E premte, 19.04.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Më 23 dhjetor 1989 lindi LDK-ja...

E merkure, 21.12.2011, 08:59 PM


23 DHJETOR 1989 LINDI LDK ja- AMERIKANËT DESHËN QË KËTË PARTI TË PARË DEMOKRATIKE NË BALLKAN TA UDHËHEQ NJERIU I DUHUR PËR KOSOVËN DHE AMERIKEN- NJERIU I LINDUR PËR BERJEN E SHTETIT TË DYTË SHQIPTARË NË EVROPË-IBRAHIM RUGOVA

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Amerikanët qysh asaj kohe kishin sygjeruar LDKnë që të ketë kujdesë dhe mos të lejoj futjen e marksistë-leninistëv(enveristë) në strukturat e saja ngase do të ishte shumë e dëmshme edhe për LDKnë por edhe për Kosovën. Një diplomatë i asaj kohe nga SHBAja kështu kishte deklaruar; “ LDK ja dhe udhëheqja që drejton ajo duhet të jetë jashtë çdo kontakti me ideologjinë komuniste dhe bartësit e saj. Fitorja e arritur nuk guxon të vihet në dyshim...” ( citat nga libri i J. Buxhovit; Kthesa Historike, faqe 306)

 

Njerëz të lapsit dhe mendjesë shpesh e kanë të vështirë të shkruajnë për ngjarje të ditura apo thanë shkurtë për ngjarje që në momente të caktuar  ndryshuan dhe ndryshojnë epoka, ose thënë më mirë vendosin në vendin e vet gabimet që kishte bërë njerzimi dhe historia njerzore në dëm të nji qështjeje apo populli.

Të shkruhet për proqese të ndryshme shoqërore-historiike duhet patur kurajo dhe guxim, duhet patur pakëz dije dhe pakëz fakte pra duhet matur se si do të kuptohet dhe pranohet nji gjë e tillë nga ata të cilët do e lexojnë pamarr parasysh edhe vetë përgatitjen apo ngritjen e tyre në fushën e caktuar. Në të kaluarën tonë kombtare zakonishtë me qashtje tcaktuara janë marr vërtet njerëz të dijës dhe njerëz të zanatit të të shkruarit dhe menduarit e sidomos kur kemi tbëjmë me fenomenet e ndryshme historike për dhe rreth kombit tonë. Sigurishtë që kjo ka qenë vërtet edhe e natyrshme por në te njajten kohë me këtë sikur është bërë edhe përjashtimi i shumë shtresave të tjera të cilat ndoshta kanë pasur njohuri dhe kapacitete të ndryshem edhe autodidakte që të shkruanin dhe të flisnin për qështje të caktuara rreth historisë, kulturës, trashigimisë, poltikës e shumë fushave tjera me rëndësi shoqërore dhe njerëzore. Të shikohet nga ky prizëm athere mund të konkludohet se sikur edhe në të kaluarën njerëz të ndyshëm të kishin shenuar dhe shktruar ngjarje dhe ndodhi të ndryshme historike rreth se kaluarës sonë athere edhe historia e jonë do ishte shumë ma e pasur dhe ma e plotë, ma e përgjithshme dhe ma e kapshmë ma e kthjelltë dhe ma e drejtë.

Me këtë desha të potencoi se sot fatmirësishtë jetojmë në rrethana dhe kushte shumë ma të favorshme për sa i përket informimit, shkrimit, shprehjesë së mendimit dhe kategorizimit të qështjeve të ndryshem që kanë të bëjnë me të kaluarën të tashmen dhe pse jo edhe të ardhmen, pra shkurtë sot është e mundur që njerëz të fushave të ndryshme të lanë gjurmë të vogla me shënimet dhe mendimete tyre për ngjarje të caktuara, pra sot thjeshtë edhe historia e jonë do të pasurohet me dimensionete gjëra që ofron informimi, mediat dhe shumë faqe të ndryshme interneti ku shkruhet dhe debatohet shqip, pa cenzuar dhe pa prerje tekstesh, ku mundësia e përzgjedhjesë është ma e madhe të nxirren vlerat.

E kur është fjala te vlerat dhe të ngjarjet që ndryshuan shumë konstelacionin dhe gjeostrategjinë e botës athere medoemos duhet të ndalemi në vitet e pas demonstratave të 81 it dhe gjenocidit të ushtruar nga Serbia ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të saj. Atyre viteve sidomos pas Kongresit të Shkrimtarëve të ish Jugosllavisë në Novi Sad kur para opinionit të terë u shfaq Shoqata e kosovës nër krye me I. Rugovën dhe aty haptas tregoi se shqiptarët nuk janë jetim dhe se Inteligjenca shqiptare është pranë popullit dhe do jetë udhheqëse e ardhshme u pa se drita e Dieliit po lindëte për të ardhmene Kosovës. Pas këtyredhe shumë ngjarjeve tjera të bujshme dhe të dhumbshme, protestat e Minatrve në zgafella, izolimet e intelektualve shqiptarë e shumë brutaliteteve tjera nga regjimi shovinistë serb i erdhi radha edhe formimit të nji subjekti politik i cili tani e tutje do të merrej në mënyrë legale edhe pse me reperkusione, rreth qëshjtesë së Kosovës në përgjithësi dhe shqiptarve në veqanti. Shumë bashkëpjesmarrës të kohës, shumë figura që ishin pjesë e dhe bartës të kësaj ndodhie kanë shpjeguar dhe sqaruar me mijra herë se ishte edhe ndikimi amerikanë që diç e tillë të ndodhte dhe ne Kosovë të formohej partia e parë demokratike që do ecte proqeset e vështira përpara për njitardhme të Kosovës jashtë Serbo-sllavisë.

Pas shumë biserdave dhe angazhimeve të panumërta për të cilat në mënyrëm ma të fuqishme dhe dokumentuese ka dhanë shpjegime historike dhe faktike Njeriu kyq i atyre ditëve Z. Jusuf Buxhovi. Me dëshirën e Zotit dhe vullnetin e intelektualve të pastër shqiptarë me 23.Dhjetor 1989 formohet LDKes, dhe në krye të saj zgjidhet Njeriu i duhur në kohë dhe vend të duhur Ibrahim Rugova, sekretar i përgjithshëm Jusuf Buxhovi dhe antarë të parë të Kryesisë; Prof. Fehmi Agani, Dr. Bujar Bukoshi, Dr. Ali Aliu dhe Nekibe Kelmendi, kjo kryesi ma vonë do të kompletohej edhe me emra të tjerë të njohur duke zgjedhur edhe organet ekzekutive të saj si dhe komisionet dhe grupete e ndryshme.

Menjihere pas themelimit të saj mediat e huaja sidomos ato amerikane, gjermane dhe austriake të pasuara nga ato sllovene dhe kroate i dhanë nji jehonë të madhe kësaj ngjarjeje duke thenë se lindi partia e parë pluraliste anti komuniste në trupin e nji shteti që do të shkapërderdhej si Jugosllavi dhe do dalin shtetet e reja kombtare... Të tjeret pra ishin të magjepsur nga ky organizim dhe në këtë shihnin edhe interesat e tyre sidomos sllovenet dhe kroatet, por në këtë dhe për këtë ngjarje ma i gëzuari doli populli shqiptarë i cili tani e tutje do kishte zanin e vet të kulluar karshi kancelarive demokratike botrore, tani më Serbia nuk do mund të fshehte marritë dhe gjenocidin që ushtronte ndaj shqiptarëve, tani më edhe amerika do ishte ma prezente në Kosovë dhe me këtë filloi edhe bashkimi dhe uniteti i shqiptarëve në unison rreth Presidentit që do zgjidhej në zgjedhje presidenciale në Kosovë Z. I. Rugova. LDKja qysh në fillim ishte kujdesur që qellimi kryesor të jetë pavarsia e Kosovës ( e jo siq rreth dhe manipulon R. Qosja me sejmenet e vet diçka tjeter, le ti mbetet në  ndergjegjen e tij të sëmurë psikike kjo). Në ato kohë edhe siç shkruan në librin e tij Z. J. Buxhovi këshilltarë dhe miqë të ndryshëm amerikanë kishin sygjeruar LDKnë dhe Rugovën që në LDK të mos ketë vend për ideologji komuniste, ose marksiste-leniniste ngase do jetë shumë e dëmshme për tardhmen, kështu edhe me rastin e futjesë së disa ish të burgosurve enveristë në krye me Hydajet Hysenin amerikanët kishin sygjeruara që kjo sduhet të ndodh; po citoi Z. J. Buxhovi te libri Kthesa Historike, faqe 306 ku thuhet” LDKja dhe lëvizja që drejton ajo duhet të jetë jashtë çdo kontakti me ideologjinë komuniste dhe bartësit e saj. Fitorja e arritur historike nuk guxon të vihet në dyshim” pra kështu këshillonin miqët amerikan për falangat enveriste staliniste që ishin produkt i R. Qosjes që ta marrin LDKnë nga brenda pasi që ai në fillim nuk pati byth as të futej në Kryesi?!.

Ato vite LDKja formoi Degët, Nëndegët dhe Aktivet rreth e kënd Kosovës ishin ma shumë se 720 000 antarë dhe aktivistë, do të thotë ato vite Kosova ishte LDK dhe LDKja ishte Kosova, ose shkurt krejtë Kosova ishte I. Rugovë dhe I. Rugova ishte vetë Kosova. Gjithë këta burra e gra punuan, u ngzhuan dhe formuan institucionet shterore të Republikës së Kosovës, formuan komisina të ndryshme paralamentare, kuvende komunale, funkciononte shkolla, shëndetsia dhe besa mbrojtja territoriale. Gjithë ato vite Kosova funkciononte si shtet nënë pushtimin klasik serb por populli ishte i fortë unik dhe shumë dinjitoz për atë që kërkonte të realizonte përmes vizionit t¨Rugovës. Ato vite formohen degët në të gjitha shtetet demokratike të botës, Degët në SHBA, Zvicerr dhe Gjermani ishin strumbullari i senzibilizimit dhe financimit të Institucioneve të Republikës, ishin edhe këtu me qindra e mijra aktivistë dhe anëtarë që asnji minutë nuk pushuan rreth aktiviteteve të tyre e kishin thjeshtë Rugovën në zemër dhe Kosovën në shpirtë andaj bënin të pamundurën që ti kryejnë obligimet shtetrore. Kuptohet athere formohet edhe Qeveria e Kosovës dhe pa marr parasysh dështimet ne e respektonim ngase ishte Institucion shteror i yni. Nuk ka ma marri dhe më mëkat n¨se dikush tenton tia marri meritat shumicës shqiptare që përfaqsonin LDKnë, është krim dhe tradhti kombtare nëse dikush e mohon ektivitetine  LDKistëve me dekadë të terë, aktivistet e LDKsë edhanë minutene  fundit të kohës së tyre, lanë Familjet të vetmuar ma shumë se 10 vite duke ngarë rreth përmbushjesë së obligimeve dhe detyrave për shtetin, dhanë centin e funddit për Kosovën dhe popullin, për Institucionet dhe sfundi për luftën, dhanë jetën dhe Familjet për Republikën andaj kush mendon se do na i humb dhe mohoi gabon rëndse nuk do i lejojmë matarpzët dhe pisët e tillë që ta bëjnë nji gjë të tillë edhe nëse sot për sot e kanë pushtetin dhe krimin mbas veti, nuk do munden as edhe disa kinse LDKistë të bëjnë të tillën ngase dita ditës do i demaskojmë me fakte dhe dokumentime për tradhtitë e tyre dhe pisllëqete e tyre duke u nisur nga disa njer¨z që ishin mjerishtë brenda kabinetit dhe sigurimit të Presidentit Rugova e të cilët natën bënin plane mjerane dhe destruktive me Qosjet, Hashimat, Milazimat e të tjerë.

Shumë është thënë se LDKja ishte një Lëvizje gjithpopullore por une kurrë nuk do pajtohem më këtë përrallë, LDKja ishte parti moderne politike me planprogram kombtarë dhe demokratikë, të tillë e kisha përqafuar dhe të tillë e kam ende, e që kishte pismileta brenda saj sidomos pas futjesë së klanit të kinse tburgosurve smund e mohoj por atas hkuan ashtu si edhe erdhën me bishtë ndërmjet këmbëve të poshtnuar dhe të ligsuar, pasi që ma vonë e treguan veten se ishin përfitues dhe grabitës të parasë popullore. LDKja kishte pra edhe turbulluesit dhe turbulencat e veta, në perëndim ishim të sulmuar nga falangat staliniste enveriste të nji organizate mafioze LPK, këta krijonin lista të zeza për likuidime të njerëzve të fortë të LDKsë, krijonin lista për kërcnime dhe besa për shantazhime ndaj Familjeve tone, ishte Lista e zezë me mbi 101 aktivistë të mëdhenj të LDKsë filluar me tparin e shtetit , apo siç e quanin ata Shallin duke pasuar me akadenikun( Aganin e shumë të tjerë), është shumë interesant se këto lista ua kemi dorzuar nër dorë edhe disa antarëve të ish Kryesisë së asaj kohe, Z. E. Tahiri, N. Jerliu e mos të permendi të tjerë në këtë rast duke lënë për ndonji shkrim tjeter. Pra këto ishin kërcnimet që i përjetonim ne në perëndim, ndersa në Kosovë kërcnimet ishin edhe më të mëdhaj pra të dyfishta kishte kërcnime për aktivistët e LDKsë nga pushteti serb dhe në të njëjtën kohë nga klanet mafioze që thirreshin në luftëtar-kjo nuk do koment apo edhe don dikur ma vonë sigurishtë!

Duke ditir dhe përjetuar gjithë këto vështirësi shpesh mendoi se në rrethan të tilla edhe partia e Bill Klintonit në SHBA do të shkatërrohej, por jo aktivistët dhe shumica shqiptare mbeti rugoviane, mbeti e fortë disa ndoshta u ligën, u dobsuan u shantazhuan dhe u zbuluan si kancer dhe shkuan atje ku ekishin vendin edhe pse na dobsuan, pra shumica shqiptare mbeti e frymës tugoviane e vlerave të mirfillta të LDKsë, nuk shkeli mbi mundin dhe gjakun e aktivistëve që ishin dhe janë me mijëra, shkurtë LDKja kalonte vështirësitë ngase në ballë e kishte Njeriun e duhur njeriun që kurr nji fjalë nuk e drejtoi për së keqi as ndaj atyre që deshën ta vrasin politikishtë apo fizikishtë, jo ai nuk i akuzoi as denoi ngase me kohë ata do të jenë të denuar nga Zoti dhe vetë populli. Po ku është sot LDKja, si po ecen kjo parti e cila pasneser do të festoi 22 vjetorin e saj, a ka suksese apo ka ngecje? Këto janë pyetje që duan përgjigje edhe nga vetë struktuarat e LDKsë. Do mundohem të kapi disa nga dobsitë-marritë që përcollën LDKnë pas vdekjesë së papritur të udhëheqsit të saj njiherit Presidentit tone Historikë I. Rugovës. Mjerishtë pas vdekjesë së tij u pa se ende brenda strukturave pra edhe miqve të Presidentit kishte pas pritje mjerane, këtu u duk haptas se pas traumës së vdekjesë së Presidentit shqiptarët ose konkretishtë LDKistët do ta perjetonin nji traumë tposhtër përgatitur enkas nga individë të sëmurë politikishtë dhe grabitqar në pritje; në këtë pishane morën pjesë: F. Sejdiu, S. Hamiti, N. Daci, L. Haziri, E. Kryeziu, K. Berisha, S. Hyseni, A. Salihu e disa të tjerë, këta katapultuan dhe bombarduan shtëinë etyre, shkatrruan nji anderr se edhe pas Rugovës do mbahemi dhe forcohemi, por jo këta u shitën dhe përgatiten terrenin që në Kosovë të instalohet ma vonë poshtërsia dhe ta ndajnë LDKnë në dy parti, këta dhe ata që ndimhuan këtë projekt e bën maskaradën ma të madhe pas luftës, dhe krijuan huti në mes Familjarëve siç ishim ne LDKistët, këta edhe sot janë gangrena dhe mishi i keq i trupit të quajtur LDK ,këta edhe sot nuk lejojnë të ngjitete dhe ngritet vlera e LDKsë. Pasnesër do jetë pra ditë  festimi, atë ditë do të krrekosen dhe zgërdhihen edhe ata që hudhën si limonin e shtrydhur me qindra e mijëra aktivistë të mërgatës sidomos SHBA-Zvicerr e Gjermani, ata do të lavdërohen për tkaluarën e tyre, por ne disa e kemi për detyrë dhe obligim tua kujtojmë se do shkruajmë edhe ma shumë për të këqijat dhe marrëzit e tyre, edhe neve do festojmë pasnesër ngase do jetë edhe festa e jonë, ne mburremi dhe jemi krenar gjithë ditën që ishim dhe jemi LDKistë, ne mburremi që ishim rrugës së drejtë të I. Rugovës pa interesa personale,ne nuk përfituam asgjë, nuk deshëm dhe nuk duam, por ne duam pakë më shumë respekt, pak më shumë dinjitet dhe përkrahje për atë që e bëmë me dekada.

LDKja mbetet prapë se prapë parti e vlerave, parti e dinjitetshme dhe me premisa për ta udhëhequr shtetin mmë mirë dhe më fortë, për të garantuar vlera dhe për të afruar vlera euro perëndimore andaj e duam LDKnë që e bekoi në fillim Amerika dhe e udhëhoqi me dinjitet dhe madhështi i Madhi i Kombit shqiptarë Ibrahim Rugova.

Të gjithë anëtarët dhe aktivistët e LDKsë që punuan sakrifikuan dhe ndertaun Republikën e Kosovës kurrën e kurrës nuk duhet të dëshprohen për të bëmat e tyre ata të gjithë duhet ta dijnë se ishin dhe do mbesin nga nji gurë i fortë në murin e shtetit të dytë shqiptarë Republikës së Kosovës, themelin dhe kulmin që ia qitën I. Rugova dhe SHBAja, do tjetë e fortë LDKja ngase jemi ende të fortë shumica shqipatre që e kemi në zemra dhe mendje rugovizmin.



(Vota: 15 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora