Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Indrit Vokshi: Xhamia "Sulltan Mehmet" - Xhamia "Milloshevic"

| E hene, 22.11.2021, 07:55 PM |


Xhamia "Sulltan Mehmet" - Xhamia "Milloshevic"

Nga Indrit Vokshi

Xhamia "Sulltan Mehmet" quhet nje xhami e Prishtines. Nen emrat e personazheve te historise qendrojne disa parime, disa sjellje dhe disa veprime. Me emrin e Gjergj Kastriotit perfaqesohen lufta per liri dhe qendresa kunder nje pushtuesi,  me emrin e Nene Terezes dhembshuria dhe ndihma per te varferit,  me emrin e Abdyl Frasherit perfaqesohet intelektuali, dhe me te Ismail Qemalit diplomacia. Po me emrin e sulltan Mehmetit kush perfaqesohet ? Sdomend qe xhihadi,  perse sulltan Mehmeti njihej ndryshe si "Mehmet fatih". Pra pushtuesi, ngadhnjimtari. Por kunder kujte ngadhenjeu ky sulltan? Sdomend qe kunder popujve ne pergjithesi,  dhe kunder rodit shqiptar, arbnor aso kohe.

Emertimi i nje institucioni te llojit kishe ortodokse me emrin e Napoleon Zerves nga ana e shqiptareve ortodokse,  do te quhej marri kundershqiptare. Perse Napoleon Zerva eshte masakruesi i shqiptareve te Camerise. Emertimi i nje kishe katolike me emrin e Duces apo Viktor Emanuelit III,  do te ishte njelloj marri dhe njelloj kundershqiptare,  perse pushteti i tyre,  masakroi dhe syrgjynosi ne interrnim qindra e mijera shqiptare. Ne keto raste do te kishim konflikt te shqiptareve ortodokse dhe katolike - vetem te atyre qe do i pranonin keta emra sigurisht - me pjesen tjeter qe ka pranuar te futet nen cadren e kombit dhe nuk pranon emrat e masakruesve te sojit tone.

Per ta njohur me mire sulltan Mehmetin nuk duhet te pyesim ndonje historian tonin - perse keta mund te jene emocionale - por duhet tu drejtohemi per ndihme historianeve turq-osmane,  kronikaneve te tij. Dhe sapo pyesim historianin-kronikanin Tursun mbi fushaten ne luginen e Shkumbinit,  ai me nje mburrje qe i dallohet ne sy, me nje entuziazem triumfues qe i lind nga urrejtja per arbnoret e pabindur veshtiresisht te mposhtshem,  na pergjigjet:

”Aq shume placke qe flet dhe placke qe nuk flet grabiten, saqe per djemte me pamje engjelli dhe per vajzat si hyjni qe vlenin 3-4 mije akce mund te thuhej kjo vjershe:”Ata qe do ti shihnin keto hyjni/ne shtatore/patjeter do te thoshin/se keto jane prej parajses/.Te tilla bukuroshe qe po te te shihnin ne fytyre te prishnin mendjen,  u shiten per 300 apo 400 akce”.

Pra sulltani ka shitur per 300-400 akce djem dhe vajza te sojit tone. Por neve pyesim historine perseri,  dhe ajo pa na folur,  na nxjerr perpara "Proklamaten Zyrtare te pushtimit osman te Krujes".Rodi jone e sheh proklamaten me syte e pikellimit,  ndersa sulltanistet, hapin gojen, tendosin pakez buzet dhe perqendrojne nje shfaqje gezimi tek syte. Rodi jone vazhdon pikellueshem leximin: "“Fetih-name i Akçe Hisar” – proklamata zyrtare osmane e pushtimit te Krujes, 1478.

"...Thirrjet qe nga krahnoret e tyre te derrmuar arriten deri te tavani i Saturnit. Gjithesej rreth pesemije te pafe qe ishin secili nji djall naftehedhes dhe vetetimeleshues u bene keshtu pre e shpates se mprehte dhe qoke e shigjetes .Turma e luftetareve u kenaq e u gezua me placken e shumellojshme e te panumert.Ata qe mbeten nga armiku, grate dhe femijet u vune ne prangat poshteruese te robnimit dhe u lidhen me zinxhiret e mjerimit. Masandej do te filloje shkaterrimi i kishave, ndertimi i medreseve, ndalimi i kembanave dhe prishja e ligjeve. Brenda ne zemrat e te pafeve ku kishin bere vend pafesia dhe mekati do te cele burbuqja e besimit ne nje Zot te vetem (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”,  burime osmane,  Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë,  Tiranë 1968,  f. 380- 381-382.)

Oh,  padrejtesi e historise,  pese mije arbnore u shkuan ne shpate e u bene shenjester per ushtaret e Mehmetit. Dhe ngaqe ishin ushtare te Mehmetit,  xhamia "sulltan Mehmet" qe sot gjendet ne Prishtine eshte edhe e tyre; e vrasesve te pese mije arbnoreve qe mbronin qytetin e tyre, nenat, etrit, grate dhe femijet e tyre. Oh,  ti e vertete e harruar e grave dhe femijeve arbnore te vene nen zinxhiret e mjerimit dhe prangave poshteruese te roberimit. Ti tingull kembane i mbytur nga shkaterrimi i kishave. Dhe ai qe iu vrau, iu lidhi ne zinxhire, iu poshteroi, livadhis lirshem brenda xhamise "sulltan Mehmet",  kendon me vete duke nuhatur trendafilin.Nese xhamia qe sot mban emrin "sulltan Mehmet" do te quhej "Ebu Hanefi" askush sdo te prekej,  perse Ebu Hanefi eshte nje dijetar i fese islame,  dhe Mat'hebi Hanefi,  eshte shkolla zyrtare e shqiptareve muslimane. Sikur kishat mbajne emrat e apostujve apo Shen Mërise,  do ishte e udhes qe edhe xhamite te mbanin vetem emra te dijetareve, per vete faktin se jane qendra shpirterore dhe jo politike.

Nese dikush do rreket te argumentoje se edhe Gjergj Kastrioti se meriton nderimin publik kombetar,  me mire te mos perpiqet. Te ishe musliman ne kohen e Gjergj Kastriotit,  ishe shtylle politike e sulltanit,  perse ate njihje si te pare. Dhe asgjesimi nga ana e Gjergj Kastriotit i atyre arbnoreve qe pranuan fene islame,  ishte lufte kunder zgjatimimeve te kryepushtuesit sulltan.Pra pjese e luftes per liri. Njelloj sic UCK-ja ne luften e saj mund te kete asgjesuar mbeshtetes te pushtetit te Milloshevicit. Pjeter Bogdani gjithashtu, ne kryengritjen e vet asgjesoi ata shqiptar qe luftonin kunder tij dhe aleateve, qe luftonin per te mbrojtur sundimin e sulltanit ne keto ane.

Ndersa lufta e sulltan Mehmetit,  ishte sulmuese, pushtuese. Ka shume dallim midis,  sepse Kastrioti e Bogdani po luftonin ate qe u kishte hyre ne shtepi me forcen e armeve,  ndersa muslimanet qe u luftuan prej tyre ishin ata qe luftonin per ta mbajtur pushtuesin brenda shtepive te Kastriotit dhe Bogdanit,  njelloj sic bashkepuntoret shqiptare te Milloshevicit luftonin per ta mbajtur pushtetin serb ne Kosove, . Dhe gjithmone me i perligjur eshte ai qe lufton per clirim sesa ai qe lufton per pushtim.

Duke lexuar proklamaten e pushtimit te Krujes,  duke lexuar kronikat e kohes se kronikanit Tursun per fushaten ne luginen e Shkumbinit,  apo edhe per betejen e Durresit lind pyetja: Cfare ka bere Milloshevici me pak,  kunder sojit tone?. Vrasje masive Milloshevici,  vrasje masive sulltan Mehmeti,  roberim dhe percudnim te grave dhe te femijeve Milloshevici,  te njejten gje ka bere edhe sulltan Mehmeti. Lufte kunder ushtrive arbnore, per ti nenshtruar e poshteruar ka bere sulltan Mehmeti,  lufte kunder Ushtrise Clirimtare ka zhvilluar Milloshevici.

Atehere,  duke e ditur se keta te dy kane bere te njejtat masakra kunder sojit tone,  nje xhami me emrin "Sulltan Mehmet" eshte njelloj si te quhej "Xhamia Milloshevic".

Zemra Shqiptare, 17.12.2011