E enjte, 28.03.2024, 11:24 PM (GMT)

Speciale » Andrea

Fotaq Andrea: Ekskursion në Shqipëri në vitin 1880

E marte, 20.12.2011, 08:05 PM


Dokumente në Mbështetje të Historisë së Kombit Shqiptar

 

Përgatiti: Fotaq Andrea

 

Ekskursion në Shqipëri në vitin 1880

 

Nga Max d’Orvieres

 

Gazeta franceze Journal des voyages, n° 142, e diel, 28 mars 1880, nën titullin “Ekskursion në Shqipëri”, boton shkrimin e korrespondentit të saj Max d’Orvières, shoqëruar nga dy gravura që pasqyrojnë hijeshinë e vashës shqiptare, të fshatit e të qytetit, me veshjen e tyre kombëtare. Shtojmë këtu edhe një tablo në vaj nga Carl Haag, 1871, që pasqyron bukur ekzotizmin e shqiptarit në veshje e pajime, në një mjedis po aq të veçantë si shkretëtira e Egjiptit në kohën e vezirit Mehmet Aliu.

 

Një nga viset më të çuditshme të Turqisë evropiane është pa mëdyshje Shqipëria, që ndodhet, siç e dinë të gjithë në pjesën perëndimore të asaj perandorie, e kufizuar nga Jugu nga gjiri i Artës, nga Veriu nga zonat mbi Drin, nga Lindja nga deti Jon, duke përbërë kështu një pjesë të Epirit e të Maqedonisë.

Flitet në Shqipëri një gjuhë e veçantë, që nuk dallon me asnjë nga gjuhët që përdoren tek kombet fqinje. Në lashtësi, shqiptarëve iu desh të vuanin shumë nga dyndjet barabare, por banorët e maleve të Epirit ruajtën ashtën e kombit dhe u treguan përherë të frikshëm për perandorinë e Kostandinopojës. Një nga prijësit e tyre, Skanderberg, mori në mbrojtje pavarësinë e vendit për njëzet e tre vjet me radhë dhe më në fund u detyrua të largohet nga viset e tij për të vdekur në Lissus, në territor venedikas.

 

Fshatrat shqiptare janë të ndara në faros [farë – fis], drejtuar nga një prijës, të cilit i binden të gjithë. Çdo shtëpi është me bedena ose me shpime frëngjish, të maskuara nga j         ashtë dhe përherë të izoluara, larg distancës së qitjes të një banese tjetër.

Familjet e së njëjtës farë apo të së njëjtës shtresë të përbashkët grupohen përreth konakut të të parit të tyre me qëllim që të kenë mundësi t’i vijnë atij në ndihmë në rast nevoje.

Këto fise të ndryshme dallohen nga kostumi, të cilat, sikurse në Skoci, ndahen në klane të ndryshme, sipas kantoneve. Veçse mbajtja e fustanellës së bardhë, ashtu si tek malësorët e Skocisë, që vishen në të njëjtën mënyrë, është dukuri e përbashkët për tërë shqiptarët. Për më tepër që veshja, sjellja, zakonet e këtyre popujve iu dukën lord Bajronit krejt të ngjashme  me ato të Gaelëve të Skocisë. Shqiptarët kanë përherë një shall të kuq përreth kryeve; ecin të gjithë të armatosur, dhe rëndësia e pasuria e një shqiptari mund të vlerësohen për nga numri i armëve që mbajnë mbi vete, për nga pasuria e trupit të armëve, ku larzohen argjendi, ari dhe gurët e vyer. Kreu i një fisi shfaqet përgjithësisht në këtë mënyrë: një dyfek i gjatë mbajtur me lehtësi në dorë, katër pisqolla në brez, një shpatë përgjatë kofshës, një vezme e gjerë baruti, mbajtëse fishekësh mbi sup, një jatagan dhe një pinjall i shkurtër. Mban kështu mbi vete një masë të tërë armësh që i përdor me lehtësi, dhe ndonëse i ashpër, i padisiplinuar dhe i pamësuar të luftojë në fushë ndaj trupash të rregullta, bëhet një armik i rrezikshëm në luftime mali.

Shija e tij për zbukurime nuk është më pak e kushtueshme nga shija që ka për armët. Gozhupi i tij zakonisht është i qëndisur në ar; kallçinat që i shkojnë nga gjuri te syri i këmbës dhe krejt pajimet e trupit janë të bëra me fije metali e fijeza ari. Përgjithësisht, shqiptari është më eleganti i tërë subjekteve të Portës së Lartë.

Nga ana tjetër, seksi i bukur i kombit shqiptar është po aq lozonjar sa dhe pjesa mashkullore e farosit. Gratë kanë trup të bukur dhe tiparet e tyre janë ato që na shfaqin statujat e Praksitelës dhe Fidias: domethënë hundë të drejtë, po aq sa ballë i lartë, sy të hapur në formë bajameje, veshë, duar e shputat e këmbës gjithë finesë. Thjesht duke i parë dhe kuptohet se këta malësorë janë pjesë e një race të jashtëzakontë.

 

Kostumi i zonjave ka po atë shkëlqim që shfaq kostumi i fisnikëve dhe zotërve të tyre. Veshjet prej mëndafshi e leshi përzier janë krejt të qëndisura me fije ari nga më finet dhe me formë nga më të veçantat, me një pasuri fenomenale. Gjerdanë selenesh të argjenda zbukurojnë ballin dhe gushën e tyre dhe mund t’i merrje fare mirë për shenjtore apo statuja altarësh.

Po u dhurojmë syve të lexuesve tanë dy gravura tepër të sakta të cilat, më shumë nga përshkrimi që bëmë, shfaqin një model të këtyre kostumeve orientale, shumë më tepër të çuditshëm e shumë më tepër elegantë nga kostumet tona. Parisianet tona bukuroshe nuk do të ishte keq të huazonin shpesh nga vendet ekzotike modelet zbukuruese për modat e tyre.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fotaq Andrea: Origjina shqiptare e trotuareve të Parisit Fotaq Andrea: “Orientalet” e Viktor Hygoit dhe figura e Ali Pashë Tepelenës Fotaq Andrea - Një thirrje nga zemra e Faik Konicës: “Muhamedanë shqiptarë, bashkohuni me vëllezërit e krishterë, bashkohuni për të mirën e kombit tonë!” Fotaq Andrea: Zoja e Këshillit të Mirë - Pajtore e Shqipërisë Fotaq Andrea: Shqiptari, ky sizif - Fat tragjik në mbijetesë shekullore Fotaq Andrea: Shqipëria në NATO, një kontribut me zanafillë të lashtë Fotaq Andrea: Festa e luleve për Skënderbeun Fotaq Andrea: Jeta e Klementit XI, sovranit Papë Fotaq Andrea: Skënderbeu i ri dhe origjina e kalorësisë së lehtë franceze - Letër Z. Ylli Polovina Fotaq Andrea: ''Gjergj Kastrioti Skënderbeu'' i Rembrandit Fotaq Andrea: Engjëllorët në Francë dhe figura emblematike e Pal Engjëllit - Gjaku shqiptar në Evropë Fotaq Andrea: Figura e Nënë Terezës nën penën e autorëve francezë Fotaq Andrea: Moj shqiptarka këmbëlehtë Fotaq Andrea: Dy artikuj të priftit shqiptar në mërgim Françesk Karma, më 1933 dhe 1934 Fotaq Andrea: Moda “Dora d’Istria” në Paris dhe disa episode të panjohura nga jeta e Elena Gjikës Fotaq Andrea: Dora d’Istria - Princeshë e kulturës evropiane Fotaq Andrea: Edit Durham, Xhonturqve, në gusht 1911: “Ju e humbët përgjithnjë Shqipërinë” Fotaq Andrea: Letër e priftit shqiptar Françesk Karma më 1933 Fotaq Andrea: A është Napoleon Bonaparti me gjak shqiptari? Fotaq Andrea: Nderim për trimat francezë që prehen në varrezë të Korçës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora