E enjte, 25.04.2024, 10:28 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Dhimbje dhe telefonata

E merkure, 21.12.2011, 08:57 PM


DHIMBJE DHE TELEFONATA

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Kurbeti,kjo dhimbje që dikur nuk dinim shumë për te,pos asaj që dëgjonim përmes këngës së rrapsodit,sot është bërë pjesë dhimbje e më tepër së gjysmës së shqiptarëve.Po çfarë përbanë

në vehte fjala kurbet?Një epidemi të mallit dhe etjes për Atdheun.Po,dhe kjo është dhimbje dhe sado e madhe të jetë nuk guxon të na gjunjëzojë.Historia ka treguar se shqiptarët kurrë nuk janë përkulur,pavarësisht se  qfarë shtypjesh e mallkimesh kanë rënë mbi ta.Shqiptarët përherë

kanë qenë në trojet autoktone,nuk kanë pushtuar kurrë asnjë pëllëmbë tokë të  huaj,por përpjekjet e tyre për liri,nuk është gjetur forcë që ua shuan.A mund të quhen sot kurbetgjinjë shqiptarët?Dikur shqiptarët shkonin në kurbet,dikush nga përndjekja politike,dikush për të siguruar kafshatën e gojës,edhe pse kurbetin e kanë përjetuar rëndë,një autonomi e vogël e tyre edhe pse liri të plotë në Kosovë nuk ka pasur,për kurbetgjinjët ishte gjysma e dhimbjeve,nga se familjarët e tyre edhe pse jetonin me varfëri e dhimbje,mall për të bijët e tyre në kurbet,të pakët ishin ata që kërcnohej jeta e tyre.Shqiptarët e viteve të nëntëdhjeta të i quajmë kurbetgjinjë është gabim.Largimi i tyre nga vendlindja ishte deportim i dhimbshëm,i cili ndodhi me aktivizimin e projektit serb të spüastrimit etnik me shifren sekrete"PATKOI".Aktivizimi  i këtij projekti po e lante  Kosovën në gjak,duke përdorur gjitha format e dhunës me të cilat angazhohej që Kosovën të e bënte vend të pabanuar me shqiptarë.

Me këto lloje dhunash dhe përndjekjesh,shqiptarët që u strehuan në vendet e treta përjetuan humbëjet më të mëdha,pasojat e të cilave do të hetohen përherë e më shumë dhe do  të ju kushtojnë rëndë në jetën e tyre.Prindërit që detyroheshin të iknin nga dhuna e egër sllave,duke

vërejtur qartë rrezikun që po i kanosej  Kosovës,me vehte muarën  edhe fëmijet e tyre për të i shpëtuar nga gjakpirësit sllav,pa llogaritur se jetën po ua shpëtojnë,por identitetin do të ua tëhuajsojnë.Rruga e fëmijëve për në kurbet nuk është faji i tyre,fëmijët janë të shejtë dhe të pafajshëm,ata nuk do të mundeshin si fëmijë të vendosnin ku do të jetonin,po shpresa e prindërve për të i shpëtuar dhe dhuna e shfrenuar sërbe që nuk kursente as fëmijët,hapën këtë rrugë për fëmijët.Fëmijët që të vegjël u nisën në këtë rrugë,si dhe fëmijët që linden në dhena të huaja,u rritën dhe shkolluan në gjuhë të huaja,në mesin e shoqërive dhe kulturave të huaja,më kot u spjegon për rrënjet tona,për historinë tonë të dhimbshme,për vendlindjen dhe atdheun  e coptuar,ata fatkeqësisht për vendlindje të vetën e njohin atë vendin e huaj ku kanë lindur!Dikush thotë se prindërit nuk kanë punuar sa duhet me fëmijët e tyre.Po,nuk mund të themi se nuk ka prindër të tillë,por nuk duhet harruar se ka shumë prindër që me tërë çenien e tyre kanë punuar me fëmijët,për të rrënjosur në zemrat e tyre dashurinë për atdheun,madje duke i quar ata edhe në shkollat shqipe,duke i marrur edhe në pushime në vendlindje,duke iu spjeguar për historinë dhe gjeografinë e atdheut,kulturat e traditat,ani pse fëmijët me vizitat e tyre në Kosovë kënaqen por për vendlindje të tyre zgjedhin vendet europiane në të cilat janë strehuar!A ka dhimbje më të madhe,humbje më të madhe se kjo për shqiptarët?Derisa për kurbetgjinjët tanë mesazhi më i fuqishëm është:Mos harroni dhe mos nënçmoni të kaluarën e popullit tuaj,sepse nga ajo mund të mësoni për të tashmen dhe për të ardhmen,adhurojeni atdheun tuaj,sepse nuk keni atdhe tjetër pos këtij,ndërgjegjejen e fjetur të fëmijëve në mërgim do të mund të e zgjonte

një Kosovë me përspektivë për ta dhe asesi një vend si ky pa perspektivë për të rinjë qofshin në vendlindje apo kudo në mërgatë!!Fatkeqësisht ka edhe sot shumë mërgimtarë që kanë bërë njëzet vite në mërgim,por nuk kanë mundur të fitojnë statusin e qëndrimit të tyre në vendet europiane,që as nuk dëbohen,as nuk fitojnë të drejtën e qëndrimit.Si të tillë ata nuk munden të vizitojnë atdheun e tyre,por që kontaktet  e tyre me familjarët i bëjnë mes thirrjeve në telefonata,që shkaktojnë  mallëngjim ,dhimbje dhe lot.Të tjerët që munden të vizitojnë Kosovën,

që zemra ju rrahë vetëm për te,vijnë disa javë,çmallen,por pushimi u ikën si hije,ata duhet të kthehen në rrugën e trishtimit të quajtur kurbet.Jeta e tyre është bërë peng i fëmijëve të tyre,nga se fëmijët nuk pranojnë të nisin jetën në Kosovën e varfur dhe të pasigurtë,kurse prindërit nuk mundën të ua kthejnë shpinën  më të shtrejtëve të tyre fëmijëve.Këto javë dhjetori edhe unë isha në Kosovë.Fillimisht ky qëndrim në atdheun tim të dashur më krijoi ngrohtësinë e duhur,por pushimi i caktuar me javë ikën shpejt,ikën si hije,sikur mos të kishe qëndruar fare dhe duhesh marrur rrugën e mallkuar të quajtur kurbet.Ditën e parë sapo arrita në Prishtinë kisha një takim të ngrohët me mikun Naim Kelmendin,poetin e shquar kosovar,i vlerësuar për arritjet në fushën e poezisë,gjuhën e bukur  të përdorur në këtë art,poet që me poezinë e tij është  nderuar me disa çmime,publicist,gazetar i të përditshmes"Bota Sot",dikur si luftëtar dhe reporter i luftës,tani jeton në Kosovë ku shquhet si veprimtarë i shquar në fushën e letërsisë dhe punon në shtypshkronjën Rugova Artpress,e cila boton libra shumë cilësore.Gjatë takimit të ngrohët që patëm  Naim Kelmendi veq librave të tijë:Një jetë pas  Krishtit,Shqiptari vdes duke Kënduar,Esenca,më dhuroi edhe disa tituj të botuar në Rugova Art,.si:Nën Kurorën e Lisit Plak dhe Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë së  Re,libra këto botuar nga Engjëll Koliqi,Për ty dhe Arbanën,poezi nga  Idriz Çelaj,Për të njejtin  Diell,nga Ramiz  Mujaj....Të nesërmen rrugëtova për në Gjilan.Në Hotelin "Kristal",që është qendër e intelektualëve të Gjilanit përherë takohem me Demir Krasniqin,i cili shquhet për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe,në fushën e krijimit,kultivimit,interpretimit dhe promovimit të artit muzikor shqiptar,i cili tani dyzetedy vite ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare,i pandashëm me Xhemajl Berishën,aty takohemi edhe me krijuesin,poetin dhe kritikun Nexhat Rexha,veprimtarin dhe poetin e madh Sabit Rrustemin,miken Linditë Ramushi,e vlerësuar për arritje në fushën e poezisë,mësuesin,veprimtarin dhe poetin  tonë Hysen Këqiku,gazetarin e Radio Gjilanit Gani Korqa,poetin Arsim Halili dhe shumë të tjerë.Tema bisedimesh të ngrohëta  ishin ato të letërsisë,artit dhe kulturës,ku në mesin e këtyre artdashësve na bënin më të pasur dhe më të motivuar shpirtërisht.Krijuesit  gjëthnjë janë më të ngrohët ,më zemërgjërë,sidomos këta krijuesit nga Gjilani të cilët gjëthnjë më bëjnë rrespekt,kanë botuar në antologjitë dhe revistat e tyre disa nga krijimtaritë e mija si dhe me zemërgjërësi më ofrojnë librat e tyre të botuara,për të cilat u jam mirënjohës.Edhe kësaj radhe miku im i çmuar Nexhat Rexha më ofroi një roman të bukur"Romani Postmodern Shqiptar"nga Adil Olluri dhe  revistën "Nositi",një revistë e bukur letrare-kulturore,në të cilën ishte botuar edhe një shkrim i imi.Miku dhe poeti ynë i shquar  Sabit Rrustemi,saherë takohemi më ofron tituj të pasur nga letërsia.Ai përveq që më ka ofruar tërë krijimtarinë e tij,më ofroi disa revista të begatshme  letrare -Kulturore"AGMIA",botues i së cilave është ARS CLUBI"Beqir Musliu" në Gjilan.Sabiti më ofroi edhe tituj të tjerë letrar nga krijuesit tani të njohur të Gjilanit si:"PERGAMENË E GJALLË" nga Albina Idrizi"Vallja e Bletëve"e Kurtesh Veliut,VEPRA E GJON BUZUKUT,nga  Nuhi Ismajli,"PASION ËNDRRE",nga  Gonxhe Letmi-Begisholli,etj....Në Dardanë takohem me mikun Nezir Maloku,këngëtaren dhe vendasen time Nevrije  Demollin,me të cilën me mallëngjim përkujtojmë aktivitetet kulturore që dikur i filluam së bashku në vendlindje,por në kohën e  egër pushtuese,dhuna  e pushtuesit barbar na shpërndau rrugëve të botës duke na lënë shumë ëndërra për gjysmë.Nevrija pati fatin më të mirë dhe mbeti në vendlindje,ajo na flet për punën e saj në  kulturën tonë të begatshme,të arriturat e saj,planet e saj për aktivitetet e më tejme dhe kjo na bënë të mburremi.Më pas takohem me  Ramadan Korqën,me të cilin kujtojmë kohën kur nisëm së bashku në bankat shkollore,prof Sefedin Ajvazin,me të cilin nuk ishim pa plot njëzet vite dhe me mall kujtonim dhe evokonim kujtimet tona në vendet e punës së bashku....Ditët ikin si hije,sikur të mos ishim fare në vendlindje,vjen koha dhe duhet të përshëndetemi me më të dashurit,me një valigje në shpinë rrugëtojmë drejt aeroportit ku pas pak formalitetesh ngjitemi në aeroplanin i cili  nga lart nga ajri

na drejton në rrugën e kobit që mbanë emrin kurbet!Çka mbetet nga kjo?Përkundja e kujtimeve

në ajr,të cilën e bartim dy orë e gjysmë nga vendlindja në vendin e huaj,ku jemi të huaj,ku na flasin në gjuhë të huaj,ku na e shfrytëzojnë forcën padhimbshëm sepse jemi të huaj,hyjmë dhe jetojmë në shtëpi të huaja,ku edhe fëmijët më zellshëm e flasin gjuhën e huaj se ate amtare,ku me ta bëjmë zënka duke i këshilluar të flasin shqipen,ku na ikën rinia në vend të huaj,ku ruajmë kujtimet e vendlindjes në vendin e huaj,ku vetëm tri javë në vit mund të i kthehemi vendlindjes,ku koha tjetër përcillet me dhimbje  dhe telefonata.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora