E premte, 19.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Mendime

Apostol Z. Nasi: Bashkëbisedim i hapur me lexuesit shqiptarë për jetën në mërgim

E shtune, 17.12.2011, 06:17 PM


PROJEKTI “SERIA E BOTIMEVE ELITE: DIASPORA SHQIPTARE”

Intervista 2011- Bashkëbisedim i hapur me lexuesit shqiptarë për jetën në mërgim.

 

Nga Apostol Z. Nasi

 

Të nderuar bashkëatdhetarë në Kanada,

Shtëpia Botuese Elite në Tiranë, Shqipëri, ka qenë e angazhuar nga viti 1998 për realizimin e Projektit “SERIA E BOTIMEVE ELITE - DIASPORA SHQIPTARE”, i cili synon të botoje vepra përkushtuar Komuniteteve Shqiptare ne USA, Kanada, Australi,etj. Deri tani kemi perfunduar librin: “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË KONEKTIKAT”, dhe, po punojmë per realizimin e librit “KOMUNITETI SHQIPTARO-KANADEZ NË ONTARIO & QUEBEC DHE PROVINCAT E TJERA“

Kronika e mërgimit të shqiptarëve gjatë shekujve, fillimisht nëpër vende të ndryshme euroaziatike, dhe, më pasë, në Amerikë, Kanada, Australi, Argjentinë, etj. është shumë e gjërë dhe e komplikuar, prandaj ajo mund t’i bëhet e njohur lexuesit shqiptarë vetëm nëpërmjet botimeve seriale enciklopedike.

Në të gjitha kohërat është folur për Diasporën Shqiptare, por fatkeqësisht ky emër i bukur e kuptimplotë ka mbetur kurdoherë vetëm një slogan, që është përdorur vazhdimisht nga qeveritarët e politikanët shqiptarë të të gjitha ngjyrave për qëllime propagandistike në situata të caktuara kalimtare historike.

E themi këtë për arsye se, ndonëse flitet vazhdimisht për Diasporën Shqiptare, e cila, pa asnjë dyshim, ka luajtur një rol të veçantë për emancipimin e Shoqërise Shqiptare, në të vërtetë ajo nuk njihet sa dhe si duhet, pasi deri tani nuk ka botime përgjithësuese të mirëfillta, ku të tregohet me fakte e statistika zyrtare, se sa shqiptarë ka në këtë apo atë vend, cilat kanë qenë ngulimet e para, historia e themelimit të kolonive më të vjetra dhe evolimi i tyre deri në ditët e sotme, pozita shoqërore, personalitetet që kanë dalë nga gjiri i tyre, dhe, jo vetëm ato politike e letrare, por edhe biznesmenë të mirënjohur, si, fjala vjenë, shumë i nderuari Anthony Athanas në Boston, Massachusetts, jeta dhe vepra e të cilit është një shëmbull i shkëlqyer frymëzimi e inkurajimi për brezat e sotëm, por pse jo edhe për ata që do të vijnë.

Kanë qenë pikërisht këto ide dhe mendime që na kanë shtyrë t'i futemi punës për botimin e ciklit: "SERIA E BOTIMEVE ELITE: DIASPORA SHQIPTARE", gjë për të cilën jemi të ndërgjegjshëm se kemi marrë përsipër një barrë tepër të rëndë, që, për momentin, është pothuajse e papërballueshme. Megjithatë, ajo që na bën optimist e të guximshëm ka të bëjë me faktin se, së pari, jemi të bindur se kemi marrë një vendim të drejtë që nuk mund e nuk duhet shtyrë më në kohë; dhe, së dyti, se për realizimin e kësaj inisiative, në mos sot, nesër, do të kemi mbështetjen e të gjithë bashkëatdhetarëve si dhe të mjaftë krijuesve e kolegëve tanë, që ndajnë me ne të njejtat mendime e aspirata për Diasporën Shqiptare. Projekti “SERIA E BOTIMEVE ELITE – DIASPORA SHQIPTARE“, i ideuar dhe prezantuar nga Shtëpia Botuese Elite Tiranë qysh në vitin 1998, synon që, në fazën e parë: (1) të bëhet historia e Kolonive më të vjetra Shqiptare në SHBA, Kanada, etj. dhe, në të njejtën kohë, (2) të dëshmohet se si Diaspora Shqiptare, historikisht, që nga vitet 1890’ dhe deri në ditët e sotme, ka ndikuar në forma e mënyra të ndryshme për emancipimin dhe zhvillimin e Shoqërisë Shqiptare.

 

Sikurse do të vini re në materialet që po ju dërgojmë me attachment, kjo metodë pune, për të marrë intervista në distancë (online) në USA, për të shkruar librin: KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NE KONEKTIKAT, ka qenë shumë e suksesshme, prandaj mendojmë ta përdorim edhe për librin: KOMUNITETI SHQIPTARO-KANADEZ NË ONTARIO & QUEBEC, SI DHE NE PROVINCAT E TJERA, pasi jemi të bindur se do të gjejmë edhe mirëkuptimin e padiskutueshëm të Komunitetit Tuaj në Kanada. Ky bashkëpunim është plotësisht i mundshëm nëse gjithsecili që e merrë në dorë këtë PYETSOR, dhe, pasi ta ketë lexuar me vëmendje, të shkruaj atë që dëshiron dhe mendon për të gjitha pyetjet e rreshtuara, ose, për ato pyetje që ai dëshiron të japë përgjigje, ashtu sikurse mund të shkruajë edhe për çështje apo probleme të jetës së tij në emigracion, ndonëse nuk përfshihen në këtë pyetësor. Në libër shkrimet e tyre do të shoqërohen me foto, (një ose më shumë foto), sidomos për ata persona që kanë dëshirë të ilustrojnë bizneset e tyre ose ngjarje të tjera të rëndësishme, si: fejesa, martesa, diplomime, etj. Shkrimet dhe fotot mund të dërgohen online në këto adresa: via email: nasiapostol@msn.com; anasi@elitelibri.com; ose me postë në adresën:

Shtëpia Botuese Elite, P. O. Box: 8293, Tiranë, Albania. Për më shumë informacion mund të klikoni në: www.elitelibri.com

 

Intervista - Pyetje Orientuese:

 

(1). Largimi juaj nga Shqipëria ishte një rastësi, një lëvizje e imponuar nga rrethana të caktuara, apo thjeshtë një dëshirë për të bërë një jetë më të mirë? (2). A e patët të vështirë për të marrë një vendim të tillë, nëse “po” përse? Nëse “jo”, përse? (3). Si e keni ndjerë veten në çastin kur zbritët për herë të parë në tokën kanadeze? Çfarë iu bëri më tepër përshtypje? (4). Cilat ishin vështirësitë e ditëve të para: banesa, gjuha, puna? (5). A keni patur vështirësi për të komunikuar në gjuhën angleze ose franceze? Si e keni zgjidhur këtë problem? (6). A jeni e (i) kënaqur nga puna që bëni: kushtet, pagesa, e përshtatshme ose jo për profesionin apo natyrën tuaj? (7). Arsimimi & kualifikimi: a ka hapësira të nevojshme që të hapin rrugën për të ecur përpara? Si bëhen aplikimet për të vazhduar shkollën e mesme apo të lartë, kushtet dhe karakteri i tyre? (8). A jeni ndier ndonjëherë e (i) diskriminuar për shkak të kombësisë apo shtetësisë shqiptare? (9). Cilat janë arritjet tuaja më të mira gjatë kohës në emigracion? (10). A jeni e (i) kënaquar me gjithçka që keni arritur? Planet tuaja për të ardhmen? (11). A jeni e (i) kënaqur nga jeta në Kanada? Nëse përgjigja juaj është “po”, përse? Dhe, nëse përgjigja juaj është “jo”, përse? Çfarë ju mungon? (12). A keni dëshirë të vizitoni Shqipërinë? Nëse përgjigja juaj është “po”, përse? Dhe, nëse përgjigja juaj është “jo”, përse? (13). A e keni ndjerë ndonjëherë veten disi fajtor për braktisjen vendlindjes, ku tashmë ndodhen njerëzit tuaj më të dashur, shokët apo miqtë, me të cilët shoqëroheshit çdo ditë dhe kuvendonit për të mirat e të këqijate Shoqërisë Shqiptare? (14). A keni dëshirë të riktheheni në Shqipëri? Nëse “po”, përse, çfarë ju shtyn të ndërmerrni një veprim të tillë? Nëse “jo”, përse, a nuk ndjeni dhimbje kur jeni larg vendlindjes tuaj, të ndarë nga njerëzit tuaj më të afërt që ju kanë dashur dhe ju duan ende aq shumë? (15). Çfarë njerëzish keni lënë në Shqipëri? Si komunikoni me njeritjetrin? Çfarë ju shqetëson më shumë: problemet familjare apo problemet që shqetësojnë vendin? (16). A keni plane për të tërhequr në Kanada njerëzit tuaj më të afërt? Cilët, konkretisht: bashkëshortin, fëmijet, prindsërit, apo të afërm të tjerë? Përse e keni marrë një vendim të tillë? A është kjo thjeshtë dëshira juaj, apo ndodheni nën presionin e tyre? Arsyet? (17). A keni patur ngjarje të rëndësishme në jetën tuaj në Kanada? Tregoni raste që ju kanë bërë më shumë përshtypje dhe që ju kanë lënë mbresa të veçanta? Diplomime? Fejesa? Martesa? (18). Le të bëjmë, si mund të themi, një llogari: a) Çfarë keni fituar ose çfarë shpresoni se do të fitoni në të ardhmen, duke qendruar në Kanada? Tregoni disa gjëra konkrete, të prekshme? b) Çfarë keni humbur ose çfarë mendoni se do të humbisni në të ardhmen, duke qendruar në Kanada. (19). A rrezikohet identiteti kombëtar? Shkurt: a keni dëshirë ta quani veten shqiptar? Çfarë mendon sidomos brezi i ri në lidhje me këtë çështje? A flisni shqip në familje? A kanë dëshirë fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe? A ju pëlqejnë manifestimet sipas traditave e zakoneve shqiptare? Sipas mendimit tuaj, si fillon proçesi i ftohjes me vendlindjen, ose, sikurse mund të quhet ndryshe, vendi i origjinës, për ata që kanë lindur jashtë Atdheut? Çfarë harrohet në fillim: gjuha, pastaj traditat e zakonet, e kështu me radhë? (20). Çfarë dëshironi t’u thoni bashkëatdhetarëve që aktualisht jetojnë në Shqipëri? A duhet të ndjekin rrugën e emigrimit? Nëse “po” përse? Nëse “jo”, përse? (21). Sipas mendimit tuaj, në një botë të civilizuar, a mund të konsiderohet si një gjë normale fenomeni i emigrimit? Nëse “po”, përse, çfarë të mira i sjellë ai vendit si dhe familjeve e njerëzve tuaj më të afërt? Nëse “jo”, përse, çfarë të këqija i sjellë ai vendit si dhe familjeve e njerëzve tuaj më të afërt? (22). A keni hapur ndonjë biznes Tuajin në Kanada, si ju ecin punët, a jeni i kënaqur, dhe, si ia keni arritur këtij qelllimi? Vështirësitë e para, pengesat ose mbështetja nga administrata vendase, etj. E konsideroni këtë në sukses Tuajin, dhe a duhet ta ndjekin këtë rrugë edhe emigrantët e tjerë shqiptarë? (23). Si i keni marrëdhëniet me njeri-tjetrin, sidomos, e kemi fjalën për emigrantët që u larguan nga Shqipëria pas vitit 1991, pastaj, edhe me emigrantët “e vjetër”, nëse mund t’i quajmë kështu thjeshtë për t’i dalluar si dy kategori të ndryshme? (24) Në lidhje me këtë pyetje, a mund të na jepni shëmbuj konkret, nëse dëshironi edhe me emra personash që janë shquar për ndihmën e tyre, sidomos në ditët, muajët apo vitet e para të jetës Tuaj në Kanada? (25) Meqëse se jemi tek ndihma dhe ndjenja e solidaritetit si bashkëatdhetarë, ç’bëjnë Shoqatatat e Shqiptarëve në Kanada, ç’rol lozin për zgjidhjen e problemeve të bashkëatdhetarëve, dhe, a ka Shoqata të tilla në të gjithë territorin e Shtetit Kanadez ku jetojnë e punojnë emigrantë shqiptarë? A mund të na përmendni disa emra konret hapësirën ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre? (26). Çfarë duhet të bëjë Shteti Shqiptar për të ruajtur lidhjet si dhe për të komunikuar në mënyrë sistematike me Diasporën Shqiptare? (27). A mund dhe a duhet të jap ndihmesën e tij Shteti Shqiptar për integrimin tuaj në Shoqërinë Kanadeze? Nëse “po”, në ç’drejtime do ta dëshironit ndihmesën e tij, dhe, në ç’formë e me çfarë mjetesh efikase? (28). Nëse dëshironi, mund të jepni opinione edhe për çështje apo probleme që nuk janë prekur në pyetjet e sipërmendura, ashtu sikurse mund të mos jepni përgjigje për ato pyetje që mendoni se nuk keni ndonjë gjë për të thënë, ose, thjeshtë, sepse nuk dëshironi të jeni e (i) angazhuar.

 

Një kapitull tjetër i rëndësishëm i librit për të cilin mund tëshkruajnë ata që kanë informacionin e duhur është :

1..The first Albanian emigrants in Canada . (Year, names of the persons, if it is possible, number, destination, establishing, etc.); 2.The new waves of the Albanian migrations in Canada. (Year, number of persons, the new spaces of establishing, etc.); 3.The foundation of the Albanian Communities in the different cities of Canadian Area. (Family, number, business, social position, organizations, cultural associations, churches, etc.); 4.The means of communications of the Albanian Community in different cities of Canadian Area. (Newspapers, literary journals, magazines, periodicals, wireless, T.V. etc.); 5.The personality of Albanian Community in Canadian Area. (Politicians, diplomats, scientists, writers, painters, journalists, clergyman, businessman, etc.); 6.The well-known family of Albanian Community in Canadian Area. (The composition, origin, patriotic activity, business, literary and scientific creation, etc.); 7.Albanian Canadian Organizations, and so on, as you can see the data listed at attached file: "A research project on Albania Community in Canada ".

 

Faleminderit,

Apostol Z. Nasi, Shrimtar & Botues



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora