar në koncept të programeve mësimore, gjë që definon edhe kushtet e përgjithshme si një libër i nevojshëm edukativ dhe mësimor, për fëmijët.

 

Duke shkoqitur disa nga të veçantat e shumta që sjell ky libër dhe duke i bërë një trajtesë këtij libri, që është voluminoz për botën e fëmijëve, them me bindje, se ky libër është shumë i përshtatshëm që vlenë jo vetëm për nxënësit e ciklit të ulët, por është i nevojshëm edhe për nxënës të ciklit të lartë të arsimit fillor. Specialistë të Ministrisë së Arsimit, duhet ta studiojnë këtë libër dhe ta fusin si pjesë të lietraturës shkollore.. Sidimos kur kemi të bëjmë me fëmijët, që janë baza fillestare që mbillet dhe rritet edukimi për mësimnxënje.

Një zhgënjim tjetër i radhës, që fatkeqësisht dëgjova këto ditë, ishte se një pseudoshkrimtarë vetëm pse punon apo ka një lidhje në Ministri të Arsimit, ka ndarë ca libra në shkollë, të cilat duhet me patjetër të lexohen. Kundër leximit nuk është askush, por konsideroj se të gjithë jemi kundër parandalimit të njohjes, leximit, kontribuimit dhe kultivimit të vlerave.  Marrë nga ky shkas, më gëzon që shkrimtarja Vranari (Haxhiraj) – (dhe të tjerë shkrimtarë që i takojnë një niveli të lartë të shkrimtarëve), nuk arrin  të demotivohet, por përkundër të kësaj, ajo krijon me bollëk, literaturë që është për t’u admiruar dhe çmuar nga të gjithë letrarët që vërtetë e dijnë dhe vlerësojnë letërsinë e duhur dhe të nevojshme. Se vërtetë të mëdhenjtë dhe të urtët lënë përjetësisht fjalët dhe veprat, këtë  e dëshmon edhe rrëfimi I bukur i shkrimtari të pavdekshëm himariot, Odhise Grillo, i cili duke parë vlerat dhe antivlerat e renditura në një paralele, kishte pororsitur: “të mirën dhe të keqen mbaji dhe vendosi njërin në një dhe tjetrin në tjetër xhep, se të duhen herëdokur”! Kjo mbase i ka shërbyer edhe shkrimtares sonë të nderuar, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), e cila si fisnike që është, asnjëherë nuk merret ma ata që nuk janë të interesuar të kultivojnë vlerat.

“Përrallat e Vendit Blu” një dhe dy, me patjetyër duhen të kenë vëmendjen e regjisorëve, dramturgëve dhe njërezve të artit që t’i realizojnë në dramë, shfaqje apo në ndonjë film të animuar për fëmijë, që të pasurojnë kështu botën artsitike apo edhe mediale të fëmijëve. Edhe si e rritur, pas leximit të këtij libri do vërtetoj vlerësimin e bërë nga një mësues, i cili duke marrë në konsideratë shtjellimin e bukur të veprës, “Gjiganti dhe Gjugji”, e quajti “Harry Potteri Shqiptarë”, i cili si film, jo vetëm që ka fituar dashurinë e fëmijëve, por edhe ka thyer rekordin e shfaqjeve nëpër botë. Kjo, mbase do na shërbente që të radhitemi në shkallën e filmave, shfaqjeve, librave e pse jo të shtojmë edhe më shumë numrin e shkrimtarëve më të lexuar, dhe jo vetëm në Shqipëri.

Veç kësaj, duhet të velrësojmë lartë edhe cilësinë teknike dhe teknologjike të librit, të bërë me mjeshtëri profesionale nga Shtëpia Botuese “Nacional”, e cila sjellë një koncept të mirëfilltë, se si përpilohet një libër për fëmijë, duke bartur kështu të gjitha parimet didaktike që nevojiten për botimin e një libri. Ilustrimet e përdorura me ngjyra të pastra dhe të 78 fletët që përmbanë libri, përbëjnë një cilësi të lartë duke bartur kështu edhe parimet didaktike që i nevojiten kombinimit të teknikave cilësore dhe sasiore. Kjo, me një fjalë krijon metodologjinë vlerësuese të librit, që plotëson normat teknike dhe estetike të botimit. Duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtares,Vilhelme Vranari (Haxhiraj), bashkëpunëtorë të tjerë që kanë punuar në daljen në dritë të këtij libri janë edhe prof. dr. Adriatik Kallulli, që është edhe redaktor i librit, rensente, Lejla Gorishti, me korrektim të Linda Buçpapajt dhe me ilustratorin e mrekullueshëm, Luan Vrioni. Natyrisht, duhet vlerësuar lartë edhe ndihmën financiare të inxhinierit Qeverim Kushta dhe ndihmesën e konsulentit, Fitim Haxhiraj, që e kanë mundësuar që ky libër njëherit të botohet dhe të ketë rëndësinë e një libri që plotëson parakushtet normale si një libër i mrekullueshëm për botën imagjinare të fëmijëve.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora