E shtune, 20.04.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Mendime

Elinda Marku: Amerikani që ka mall për Shqipërinë

E hene, 19.12.2011, 08:58 PM


Amerikani që ka mall për Shqipërinë

 

Nga Elinda Marku

 

Ani Sharpe, nga i vendi i liqenit pa kufi të Lasgush Poradecit jeton në shtetin Michiganit prej viti 2000, vit kur vendosi të lidhë jetën e saj me Kevin Sharpe një audioinxhiner dhe producent muzikor mjaft i njohur jo vetëm në Michigan, por edhe më gjërë. Ndihet mirë me jetën që ka ndertuar me Kevin dhe djalin e saj Keisi, që tani i ka kaluar 8 vitet në shtetin ku jetojne të paktën 180 000 mijë shqiptarë, i njohur për 64988 liqene ose siç quhen në anglisht "Lakes and Pands". Tani i duket e largët data 29 korrik e vitit 2000 kur bëri dasmën e saj në Pogradec me tradita e zakone shqiptare…! Me mall e kujton ditën e largimit të saj nga vendi i lindjes, sikundër kujton po me mall datën 17 shtator kur nusëroi në USA me tradita dhe zakone krejt të ndryshme nga të shqiptarëve …! Në vitet e para të jetës së saj, në kontinentin e shpresës së mirë, Ani punoi si menaxhere në një nga kompanitë më të mëdha në të gjithë Amerikën, “Wallmart”. Ndërkohë Kevin, bashkeshorti i saj punonte si audio-inxhinier, “Ogilvy and Mather” Ford Comerial, pranë kompanisë më të madhe dhe me të njohurën jo vetëm në kontinentin amerikan për prodhimin e makinave, Ford.

Ani dhe Kevin Sharpe, dy njerez të largët nga prejardhja gjeografike, nga prejardhja e gjuhës e traditave, tashmë te dy janë po aq të afërt e po aq të lidhur, si të jenë të së njëjtës gjuhë, rrace e traditë. Keisi, djali i tyre 8 vjeçar është bir amerikani, sikundër nip pogradeci, dhe siç tregojnë prindërit e tij, ai është krenar që është bir amerikan, ashtu edhe nip shqiptar.

Kur i takon dhe shijon një kafe me ta… vetishëm kupton se Kevin Sharpe nuk ra në dashuri vetëm me një vajze shqiptare… sepse teksa flet me të… kupton njeherazi edhe dashurinë që ai ka për Pogradecin, për Shqipërinë e largët, në fakt të afërt tashmë për të . Sepse jeta e Kevinit nuk eshte e lidhur thjeshtësisht vetëm me bashkëshorten e tij dhe me familjen e saj , por edhe me Shqipërine, për të cilën pohon se e zë malli shpesh .

Kevin Sharpe …producenti i njohur por i dashuruar me liqenin e Poradecit, kur fillon e të tregon për Pogradecin që ai e do shumë… Tregon si të ketë qënë dje në Shqipëri për bukuritë e qytetit të liqenit, për liqenin hijeplotë, që e quan një ndër liqenet më të bukur në glob… , për bujarinë dhe mikpritjen e banorëve të zonës…, për koranin që nuk e gjen askund në botë për nga shija dhe hijeshia që ka …

Flet me pasion, sikur do të ketë frikë se koha e rrëfimit të tij të mbarojë për Shqipërinë, të cilën e ka vizituar thuajse qytet më qytet. E, teksa tregon, duket sikur Shqipëria të jetë vendlindja e tij e dytë. Është lindur dhe rritur ne Michigan, shteti ku një banor i tij nuk gjëndet kurrë më shume se 10 km larg njërit prej liqeneve të tij të shumtë.

Por ja që Kevini vazhdimisht flet për liqenin e Pogradecit i mrekulluar, sikur atje të ketë zbuluar kuptimin e vërtetë të krijesës së ujtë që u quajtka liqen … Kevin Sharpe, audioinxhiner dhe producent muzikor, ka punuar nga viti 2003 deri në vitin 2006 në kanalin televiziv Fox 2, kanali televiziv më në zë jo vetëm në Michigan por edhe më gjërë. Ai punoi për PBS në filmin televiziv për fëmijë, “My bedbugs” transmetuar nga Fox2 për tre vjet rrjesht, që është transmetuar një orë për çdo ditë. Filmi që shënoi një numër rekord shikuesish ka fituar 13 çmime “Emmy Award” vetëm për vitin 2006 dhe 38 çmime për gjithë sezonin. Ai kujton me nostalgji se si veç punës së inxhinierit të zërit, shkroi skenarin e njërës prej serive të këtij filmi dhe konkrerisht serisë me titull “Space adventure” (“Aventura në hapësirë”), Bëhet fjalë pra, për filmin televiziv për femije, “My bedbugs” një ndër filmat më edukative, më të njohur, më të suksesshëm dhe më të ndjekur nga fëmijët. Dhe pikërisht për “Space adventure” (Aventura në hapësirë) Kevini Shape fitoi “Globin e Artë” si producenti më i mirë në Michigan. (The Best Pruducent in Michigan).

Gjatë të tria viteve të këtij transmetimi, Kevin është kurorëzuar tri herë me çmime awards, për punën e tij si Producenti më i mirë, ( The best audio post production) dhe , “The National Academy of Television Arts and Sciences”.

Ishte viti 2007 kur Ani Sharpe, mbasi kishte njohur aftësitë profesionale të Kevinit, vendosi të tërhiqej nga puna që bente si menaxhere në “Wallmart”. Kishte menduar më tej, që aftësitë dhe eksperiencën e saj shtatë vjeçare në menaxhim ta vinte në sherbim të talentit të bashkëshortit të saj. Ishte kjo, koha kur Ani dhe Kevini, hapën studion e tyre të produksionit muzikor “metro37 ”, një studio e cila brenda dy viteve u bë një ndër studiot më në zë e më të suksesshmet jo vetem në Detroit, dhe Michiganin që numuron më shumë se 10 milionë michiganas, por që arriti të bashkëpunojë me këngetarë e grupe muzikore të karrierës dhe të famshëm në të gjithë Amerikën.

Konkretisht prej ketij viti dhe vazhdim, “metro 37” bashkëpunon dendësisht me, Hank Williams, i cili mban titullin “master inxhinier” dhe që bashkëpunon çdo ditë me, Taylor Swift, Brad Paisly, Blake Shelton, Alice Cooper, Cliff Richard, Zac Brown Band, Kieth Urban, Allison Krause, Robert Plant , Toby Keith, Tim McGraw dhe Reba etj. Rastësisht u gjenda në studion e Anit dhe të Kevin, pra në studion “metro37” ditën kur erdhi artisti i madh Lloyd dhe Lil Wayne, të cilët brenda ditës edituan këngën e tyre më të fundit, nga Kevin. Titulli i këngës është: “Dedication to my ex”. Kjo qe për mua jo vetëm një suprizë dhe kënaqësi e jashtëzakonshme, por u përshkova nga një ndjesi e rrallë krenarie, teksa shqiptarja Ani Bakollari (Sharpe) pret e përciell  bashkepunime në studion e saj me yje bashkëkohore të ketyre përmasave. Gjithashtu, “metro 37” bashkëpunojnë edhe me “Interscope IMF”, “ Universal Music Group”, “Sonny Production” kompani produksioni keto më të mëdhatë e më të njohurat në botë. Mjafton që lexuesi i ketij shkrimi të klikojë online në “Univerale Music Group” ose ne www.metro37.com për të shikuar gjithë listen e artistëve, grupeve të muzikës me të cilët bashkëpunon kjo studio produksioni.

 

“Metro37” ka si president të saj producentin e suksesshem Kevin Sharpe, menaxhuar me shumë vëmëndje dhe përkushtim nga shqiptaria pogradecare Ani Sharpe. (CEO). Ani Sharpe, me këtë bisnes të suksesshem jo vetëm ka arritur një mirqenie për familjen e saj, por ka arritur të organizojë me Kevini, koncerte dhe aktivitete bamirësie për femijët që vuajnë me autizëm, për ato fëmijë që dhe pse kanë probleme shëndetësore, spikasin për talentin e tyre në muzikë.

Këtë aktivitet fillimisht ata e nisën në ndihmë një vajzë e cila luante mrekullisht bukur në kitarë, por që për arsye të sëmundjes që kishte , talenti dhe ëndrra e saj për t’u bërë kitariste, kishin mbetur jashtë vëmëndjes së shoqërisë për’rreth. Dhe, Kevin që nuk ishte ndarë kurrë nga bota e fëmijëve, as tani mbas largimit nga filmi për fëmijë dhe televizionit PBS, iu përkushtua bashkë me Anin kësaj “aventure”. Organizimin e koncerteve, menaxhimin e aktiviteteve në ndihmë të fëmijëve me probleme shëndëtësore, por me të dhëna të veçanta për të kënduar, apo luajtur në instrumente muzikore, si piano, organo, kitarë, flaut etj. Të gjithë lekët që mblidhen nga koncertet që Ani me Kevin oragizojnë çdo 17 shtator, shkojnë si ndihmë direkt tek fëmijet që ato kanë zgjedhur t’u gjinden e t’i ndihmojnë. Ani dhe Kevin kanë zgjedhur datën 17 shtator për koncertin më të madh të vitit, që bëhet enkas për këtë qëllim, pikërisht diten kur ato u martuan dhe lidhen kurorë në Amerikë. Keshtu pra, e festojnë çdo vit përvjetorin e martesës ky çift. Nga ky aktivitet çifti Sharpe, ndihmojnë me të ardhura financiare këta fëmijë dhe prindërit e këtyre fëmijëve, por kështu edhe i inkurajojnë e i mbështesin edhe moralisht teksa u japin kënaqesinë dhe krenarinë që nuk tregohet, po qe se nuk i shikon vetë sytë e këtyre fëmijëve, teksa të paktën një herë gjatë fëmijërisë, këta fëmijë shpallen dhe ndihen “Superstar” të vërtetë. Ndërkohë, gjatë kohës tjetër të vitit, kur nuk bëhen koncerte, prezantime albumesh të reja, ose aktivitete me bashkepunëtorët e “metro37” shkojnë në çdo shkollë të qytetit ku jetojnë , Troy city, dhe interesohen që të krijojnë kontakte më femijë të lindur me autizëm, prindërit e të cilëve nuk e përballojnë dot blerjen e instrumentit muzikor që luan fëmija e tyre, por e marrin me qera, dhe “metro37” ua bën dhuratë instrumentë muzikorë për raste festash, pikërisht këtyre fëmijëve. Krijojnë lidhje e bashkepunim me ato shkolla që nuk e përmbajnë në programet e mësimdhënies lënden e muzikës. Në rastet kur ndonjë nga shkollat që kanë, qoftë edhe vetëm një fëmijë me autizëm dhe që është lidhur ngusht me muzikën, studioja “ metro 37” sponsorizon shkollën , që të mund të mbajë në stafin e saj të mësues të lëndëve të muzikës. Pra, Ani edhe pse i propozoi të shoqit të largohej nga filmi për fëmijë që të hapnin bisnesin e tyre, asnjëherë nuk e ka ndarë Kevinin nga bota e fëmijëve, përkundrazi edhe ajo vetë, ka krijuar një lidhje pothuaj prindërore me femijët që ajo i quan, jo fëmijë të sëmurë, por fëmijë Special. Kevin i cili ndihet aq krenar për shqiptaren e tij, po kaq ndihet krenar për këtë lidhje speciale, (do ta quaja unë) që kanë krijuar me këta “fëmijë special” (siç i quan Ani) jo vetëm si çift, e si familje por, dhe si producente e si studio “metro37”. Familja Sharpe ditëve të diela, marrin pjesë në meshën e madhe që organizohet në Kishën Evangjeliste, e cila e transmeton meshën e saj në Radion Lokale të Detroitit, direkt në kanalin WMUZ, ku Kevini është i aktivizuar si audio-inxhinier, (teknik zeri) për gjithë transmetimin radiofonik të aktivitetit të kësaj kishe.

 

 “Metro 37” me dt 17 dhjetor ka organizuar koncertin e madh të mirënjohjes ndaj të gjithë atyre muzikantëve,këngëtarëve, grupeve muzikore dhe miqve për bashkëpunimet gjatë vitit 2011, me këtë studio, me rastin e festave të mëdha të Krishtlindjeve. Dhe, po me këtë rast, në këtë koncert “metro37” do të prezantojë, albumin me të ri të grupit muzikor “34Bliss” album i cili u realizua nga producenti Kevin Sharpe.

 

Së tanishmi, Ani Bakollari,Sharpe, shqiptarja nga Pogradeci thotë se ka një ëndërr. Një ëndërr, jo më pak të bukur se sa ëndërrat që ka realizuar deri më tani. Që të mund të krijojë lidhjet me vendin e saj, jo vetem si bijë e atij vendi të cilin e viziton krejt privatisht e pa asnjë bujë, por të lidhë studion e saj, punën dhe suksesin e saj dhe të Kevinit me muziken shqiptare, për bërë të mundur bashkepunimin me muzikantë, grupe muzikore dhe këngëtarë shqiptare. Meqë, ashtu siç edhe i thotë shpesh të shoqit, në pozitat e një prej producentëve më të mirë këtu :- Në Shqipëri jo vetëm që këndohet bukur dhe shijohet muzika, por në Shqipëri ka yje të mëdha paçka se një vend i vogël! Tashmë Ani e ka drejtuar vemendjen e saj , sytë dhe deshirën e Kevinit, tek krijimi i një ure bashkëpunimi me producentë, këngetarë e muzikantë shqiptar. Teksa i ben vazhdimisht pyetje retorike vetes:

“Pse të mos njihet e të bëhet edhe kënga shqiptare edhe këngëtari shqiptar një yll i vërtetë edhe në Amerikën e largët por, që në fakt nuk është më dhe aq e largët sa na ishte, as aq e largët sa ç’na duket?!” Keshtuqë, edhe amerikani që e zë malli për Shqiperinë, çmallet në mënyrë të dobishme me Shqipërinë, për muziken shqiptare.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora