E premte, 19.04.2024, 07:05 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: A jemi të gatshëm për përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës

E merkure, 21.12.2011, 09:05 PM


A jemi të gatshëm për përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Gjasat për përmbyllje të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës, që po mendohet, në një periudhë të shkurtër mbesin të pakta . Sipas burimeve  ndërkombëtare bëhet e ditur se në janar të vitit të ardhshëm (2012) pritet të diskutohet çështja e pavarësisë  së mbikqyrur dhe aty do të vendoset për shtyrjen eventuale të misioneve  ndërkombëtare , të cilat mbikqyrin pavarësinë, për një periudhë  tjetër kohore . Në këtë fushë duhet të jemi të vetdijshëm se ende na duhet punë më e organizuar dhe më e mençur për të marrë në duartë tona timonin  për problemet e pranishme, sidomos në Veri të Kosovës, ku  në këtë hapsirë që 12 vite sundon anarkija, krimi iorganizuar, kontrabanda, më tepër , si rrjedhojë e strukturave paralele të lansuara dhe të përkrahura nga Beogradi. Qeveria e Kosovës është përpjekur të gjejë strategji për të luftuar (zgjedhur) këto probleme,duke emëruar kordinator për strategjinë e Kosovës për këtë pjesë të vendit. I fundit në këtë fushë  është zgjedhur Ylber Hysa , mirëpo në këtë fushë pak është arritur në përmirësimin e gjendjes, prandaj mendoj se në këtë fushë nuk kemi qenë sa duhet të kujdesshëm , këmbëngules dhe vigjilent për pasojat që po reflektohen tani në këtë pjesë të vendit. Megjithatw angazhimi dhe operacioni i Policisë Speciale të Kosovës në pikat kufitare në veri të Kosovë ishte i qëlluar dhe për lavdatë…

      

Afrimi i komunitetit serb në rrjedhat e shtetit të pavarur  të Kosovës

 

 Çka duhet të bëjmë për të arritur që komunitetin serb në këtë pjesë të vendit ta afrojmë dhe ta kyqim në rrjedhat e shtetit të pavarur të Kosovës? Mendoj se duhet të sqarohen me kujdes dhe angazhime serioze të gjitha këto probleme të pranishme me qytetarët e minoritetit serbë jo me strukturat paralele ,ilegale dhe kriminelët me theks të veçantë të sqarohe pasojat e dëmshme që kanë sjellë si krimin e organizuar, kontrabandën dhe anarkinë shtetërore. Ëdhepse shumica prej tyre nuk janë të vetdijshëm për dëmet që kanë sjellur këto struktura paralele në këtë hapsirë të vendit, janë në dilemë si të veprojnë, pasi presioni nga kontrabadistet dhe kriminelët është i dukshëm ndaj tyre . Ata (qytetarët serbë) duke menduar se nese pajtohen me pavarësin e Kosovës , respektivisht me Pakon e Ahtisarit nuk do të shpëtojnë pa masa ndëshkuese ndaj tyre nga Qeveria e Kosovës, sidomos ndaj disa obligimeve  ligjore që nuk i kanë përfillur që 12 vite me radhë, ku shteti i Kosovës ka pasur humbje të mdha . Kuptohet ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë sjellur probleme kriminale duhet të merren masa adekvate komfor kushtetutës dhe ligjeve të aprovuara, ndërsa të tjerët nuk kanë pse të frikohen nese integrohen në strukturat institucionale të Kosovës dhe nuk kanë bërë vepra kriminale dhe kontrabandiste, sepse kjo pjesë e vendit sipas Pakos së Ahtisarit , decentralizimit të tepruar ka sjellur shumë privilegje në favor të tyre (minoritetit serb) në këtë pjesë të vendit tone,  respektivisht për komunën e veriut që është paraparë që të formohet.. Bashkësia Ndërkombëtare  është e vetdijshme së ende duhet të punohet dhe të arrihet një marveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit në bazë të dialogut të filluar dhe të theksuar në disa fusha  si për luftimin e krimit të organizuar , kontrabandës dhe zhbërjen e strukturave paralele, respektivisht në menagjimin e kufijve në mes të Prishtinës dhe Beogradit . Në këtë fushë është arritur marrëveshja për menagjimin e kufijve dhe në disa fusha të tjera , por ato Serbia ende nuk I ka implementuar, por  thotë se kemi të bëjmë me vijat kufitare…. Kancellarja gjermane , Angela Merkel ka treguar qartë se Serbia duhet patjetër t’i plotësojë kushtet e parashtruara për ta fituar statusin për kanditat në BE. Merkel është njëra  prej figurave  më me ndikim në politikën globale, e ka fituar simpatinë e madhe  të kosovarëve  për shkak të mbështetjes së fuqishme për Kosovën, sidomos për kundërshtimin e saj për pranimin e Serbisë  në strukturat evropiane.Prandaj Beogradi ka rënë në panik si rrjedhojë e vizitës së kancellarës Merkel në republikën e Kosovës. Disa historian serbë me ketë rast kanë thënë se “Hitleri ishte më i favorshëm për serbët se sa kancellarja  Merkel” (Predrag Markoviq)…

        

Krijimi i komunës se re të Mitrovicës veriore me rëndësi të veçantë

 

 Krijimi i komunës së re të Mitrovicës Veriore për të cilën ka një strategji, e cila pritet në fillim të vitit të ardhshëm të marrë miratimin dhe legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore  do të jenë disa  nga pikat që pritet të realizohen, për t’i dhënë  fund mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Aktualisht nuk ka  ndonjë afat të caktuar kohor se çfarë do të jetë e ardhmja  e kësaj zyre  dhe kreut të saj, diplomatit holandez Piter Fejt i cili ka theksuar se “ Ne, ICO-ja jemi duke punuar për të mbikqyrë pavarësinë e Kosovës për një periudhë të shkurtër kohor”…

Mirëpo është e rëndësishme  që në këtë periudhë kohore  të ketë  lëvizje të plotë , liri dhe sigurim, sidomos zbatimi i kushtetutës se Kosovës dhe  ligjëshmëris duhet të gjejnë zbatushmërinë sa më parë  në Veri të Kosovës.jo vetëm për EULX-in dhe KFOR-in , por edhe për njërëzit, në mënyrë  që ata të jetojnë  normalisht në jetën e përditëshme . Megjithë konstatimin , si të faktorit vendor ashtu edhe ndërkombëtarë , se barikadat janë duke i mbajtur gjallë grupet ekstremiste , deri me tani nuk është ndërmarrë  ndonjë veprim për shpartallimin e tyre  duke i hapur rrugë procesit të decentralizimit edhe në këtë pjesë.Sipas informacioneve është burgos Zvonko Veselinoviq aktori kryesor I I trazirave dhe plagosjes së ushtare gjerman. Kështu duhet të veprohet edhe me kriminelët tjerë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhen çështjet jetike të qytetarëve në këtë hapsirë të vendit tonë …

            

Qeveria e Kosovës nuk duhet të veprojë me nguti

 

 Realisht , Qeveria e Kosovës është sygjeruar të mos marrë  ndonjë veprim të njëanshëm, kështu  që çdo gjë varet nga vullneti i Qeverisë për t’i dhënë fund mbikqyrjes së pavarësisë  së Kosovës…Deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të mbrendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç  rreth kufijve janë mjaft provokuese dhe prodhojnë më shumë luftë sesa stabilitet. Ai ka kërkuar  që policia serbe të jetë e pranishme në Veri të Kosovës.

 Si duket Qeveria e Serbisë ka një plan  të fshehtë për Kosovën për të cilën  nuk janë në dijeni as deputetët e Parlamentit serb”. Tadiq ka dhënë disa propozime (opcione) për zgjidhjen e problemit të Kosovës .Mirëpo këto opcione nuk janë të qendrueshme dhe serioze. Ai ka bërë levizje në shumë opcione. Se fundi ka  përmend modelin e Berlinit ,Irlandës e e të tjera, për të propozuar se këto probleme në mes të Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen nëpërmes Tiranës “për një pajtim historik në mes të shqiptarëve dhe serbëve”…, pa pjesëmarrjen e Kosovës. Kjo ide është mjaft e rrezikshme sepse tani Kosova është shtet dhe ajo duhet të vendos për fatin e saj. Tadiç në këtë mënyrë mundohet ta përjashtojë Kosovën si shtet Sovran dhe demokratik.

 

Vetvendosja dhe Albin Kurti

 

Në këtë fushë VV nuk ka qenë e kujdesshme kur ka hequr flamurin shtetëror të Kosovës dhe duke vënë flamurin kombëtar (flamurin e shtetit të Shqipërisë). Kjo ishte një nxitim i pakujdesshëm sepse Serbia nuk e dëshiron simbolin (flamurin) e shtetit të Kosovës, por  të identifikohet me simbolin (flamurin) shtetëror të Shqipërisë që ky flamur është edhe yni , por nuk është shtëtëror. Serbia mendon se Kosova mos  të ketë identifikimin si shtet Sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht, prandaj propozon që të bisedohet me Shqipërinë për problemet e Kosovës… Mendimet e VV megjithatë janë mjaft të përkrahura, por këto mendime , propozime dhe qëndrime duhet të harmonizohen qartë në parlament dhe në institucione të tjera shtetërore, me çasje më të pranueshme politike (diplomatike) dhe ndërkombëtare.

Lideri i VV, Albin Kurti i ka dhënë  ultimatum Qeverisë së Kosovës se nese nuk zbatohet mocioni i Kuvendit të Kosovës për reciprocitet, atëherë do të bllokohen dy pikat kufitare, Merdar dhe Dheu i Bardhë. Ai ka kërkuar fundin e kësaj qeverie  dhe  ridefinimin e rolit të faktorëve ndërkombëtarë. Albin Kurti nuk është pa përkrahje në këtë fushë dhe të tjera fusha në adresë të lëshimeve të qeverisë, sidomos ndaj kryeministrit , Hashim Thaçit, të cilat po reflektohen në fusha të ndryshme : si në krimin e organizuar , kontrabandës, korrupsionit , varfërisë së madhe , papërspektivës  në fushën punësimit, pas privatizimit të ndërmarjeve shoqërore ku  mbeten pa punë me mijëra punëtorë. Në këtë fushë e keqja më e madhe është të statusi i pensionistit , të cilët  janë lënë pas dore, sikur kurkush nuk mërzitet për fatin e tyre…



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora