E premte, 19.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Barak Obama: Mirë se erdhët në shtëpi!

E diele, 18.12.2011, 08:23 PM


“Mirë se erdhët në shtëpi”.

 

Këto ishin fjalët që presidentit amerikan, Barak Obama, nuk i mjaftonin t’i thoshte vetëm një herë, por i përsëriste dhe i ripërsëriste para disa ushtarëve të SHBA-së, të kthyer nga Iraku në prag të fundit të luftës thuajse nëntëvjeçare.

 

Ai i falënderoi ata dhe familjet e tyre për vitet që i sakrifikuan dhe shërbimin që i bënë shtetit, me zotimin se do të luftojnë deri në fund.

 

Duke folur para ushtarëve në Fort Brag, në Karolinën Veriore, Obama tha se ai dëshironte ta shënonte këtë moment historik në jetën e vendit dhe të ushtrisë amerikane.

 

Zoti Obama tha se trupat ushtarake amerikane po kthehen kryelartë, por nuk foli shumë gjatë për fitore, duke thënë se reduktimi i dhunës në Irak është "një arritje e jashtëzakonshme".

 

"Është më e vështirë t'i japësh fund një lufte sesa të fillosh një", u tha Obama rreth 3 mijë ushtarëve, të cilët brohorisnin në shenjë miratimi për fjalët e presidentit.

 

Nga lufta në Irak kanë humbur jetën më shumë se 4,500 ushtarë amerikanë. Para dy ditësh, Obama tha se lufta në total ka kushtuar më shumë se 1,000 miliardë dollarë.

 

Përfundimi i luftës në Irak përmbush një premtim që e ndihmoi Obamën t’i fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2008. (g.k.)

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora