E premte, 19.04.2024, 02:30 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: A i duhet në drejtim të së majtës xhaketa e vjetër- Kastriot Islami?

E hene, 19.12.2011, 08:59 PM


A i duhet në drejtim të së majtës xhaketa e vjetër- Kastriot Islami?

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Përsa i përket z. Islami problemi nuk qëndron nëse do të largohet apo jo nga partia ky individ, dhe unë nuk besoj të ketë përjashtime nga partia por që duhet të largohet nga drejtimi kjo është një masë e nevojshme për të. Z.Islami c`ka dhënë e ka dhënë dhe rezultati  është praktikisht zero në politikat e së majtës shqiptare e aq më pak për Shqipërinë, sepse cdo gjë që e ka bërë  ka patur parasysh atë që e ka vendosur në krye të së majtës gjithë këto vite: R.Alia, së bashku me të tjerët.  Prania e tij ka bërë që PS të dukej më shumë komuniste sesa Socialiste apo social-demokrate apo më pak, një parti e majte perëndimore, sepse këtu nuk qëndron problemi se sa herë ka shkuar dhe dëshëron të shkojë ky individ në kryeqytetet e Europës perëndimore, por  se kush e ka cuar (në të kaluarën) por dhe sot, dhe cfarë mesazhesh i ka sjellë së majtës dhe elektoratit.

 Sigurisht një nga përfaësuesit më në zë të bartjes së mentalitetit të vjetruar dhe anakronik në drejtimin e të majtës është dhe  trockisti i vjetër Kastriot Islami i cili pavarësisht se përbënte në fillimet e `90  një nga `të rinjtë me eksperiencë të  përfaqësueses të së majtës së reformuar`, eksperienca tregoi se edhe ai së bashku me xhaketat e vjetra pjesë të ish-nomeklaturës së kuqe, nuk i dhanë asgjë demokracisë së re që po ndërtohej, përjashto rastin e Fatos Nanos i cili dhe disa mesazhe emancipimi.

 Përvec qenies së tij si përfqëues  nomeklaturës së kuqe, z. Islami (së bashku me gardiën e vjetër të së majtës e cila u fut në të gjitha partitë e majta e të djatha me porosi),  ka qënë një nga pengesat e shumta,  i caktuar nga Ramiz Alia, dhe është gjithashtu një nga faktorët për shkak të të cilëve Shqipëria po e merr kthesën kaq ngadalë, që Shqipëria mezi po integrohet, sepse prania e tij, ashtu si dhe e ish-nomeklaturistëve të tjerë në PS, ishte dhe ështe shkaku që Europa  dhe SHBA nuk e shihnin dhe e shohin me sy të mirë këtë parti pseudo të majtë e cila brenda një dite na u shndërrua si me magji në një Parti të majtë sistemit të ri  demokratik, ishte ky shkaku që konflikti politik me partitë e djathta ishte është dhe do të jetë i ashpër derisa këta individë të mos jenë në drejtim, është ky shkaku së bashku me ish-nomaklaturistët e kuq në të dy krahët e politikës shqiptare  që nuk u miratua ligji për lustracionin që në 1992-1993 ashtu sikundër u miratua në Poloni, Ceki dhe Slloveni,  por dhe sot e kësaj dite projekt-ligjet për këtë qëllim bëhen jo të sakta por evazive.

A nuk është turp që këta individë  të ankohen tek organizmat e huaja porsi kalamanj duke  u thënë:... na ndihmoni që të mos na përjashtojnë nga partia...?

Unë me këtë rast nuk dua ta mbështes  Edi Ramën në konceptet e tij autoritariste, por mendoj se ai ka të drejtë të largojë nga postet 20 vjecare drejtuese këta pinjollë të komunizmit. Le të rrinë këshilltarë apo le të merren me analiza politike, por jo të drejtojnë apo të bëjne rolin e të dyzuarit edhe të ndërmjetësit pa i thënë kush, ose të bëjnë rolin e kritizerit vetëm kur i lëkundet karrikja. Këta njerëz më mirë le të dalin në pension.

Problemi tjetër që dua të shtoj  në vazhdim të problemeve që ka PS dhe e majta në përgjithësi qoftë për shkak të mos gjetjes së rrugës së drejtë për të përballur të djathtën, qoftë për mungesën e programit elektoral të saktë dhe premtues, është se si duhet të vijë në pushtet kjo e majtë. Dihet nga cdo kush se Maxhoranca  e ka kapur drejt zgjidhjen e disa aspekteve kardinale për të ardhmen e vendit si:

-zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike të cilën e majta nuk e zgjidhi dot,

-zgjidhjen e problemit të përmirësimit të rrugëve të cilat shkurotjnë kohën, nxisin tregëtinë,shtojnë mundësitë e punësimit, afrojnë integrimin,

-problemin e ujit i cili githastu është i rëndësishëm.

Atëhere del pyetja: si do ta konkurojë e majta  në zgjedhjet e ardhshme- Maxhorancën e sotme? Duke sharë Berishën?-  në se do të drejtojë bateritë politike  me sharje do të bëjë shumë gabim,

Apo duke mos bërë fare program sepse e di që elektorati i majtë voton verbërisht?-  gjithashtu shumë gabim dhe kjo.

Me këtë rast po paraqiten këtu, disa opsione të cilat xhaketat e vjetra e kanë penguar ose nuk kanë dashur ti japin si alternativa.

Lëvizjet e shumta taktike dhe organizimi i ri politik i Partisë Socialiste sigurisht është një pasojë e presionit ndërkombëtar i kombinuar dhe me presionin e brëndëshëm të lidervëve të tjerë politikë të së majtës të cilët  nuk u pëlqen autoritarizmi.

 Mos qenia dakort me autoritarizmin është një dukuri  e vazhdueshme sot në të gjithë politikën shqiptare por vërehet gjithashtu edhe paradoksi i njohur shqiptar që na kujton fare  qartë  aforizma shqiptare: bëni si them unë por mos bëni si bëj unë`. E vërteta qëndron se edhe kundërshtarët më të vendosur të autoritarizmit në të majtën shqiptare pa dyshim që do të silleshin si autoritarë nëse do tu jepej mundësia të drejtonin jo vetëm partinë politike por dhe kudo, dhe kjo për shkak të mentalitetit drejtues të kësaj klase politike 9 përfshi dhe të nderuarin e të respektuarin Kastriot Islami), klasë e cila ende nuk është reformuar  por ka ne njohuritë e saj vetëm një mënyrë e metodë drejtimi,  mënyrën e drejtimit të Partisë së Punës,  të vetmen mënyrë të cilën e kanë mësuar mirë.

Sigurisht Demokracia shqiptare e cila paraqitet para shqiptarëve dhe para syve të  Europianëve perëndimorë është një demokraci e cunguar  pa standardet që kërkohen  dhe e mbarsur me elementët reminishentë politikë, ekonomikë dhe socialë të së kaluarës,.

Mungesa e demokracisë brenda partive të mëdha dhe më tepër tek partitë e koalicionit të majtë,  sigurisht vazhdon të reflektojë dhe mungesë të demokracisë në shoqërinë shqiptare, por e ardhmja sigurisht është kalimi gradual në një demokraci të zhvilluar në të ardhmen sepse brezat e rinj krahas arsimimit të lartë po marrin dhe kulturën perëndimore të të menduarit dhe të drejtuarit.

Prania e Edi Ramës në drejtim megjithë pasojat negative të disa veprimeve të pastudiuara të tij  është duke dhënë disa rezultate pozitive si: largimi nga drejtimi i xhaketave të vjetra në të cilat përfaqësuesi ryesor është z.Islami, (por jo nga partia), si dhe organizimi dhe menaxhimi më i mirë i resurseve partiake dhe mbështetësve dhe simpatizantëve të sëmajtës përballë kundërshtarit të fortë dhe shumë konkurrues PD, koalicionit të saj dhe kryetarit gjithashtu autoritar të saj Sali Berisha.

Nëse gjatë këtyre viteve strategjia e PS ka qënë kundërshtimi i rreptë deri në ekstrem  (bojkoti) ndaj veprimeve të maxhorancës  kjo ka patur arsyet e veta të justifikueshme në katër drejtime:

-           Dyshimet për korrupsion të rëndë ne rrugën Durrës Kukës,

-           Dyshimet për korrupsion të rëndë në ngjarjen e Gërdecit

-           21 janari

-           Dyshimet e rënda për manipulim të zgjedhjeve të 29 qershorit 2009 dhe të majit 2011

Në këtë drejtim një nga zërat kundër veprimeve të forta të së majtës ka qënë z. Islami i cili kundërshtimet e tij i ka patur mesa duket më tepër klienteliste se sa parimore dhe kjo mund të konfirmohet nga këmbëngulja e tij ndaj qëndrimeve të Maxhorancës sidomos kundër bojkotit, por në asnjë rast ky zotëri nuk ka dhënë ndonjë alternativë të dobishme se si mund të bëhet oponencë dhe se si veprimi opozitar do të mund të ketë sukses ndaj veprimeve të dyshimta të maxhorancës.

Nëse E majta po vazhdon të reformohet ajo do të mund të bëhet një faktor me të vërtetë konkurrues për të marrë pushtetin vetëm duke realizuar disa detyra kryesore të cilat përputhen dhe me 12 kërkesat për integrim të formuluar nga BE:

-           Largimin nga drejtimi i të majtës - i xhaketave të vjetra,

-           Realizimi i një programi elektoral konkurrues

-           Krijimi i një koalicioni të gjërë me partitë e majta dhe me faktorë të tjerë të shoqërisë pa asnjë paragjykim,

-           Bashkëpunimi me Maxhorancën për probleme kombëtare.

Fermentimi i vazhduar brënda së majtës e kryesisht brenda PS, është në fakt një dukuri pozitive dhe do të japë efektet e saj në zgjedhjet e 2013 nëse do të realizohen ato pika që përmënda më sipër, pavarësisht nga zërat e xhaketave të vjetra të cilat mesa duket deri në fund do të pengojnë integrimin pavarësisht argumentave në dukjë të sakta, por sikundër se thuhet- argumantat e sakta të thëna nga njerëz të gabuar mund të kenë efekte negative në procesin e zhvillimeve pozitive në gjirin e së majtës shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora