E premte, 29.03.2024, 03:43 PM (GMT)

Mendime

Refik Hasani: Marrëveshja e Konçulit të rishikohet

E marte, 20.12.2011, 07:59 PM


MARRËVESHJA E KONÇULIT TË RISHIKOHET

 

Shkruan: Refik HASANI

Që nga koha e arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit   , asnjë takim nuk është mbajtur për tu konsultua,vlerësuar implementimi  i këtyre pikavë në prakti , u bën një dekad , të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t'i shohim të ksaj marrëveshje . Për këtë kohë edhe nenet dhe preambula e çdo kushtetute më të avancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet . Beogradi sigurisht nuk do të kërkon për anët që jan duke u  implementuar ,për  rishikim apo plotësimin eventual të ksaj Marrëveshje .

***

Popullata shqiptare ishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmes UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Me kërkesën dhe këmbëngulësinë e faktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohen të drejtat individuale dhe kolektive të kësaj krahine. Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s,Piter Fejt, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe UÇPMB-së . Kjo marrëveshje ishte rezultat  që u arritë duke u konsultuar të gjithë lidereët të partive politike , Drejtues politik të ushtrisë son dhe Komandanti  i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket  Musliu.

Një dekadë pas .. .

Sa i përket  marrëveshjes nga kufizimet  pika a) , thotë , citojm : a) Pal?t pranojn? q? KOMKFOR –i , n? k?t? faz?, ta ruaj autoritetin n?n kushtet e Marr?veshjes Tekniko-Ushtarake mbi Zon?n Tok?sore t? Siguris? dhe Zon?n Ajrore t? Siguris?. Ata pranojn? KOMKFOR-in  si autoritet t? vet?m, i cili vendos n?se, dhe n?n çfar? kushte, forcat e RFJ-s? lejohen t? kontrollojn? dhe kthehen gradualisht  n? Zon?n Tok?sore t? Siguris?. N?se ai vendos t? lejoi  nj? rihyrje t? till?, zonat n? t? cilat forcat   e RFJ-s? mund t? hyjn?,  do t? jen? t? dedinuara gjeografikisht  dhe nj? definicion e i till? do t’i z?vend?soi  referencat e m?parshme,  t? dh?n? n? k?t? marr?veshje, mbi  ,, lokacionet e tanishme ” .  N? t? gjitha aspektet e tjera, kushtet e dh?na do t? vazhdojn? t? vlejn? , përfundon pika e marrëveshjes . Pra Beogradi ka stacionuar për gjithe vijë s kufitarë që kufizohet me Kosovën dhe shumë afërë së ksaj  zone   .

***

Kurse sa i përket  marrëveshjes nga Modalitetet , pika c) , thotë , citojm : Pal?t pajtohen t? ruhen pozicionet  e tanishme t? forcave t? tyre  t? armatosura, me p?rjashtim t? armatimit t? r?nd? rreth Buajnocit, t? cilat duhet t? kthehen n? kazerma, e jo t? shfryt?zojn? arm?pushimin p?r t’i ndryshuar pozicionet e veta , përfundon pika e marrëveshjes . Serbia armatimin e rëndë e ka jashta kazermave veçmas në Medvegjë , Malësi të Bujanocit në vendin e quajtur Sitili dhe mbi qytetin e Preshevës te livadhi i shehut  .

Kjo marrëveshje ka shumë arsye të rishikohet  , pasi:

Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës.Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet , duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë
- Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona ,
- Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar  ,
- Kemi baza të shumta ushtarake si ,,Cepotina" ,  ,,Sitilia " dhe fusha mbi qytetin e Preshevës i quajtur Livadhi i Shehut dhe pjesë të tjera në rajonin e kësaj krahine shqiptare ,
- Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanime dhe lokalitete shqiptare ,
- Policia multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj krahine ,
- Shqiptarët në hierarkinë komanduese në policin multietnike nuk janë të përfaqësuar ,

***
  rishikohen pikat e ksaj  marrëveshje  

Jo vetem banorë i asaj ane por ky është mendim i shumë aktivistëve dhe veprimtarëve  që të rishikohet  ky nënshkrimi . Kjo mund ta bëhet  në forma të ndryshme dhe mbështetur në shumë argumente. Së pari ishte kënaqësi dhe privilegj për firmosjen e një dokumenti për ndaljen e luftimeve, po aq me rëndësi është edhe rishikimi i këtyre pikave të dakorduara atëher . Edhe ky publikim yni do të ndërgjegjësojë sadopak që vërtet të mendohet përë këtë . Përveqë Ridvan Qazimit – Kamandant LESHI  që është tani dëshmor të gjithë akterët e tjerë jan të gjallë  dhe këtë mund ta bëjnë pas një takim-konsultimi dhe me një deklaratë të përbashkët publike duke arsyetuar rishikimin e këtyre pikave .

***

Marrëveshja e Konçulit vërtet ishte dokumenti i parë që shqiptarët e mbetur nën administrimin e Beogradit arritën nën prezencën, ndërmjetësimin dhe monitorimin e faktorit ndërkombëtar të firmosin një marrëveshje të njohur edhe ndërkombëtarisht dhe me obligime të barabarta. Së paku kërkesa dhe deklarimi i të nënshkruarit në këtë marrëveshje automatikisht do të zgjonte kureshtjen e faktorit politik dhe ushtarak jo vetëm ndërkombëtar, por edhe atij serb.

Pasi asnjëherë deri më tani faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar nuk e ka pasur të arsyeshme të ftojë një takim konsultativ lidhur me atë se sa janë të kënaqur shqiptarët e kësaj krahine me respektimin e kësaj marrëveshje.

Ne shqiptarët nuk duhet të presim që iniciativa për një takim konsultativ do ta bëjë Beogradi sepse as që ka kërkuar dhe pranuar për një marrëveshje për dhe me shqiptarët . Një ndër arsyet e shumta për rishqyrtimin e kësaj marrëveshje është pasi jo që nuk janë amnistuar ushtarët e UÇPMB-së, po përkundrazi për ditë ndiqen , keqtrajtohen dhe burgosen .

Çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare

Duhet të jemi të vetëdijshëm që çështja e shqiptarëve nga krahina jon e mbetur nën administrimin e Serbisë nuk është zgjidhur. Prandaj, u bëjm apel publik të gjithë ushtarëve dhe ushtarakëve, ata që sakrifikuan më së shumti, të gjithë liderëve të partive politike nga krahina jonë të marrin një vendim dhe të dalin unanim me një qëndrim publikisht që marrëveshja e Konçulit të analizohet dhe të plotësohet .

Së paku të tërhiqet vemendeja që pikat e ksaj nuk jan duke u respektuar .
Çdo nismë për të filluar që kjo marrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni . Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësi dhe me padrejtësi të madha . Kjo të rikthehet edhe një herë në një marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj. Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin për sjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveçqë bëri ndërmjetësimin, nuk është e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi të pikave të kësaj marrëveshje. Popullata shqiptare nga kjo krahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojë referendumin më 1 e 2 mars 1992 për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën amë. Mbi të gjitha ka ditur ta bartë barrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës . Por , edhe do të  marrë përgjegjësit e kësaj ane kanë ditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që do ta garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Kur kemi ditur të gjithë këto është momenti pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar, atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtë marrëveshje.

Të gjitha  Marrëveshjet e lidhura nën prezencën e shqiptarëv dhe për ne , si :   Marrëveshja e Rambujes , e Kumanovës  , e Ohrit , Marrëveshja e Konçulit  më së paku  përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajtur për  mbi dhjetë   .  Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje , prandaj të gjithë akterët duhet të kërkojn të rishikohet pasi nuk është implementuar si duhet  . Pala serbe ishte pyetur, konsultuar edhe për detaje, por nuk kishte pranuar ta nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk iu ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora