Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet këngëtarja e polifonisë Mimoza Kosturi: Albumi i fundit një ëndërr e bukur

| E diele, 18.12.2011, 08:12 PM |


Nina Mula dhe Suzana Frashëri kanë qenë mësueset e mia perfekte

Albumi “vajzë e valëve” më dha një jetë të dytë

Neço Muka mbetet legjendë e këngës labe

 

Nga Albert ZHOLI

 

Mimoza Kosturi mbaron Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1992 në degën e kantos në klasën e pedagoges Suzana Frashëri. Në vitin 1994 e në vazhdim punon si redaktore e muzikës në redaksinë e muzikës në Radio Tirana. Pjesëmarrëse në festivalet e romancës shqiptare dhe festivalet e këngës popullore të përpunuar. Në vitin 2002 realizon recitalin televiziv “Ti që më rrite që vajzë” me repertor popullor dhe klasik shoqëruar nga orkestra e RTSH. Në vazhdim të koncerteve të saj recitale në vitin 2006 sjell një përzgjedhje të romancave shqiptare në shoqërimin e të mirënjohurve Radoja, Piciri dhe Prosi. Në vitin 2008 vjen koncerti i saj recital “Me dashuri, për dashurinë” me këngë popullore të përpunuara për vokal dhe trio instrumentale. Karriera e saj përfshin dhe angazhime jashtë kufijve: në Zvicër 2002, Itali 2003, si soliste e korit “Pax Dei”; në Korsikë më 2004 dhe Marsejë më 2007 në festivalin ndërkombëtar të polifonisë.

 

 

Çështë për ju kënga polifonike?

Kënga popullore është përjetësi. Një popull që nuk këndon vdes. Pa mushkritë e këngës popullore shpirti ynë do të ish më i varfër, më i thatë dhe ne do të na dukej ajri më i rrallë. Do të ndjenim vapë pa këtë gurgullimë të përjetshme që na i bën jetën më të butë dhe më me dritë. Në këtë thesar shkëlqen si një margaritar kënga labe, kjo kryevepër e kuturës së popullit shqiptar,  të cilën Unesko, kjo seli e mëndjes që zbulon vlerat e derisotme të njerëzimit, e pikasi, e shpalli monument të rrallë të kulturës botërore dhe e mori në mbrojtje. Ne kemi të drejtë të krenohemi që jemi krijuesit e njërës prej  mrekullive të  kësaj bote. Fan Noli, një nga mendjet më brilante të letërsisë shqiptare, në fund të jetës, duke shkruar testamentin e tij  la amanet ta varrosin me një këngë labe të kënduar nga labër safi.Sepse e di që ajo të bën të përjetshëm... Në këngën labe, e lashtë deri në mjegull, njerëzit përpara se të bashkojnë zërat, duhet të bashkojnë njëherë zemrat, fymën e tyre, të këndojnë si një mushkri e vetme e një njeriu. Me këtë këngë janë krijuar disa prej monumenteve më të ndritur të kulturës sonë shqiptare, duke filluar nga „Legjenda e urës“ ku muroset një grua e deri tek “Vajza e valëve“ .                                                                                                                                                                  

Foto ku është kënduar kënga e kurbetiti. Mund të na spjegoni diçka rreth saj?

 

           FOTO E KENGES SE KURBETIT :  Kjo  fotografi është historia e këngës së kurbetit interpretuar nga grupi i Sheperit ( Zagori) në FFK  në Gjirokastër në vitin 1973. Vargjet e kësaj balade kënge te poetes Vasilika Vasi frymëzuan interpretuesen Tefta Duda për të krijuar melodinë e saj mbi një këngë  të lashtë Zagorite . për të gjithë ata që përjetuan emocionalisht daljen për herë të parë (dhe të fundit ne publik)  duket sikur ajo skenë edhe sot përcjell jehonën  ushtuese të duartrokitjeve  të zjarrta të artëdashësve . Ishte një interpretim magjik i këngës dhe i të kënduarit të Teftës kur ajo , në momentin kulminant të saj heq nga koka shaminë e zezë dhe në vend të saj shpaloset shamia e bardhë... Një sukses i merituar i nje artisteje të mirënjohur të këngës popullore . 

 

Kush ndikoi në rrrugën tuaj drejt artit?

 

          Ambjenti zagorit ,historia e këngës së kurbetit, pasioni i prindërve të mij për këngën i ndërprerë padrejtësisht, dhe veçanërisht ndikimit që pati gjyshja ime Zoicë, interpretuese e rrallë e folklorit Zagorit, përcaktuan rrugën time drejt artit.      Fakti që studiova per kanto,   por prej 18 vitesh punoj në redaksinë e muzikës në Radio Tirana , interpretimi mbetet çështje pasioni dhe kënaqësie.  

 

Por ju jeni interpretuese e kolonave zanore të disa filmave. Mund të na përcillni disa?

 

   Krahas  koncerteve recitale  kam marrë kënaqësi të veçantë nga bashkëpunimet si interpretuese e kolonave zanore të filmit  "SHQIPTARI"  me kompozitorin ENDRI SINA, filmi " Një ditë e mrekullueshme " e regj IBRAHIM MUCA  kompozitor HAXHI DALIPI , dramën " GOMONE" E Mihallaq Luarasit një vepër skenike  ku kam interpretuar së bashku me aktorët e Teatrit Kombëtar në 15 shfaqje . Së fundi, me shumë kënaqësi por dhe me emocion interpretova kolonën zanore të dokumentarit të Pirro Milkanit për jetën e shkrimtarit  Isamil Kadare me kompozitor Aleksandër Lalo..  Por, ajo që nuk mbetet vetëm kënaqësi shpirtërore pasi ka ndikuar  padiskutim rritjen e pjekurisë vokale dhe interpretuese,  është të kënduarit  çdo të diel në meshën e kishës ortodokse , nën drejtimin e Mjeshtrit Milto Vako..

 

Në gjithë këtë rrugë 20-vjecare ku e keni gjetur mbështetjen?

 

 

      E gjithe kjo rrugë 20 vjeçare në kërkim të emocioneve të interpretimit  më ka pasuruar jo vetëm profesionalisht por edhe  shpirtërisht.           Gjatë punës në bashk

ëpunim me artistë profesionistë  të cilët mbajnë gjallë skenën koncertore sot brenda dhe jashtë vendit, kam patur ndihmën dhe mbështetjen e duhur dhe mbas çdo angazhimi kemi mbetur miq të mirë .Ata janë disa dhe mua më takon të mbetem gjithmonë mirënjohëse.  Koncertet janë pritur shumë mirë nga publiku por është për të ardhur keq që gjithe ajo punë  dhe investimi mbetet peng i një koncerti të vetëm. Do  doja të shkoja të jepja koncerte në ç'do qytet të Shqipërisë por problemi financiar e bën te pamundur këtë dëshirë.

 

Keni marrë pjesë ën shumë aktivitete. Çfarë keni përfituar ndaj tyre?

       Përkushtimi im shpirtëror për polifoninë ka ardhë  nga interpretimi për herë të parë në një festival polifonie në KORSIKE. E ndjej që funksionon brenda meje si një process, po e bluaj  për të kuptuar mirë se ç"mund ti shtoj si  profesionist. Ndoshta ka ndikuar efekti që ndjej kur dëgjoj grupet si AFILETTA , BARBARA FORTUNA, etj.  të cilët me një kujdes plot finesë e pasurojnë polifoninë korsikane me elemente tingëlluese bashkëkohore, e kjo i bën ata të adhurohen jo vetëm në KORSIKE, Francë dhe Itali por janë sot me axhendë të kërkuar në të gjithë botën.

Për fizionomine  specifike e të veçantë që ka polifonia jonë kjo nuk është lehtësisht e realizueshme por une e ndjej si interpetuese se, nëse punohet me finesë në drejtim të trajtimit do të ruhet efekti magjik të cilin polifonia jonë e ka brenda vetes qysh në krijim.

 

Dhe kush luan rol këtu?

Për më tepër çdo gjë mbetet në dorë të mjeshtrave të muzikës. Pikërisht për këtë gjë kam gjetur mbështetje  në diskutime me njohës, studiues apo lëvruesit e saj  Evjen Peri, Lefter Çipa , Haxhi Dalipi, Eno Koço apo prof. Milto Vako se duhet shumë kujdes për ta përsosur interpretimin si profesionist por të vetëdijshëm për të mos ja prishur shijen e vërtetë.

 

Dashuria për muzikën sigurisht eci krahas shkollimit?

Mbasi mbarova liceun në Gjirokastër dhe nuk më jepej e drejta për të vazhduar akademinë e arteve (biografia), por pasioni më bëri të insistoj dhe të vazhdoj studimet në Tiranë me petagogen Nina Mulën për kanto në shtëpinë e saj (privatisht). Pastaj vazhdova studimet me petagogen Suzana Frashëri.Gjithmonë e ndjeja se isha shumë e lidhur me muzikën.Kam studiuar në Akademi që nga arjet antike dhe deri tek arjet e operas që ishin pjesë e repertorit .Mbaj mend që kam dhenë një nga diplomat më të veçanta në kursin tim. Studentët sot e kanë mundësinë të dalin në skenë.Në brezin tim në 92 kur e kam mbaruar unë Akademinë në skenë do të dilje vetëm ditën e diplomës.

Gjithë ky akumulim 4 vjecar do të realizohej vetëm me një mbrëmje të vetme.Unë e mora shumë seriozisht që nga paraqitja dhe deri tek repertori. Gjendja emocionale dhe shpirterore ishte edhe me e madhe se në rreshtin e parë ishte nëna ime që më shikonte te interpretoja per here te pare.Kishte shumë duartrokitje.

 

Pas përfundimit të studimeve si vazhdoi rruga e artit?

Më vonë filloj punë në Radio dhe  kam punuar në fushën e muzikës vetëm në emisione muzikore. Për 7 vjet u shkëputa nga kënga. Ka qenë Gazmend Mullahi kompozitori bashkëpunëtor dhe koleg në Radio dhe më  thotë se kam një romancë dhe dua që ta këndosh. Nuk e njoh vokalin më thotë por e kam përshtypjen se mund ta këndosh në një festival romanca

 Mbaj mend se atë romancë që titullohej “Çobani” .Ka qenë salla e Akademisë së Arteve ku mu zgjua edhe një herë ai emocioni i 7-8 viteve më parë.

Mbas asaj kënaqëse i kërkoj takim Valter Qarrit në TVSH ai sapo kishte mbaruar një dokumentar mbi polifoninë e Himarës.Unë i them meqë  Himara ka shumë dokumentarë dhe a mund të bëjmë edhe diçka për Zagorinë se edhe Zagorija është një krahinë me folklor te pasur. Ai u tregua shumë i gatshëm. Ai kërkonte që unë të kisha një repertory muzikor dhe pastaj ilustrimet ti bënim në Zagori.

Bëra një repertor me ato që kisha bërë në shkollë me ato shqiptare dhe ato të huaja. Zgjodha një repertor që do ti shkonte natyrës së bukur zagorite. I bëra incizimet me orkestrëbn e RadioTelevizionit dhe e mbaj mend që ka  qenë një ditë e vetme dhe e përballova këto  incizime në sallën e orkestrës dhe më ndihmoi shumëZ. Zhani Ciko dhe Jetmir Barbullushi që dirigjoi të gjithë repertorin.

E mora këtë kasetë me vete dhe  u nisëm me grupin e xhirimit të televizionit dhe shkuam në Zagori ku kemi ndejtur 15 ditë për të xhiruar pjesën e repertorit. Por nuk do të ishte normale që të mos prekja edhe folklorin e Zagorisë.Formuam një gup me vajzat e Zagorisë dhe po atë ditë bëmë incizimet që  na shërbyen pastaj për të plotësuar këtë dokumentar që me të drejtë Spiro Dedja, një zagorit shumë i njohur në fushën e letrave dhe Ëngjell Ndocaj bashkëpunuan për të bërë këtë skenar dhe dokumentarit artistik i vunë titullin “Ti që më rrite që vajzë”. Këto janë fjalët e Çajupit  realisht.

Edhe grupi i xhirimt koncieduam në një dëshirë të përbashkët, që të bëjmë një punë artistike.

 

Po recitalin e kishe çuar ndërmend ndonjëherë?.

Pastaj e ndjeja që mund të bëja një koncert recital.Gjithmone më është dashur të mendohem  në këtë pikë dhe të them se do të bëj diçka dhe kjo të jetë e investuar për artin tonë shqiptar.Në recitalin tim ka qenë zgjedhja e romancave më të bukura lirike shqiptare të autorëve tanë. Bëra përzgjedhjen që nga Paparisto Harapi ,Dizdari ,Deda  Kono dhe emra të tjerë kompozitorësh. Zgjodha 12 romanca dhe i kërkova një mendim Robert Radojës se si mund ti përcillja këto.

Gjithmonë kam dashur një mënyrë të veçantë të përcjelljes të këtyre romancave tek publiku. Ai më sygjeron se në këtë mund ta bëjmë të shoqëruar me tre instrumentë me piano, violinë, violoncel. Ai e zgjodhi vetë edhe stafin shoqërues të koncertit dhe ishim muzikantët më me emër. Ka qenë Suela Piciri(violin), Aristidh Prosi (violoncel).Këta vinin nga një eksperiencë koncertesh pa fund, dhe unë e ndjeja se ishte dalja ime e parë. E kam pranuar faktin se ishin muzikantë shumë të mirë se qëllimi im ka qenë gjithmoinë se të përfitoj nga të tjerët.Të mbështetem tek të tjerët për të bërë më të mirën.Dhe kështu funksionoi dhe ka qenë viti 2006 që u realizua në  hollin e TO. Ka qenë një mbrëmje e jashtëzakonëshme që unë atë që dioja e arrita dhe u prit shumë mirë.Për mua ishte një sfidë dhe mora kënaqësi për vete dhe mirënjohje nga shumë artistë.

E ndjeva që mund të vazhdoja pa frikë në këtë rrugë. Koncerti i dytë ka qenë pas dy vjetësh. Duhet të gjeja  diçka të veçantë për ta  përcjellë tek publiku.Bëra repertorin popullore qytetare të cilat kanë qenë pjesë e pandarë e imja që nga studimi im akademik por edhe një pjesë e pandarë e të gjithë këngëtarëve lirikë.Këto morën formën e një formacioni të një muzike dhome. Muzika e dhomës kërkon një  kujdes si nga repertori ashtu edhe nga  realizimi, është një zhaner shumë delikat.Në vitin 2008 u zhvilua koncerti në sallën e madhe të TO. Funksionoi shumë mirë.

 

Po lammë në heshtje polifoninë dhe albumin tuaj të fundit “vajzë e valëve”?

 

Unë bëra një eksperiment. Gjatë këtyre viteve mua më është dhënë rasti të këndoj polifoninë në shtete të ndryshme si në Francë, Zvicër dhe etj.Polifoninë  e kam kënduar për herë të parë në Korsikë prandaj vendosa të këndoj në këtë koncert 5  këngë polifonike.Kishte ndodhur një lloj pjekurie brenda vokalit tim që  më dha këtë siguri dhe mbaj mend se i këndova  mirë dhe kolegët e mi më thanë se duartrokitjet më të mëdha i more tek polifonia. Por edhe këngët lirike kishin efektet  e tyre. Kur del përpara publikut është pergjegjesi.Për mua kanë qenë sfid. Artisti e kupton se çfarë ka brenda vetes. Unë e ndjeva se e kisha këtë energji të brendëshme për këngën labe .. Ka qenë albumi “vajzë e valëve” që e justifikoi  këtë ëndërr të dytë timen. Këtë album unë vendosa që ta bëja me repertorin që zotëroja më mirë. 

 

Sa këngë ka ky album dhe ku u realizua?

Ky album ka 11 këngë. Ky album duhet që të krijonte besimin më shumë tek vetja. Ai I ka të gjithë elementet se përmbledh  folklorin e Himarës, Gjirokastrës dhe të Zagorisë, por ka edhe  këngë labe brenda të bërë nga rapsodët dhe këngët e spikatura të Lefter Cipës.

Para se të realizoja albumin pashë dokumentarin e Himarës në bashkëpunim me Lefter Cipën dhe jam mahnitur. E kam dëgjuar dia muaj rresht.Pastaj guxova dhe këndova.Unë dua të jem e saktë me çfarë atë  afron tabani dhe pastaj aftësitë  e mia. Ishte një investim i madh si nga ana  shpirtërore dhe nga ana  ekonomike.Mbështetja që më dha Eno Koço që e mori  përsipër që këtë album ta realizonte  në Londër dhe për ti bërë një investim sa më professional ishte një vlerësim maksimal..Albumi u realizua në studiot e radio Tiranës por u shumëfishua në Londër dhe u prezantua në ambinetet e teatrit “Metropol”.Pata një mbështetje nga artëdashësit por dua të falenderoj edhe regjizorin Kiço Londo që ka qenë në atë periudhë në teatrin Metropol i cili na mundësoi sallën.

Ka qenë një koncert i veçantë. Polifonia në vetvete i ka të gjitha elementët për ti dhënë kënaqësi publikut. Deri në atë moment kisha bërë shumë punë dhe mendova ta  pasuroj edhe me elementë të tjerë.

Bëra një takim me Petrit Rukën, një njohës dhe dashamirës i polifonisë dhe mjaftoi një bisedë me të për të organizaur promovimin.

 

Çfarë materialesh shfrytëzuat për promovimin?

.Përdorëm materialet e filmuara nga Valter Qarri. .  Petriti Ruka bëri një tekst shpirtëror, një lidhje logjike  të të gjithë materialit muziokor, dhe i bëri të qartë publikut se çfarë ishte ky repertoryiKjo ka qenë një kënaqësi më vete. Ishte një besim i duhur që kjo është një rrugë e hapur dhe ne në të mund të ecim gjithmonë me hapa të sigurta. Me pikësynimin që polifonia të jetë ajo që ka buruar nga të parët tanë, por ne le të shtojmë nga një element qoftë nga shkolla apo nga rruga dhe me ide të tjera. Mendoj se në këtë pikë jam lidhur shumë fort shpirtërisht me polifioninë dhe cdo project i ardhëshëm do të jetë me vlera dhe i pasuruar.

 

Po këngët e Neço Mukës a i keni dëgjuar?

Kam dëgjuar shumë për këtë këngëtar dh epoet himarjot. Kam dëgjuar shumë këngë të tij. Zëri I tij është si valët e detit. Mbetete I pakrahasueshëm.