E marte, 23.04.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Ismail Lulani

E merkure, 06.06.2007, 07:26 PM


Ismail Lulani
Ismail Lulani lindi në Tuz (Mal i Zi) ne vitin 1933, jetoi e punoi në Shkodër. Mbaroi shkollën për ndihmës mjek dhe më pas vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1963-1967. Në 1967 mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë . Punoi si profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë e pastaj profesor në Liceun Artistik "Prek Jakova", Shkodër e më pas piktor në profesion të lirë.

I. Lulani ishte shumë aktiv në krijimtarinë e tij. Ka pikturuar tema historike, pejsazhe, portrete…Kishte mbi 50 vjet që krijonte në të gjitha gjinitë e pikturës. Piktura ka qenë pasioni i hershëm i tij i mbartur që nga koha e fëmijërisë. Vit pas viti ky pasion iu shtua aq sa djaloshi në ato kohë nisi të ndiqte kurset e pikturës pranë shtëpisë së kulturës në Shkodër e më pas mori rrugën drejt Insitutit të Lartë të Arteve. Mori pjesë në të gjitha ekspozitat e hapura në qytetin e Shkodrës dhe në ekspozitat kombëtare në Tiranë. Ishte një nga themeluesit e Shkollës së Arteve Vizive në Shkodër.

Për meritat e tij në fushën e pikturës dhe kontributin që dha për zhvillimin e Kulturës Shqiptare është nderuar me tituj të ndryshëm nga qeveria.

Në 1979 iu akordua titulli " Piktor i Merituar",
Në 1989 titulli i larte - "Piktor i Popullit", titulli "Naim Frasheri" i Klasit te pare.
Me 1999 mori pjesë në Biennalen e Romës në seksionin Arte Visive dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë.

Punimet e tij gjenden në të gjithë botën (kryesisht shtetet europiane).Rreth 20 krijime të penelit të tij janë në arkivën e Galerisë së Arteve.

Ndryshoi jetë në tetor, 2002!
P.S. Lulani eshte nje nder piktoret me te mire shqiptare dhe nje nder me te preferuarit e mi.

Një nga Betejat e Gjergj Kastriotit

Vallja

Plaku dhe Plaka


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora