E premte, 29.03.2024, 08:12 AM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Bashkimi i sindikatave të Kosovës kaherë u klanizua dhe ka ekzistuar vetëm sa për vetveten

E shtune, 17.12.2011, 07:57 PM


Bashkimi i sindikatave të Kosovës kaherë u klanizua dhe ka ekzistuar vetëm sa për vetveten

 

Nga Ismet Uka

 

Bashkimi i sindikatave te Kosovës u formua ne ditët ma te rënda te zhvillimeve ekonomike sociale dhe politike te kombit ton .Ketë sindikatë kaherë e kanë përcjell deformime te brendshme ku nga krerët e saj nuk ka pasur gatishmëri qe deformimet te luftohen dhe sindikata ta luaj at rrolin e mirëfilltë te cilën e ka ne secilën shoqëri te organizuar. Bashkimi i sindikatave te Kosovës punën ma te madhe qe e ka bar ka dit ti mbështete pushtetit dhe nga pushteti për shukatje te deformimeve shoqërore qe këto deformime e kanë dëmtuar punëtorin kosovare sindikata apo ma mirë me than krerët e saj për shukatje janë shpërblyer nga pushteti shumë herë. Kjo sindikatë ne kurrfarë etape te zhvillimit te saj nuk ka mund me arsyetuar ekzistencën e saj si një organizatë masovike qe ne gjirin e saj i bart me veti punëtoret e te gjitha profileve dhe kategorive. Mirë e dimi ne etapën para lufte te viteve 1990-1999 nen udhëheqjen e saj okupatori serb me mia punëtor i largoj nga ndërmarrjet e tyre ne mënyrë te kundërligjshme atëherë u formuan grupe dhe grupaciane ne mrndin e vet sindikatës dhe krerët e saj bashin karrierë ku brena sindikatës u bart edhe familjarizimi i theksuar kurse krerët e saj rrishin indiferent dhe shikonin me mia punëtor te përjashtuar nga punë ne mënyrë te kundërligjshme e sindikata askund me asnjë ankesë ose padi kundër regjimit te atëhershëm. Tani pas çlirimi ne vend qe ne mënyrë te organizuar tu prij punëtorëve dhe te kthehen për ndërmarrjet e tyre dhe vet punëtoria kosovare te vendos çka me pasurit e ndërmarrjeve te tyre sindikata ju nënshtrua rregulloreve te UNMIK-ut me te cilat punëtoria kosovare u dërmua edhe ma ashpër se ne kohen e Milloshoviçit. Pra, edhe pas çlirimit pozita e punëtorit kosovar nuk ka ndryshua fare përpos një ndryshimi te vogël qe ma s’po e thërret polici ne mes te rrugës për ta shuplakua. Me mia punëtor sot bredhin rrugëve sepse pasuria te cilën e krijuan për shumë vite ju shit për pak pare dhe ne shitjen e asaj pasurie murr pjesë edhe bashkimi i sindikatës pa vet dije ose me vet dije se kjo pasuri nuk ka drejt te shitet nga askush përpos punëtorëve te cilët e krijuan atë. Pra, vet krerët e kësaj sindikate janë përgjegjës pse sot punëtori e ka rrolin e bujk robit ne Kosovë kur dihet qe paret te cilat u shit djersa e punëtorisë kosovare nuk dihet ku është dhe kush po përfiton prej saj. Para do dite u mbajtën dy kongrese te turpit te kësaj sindikate njeni ne Gjakovë e tjetri ne Prishtinë këtu u vërejt se këto kongrese as qe kishin pas për qellim reformimin e sindikatës qe kish mej ngja vërtet një sindikate te mirëfilltë qe synon me këmbëngulësin e saj qe punëtorin dhe punëtorin kosovare ta fut nen mbrojtjen e ligjit dhe te  nxjerr nga terri dhe kthetrat e kapitalistëve qe kapitali i tyre është i dyshimtë dhe po e shfrytëzojnë fuqinë punëtore pa mëshirshëm jashtë çdo norme dhe ligji. Sot punëtori kosovar te këta kapitalist punon ka gjashtëmbëdhjetë or me një pagë minimale te cilën e ka caktua qeveria qe si mjafton vet punëtorit te ushqehet deri ne fund te muajit e le ma te maj familje me te, kurse sindikata hesht dhe u vënua ne gjumë te thellë dhe po e shikon anien punëtore kah shkon drejt katastrofe pa ndërmarr asgjë për ta shpëtua nga përmbytja. Pra, sindikata gjithsesi duhet te ekzistoj por njerëzit te cilët qe deri me tani kanë qen ne krye te saj sa ma par te kuptojnë se nuk janë ma për aty dhe s’kanë qen kurrë aq ma mirë dot jetë për ta dhe punëtorin kosovare dhe për Kosovën si shtet. Nuk duron ma Evropa moderne shtete ku neto punëtori konsiderohet si bujk robi dhe shfrytëzohet pa mëshirshëm nga kapitalisti me kapital te cilit nuk ja din prejardhjen e sindikata hesht. Pra, sindikata duhet tu prij punëtorëve dhe forca e punëtorisë kosovare duhet ti bahet me dije çdo kujë ne Kosovë qe nuk dot lejon qe te ketë njerëz te shtypur dhe te privilegjuar por sindikata duhet te jetë ajo qe te jetë ne ballë te kësaj force qe ky pushtet kosovar i cili u themelua me plot deformime ende nuk u ballafaqua me forcën e punëtorisë sepse edhe qasjen me siguri ndaj punëtorëve kish me ndryshua. Prandaj punëtor te nderuar kongreset e grupeve e te grupacioneve qe përpiqen te mbajnë  ne emër te punëtorëve për ti ruajt pozicionet e veta karrieriste dhe bajraktariste.

Nuk e kanë përkrahjen e bazës por njerëzit me ambicie te sëmura po pretendojnë qe te dalin prapë ne krye te sindikatës për te ja vazhduar vuajtjet punëtorit kosovar e vet ne emër te tyre te bëjnë luks. Unë, konsideroj qe kongreset te cilat u majtën ne Prishtinë dhe Gjakovë nuk duhet te kanë kurrfarë validiteti. Formimi i një fryme te re sindikale ka qen dashur tani te filloj nga Trepça ku te vazhdohet ne çdo organizatë punuese me propozimin e njerëzve te ri ne secilën organizatë sindikale ne mbar Kosovën dhe te shkohet drejt kongresit te mirëfilltë dhe nga ai kongres udhëheqja sindikale e cila kish me dal dot ishte vërtet udhëheqje e punëtorëve e jo e njerëzve te cilët janë ne pushtet e punëtorin kosovar kaherë e kanë qit jashtë ligji.

 

Ismet Uka, ish punëtor i kombinatit Trepça tani pensionist i parakohshëm.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora