Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Burri mysliman i pret gishtat gruas që të mos shkollohej

| E premte, 16.12.2011, 08:08 PM |


Grupet e të drejtave të njeriut në Bangladesh po kërkojnë një dënim të rëndë për burrin e një gruaje të re, të cilës i preu gishtat e dorës së djathtë.

 

Policia thotë se Rafikul Islam, 30 vjeç, e sulmoi të shoqen për shkak se ajo kishte nisur shkollën e lartë pa lejen e tij.

 

Policia tha se Islam, që punon në Emiratet e Bashkuara Arabe, e lidhi të shoqen 21 vjeçare, i vulosi gojën dhe i preu pesë gishtat.

 

Doktorët thonë se gishtat nuk mund të ngjiten më.

 

E shoqja e Islam, Hava Akter Jui thotë se i shoqi e kishte paralajmëruar për pasojat. “Kur u kthye në Bangladesh, më tha se donte të diskutonte me mua. Më lidhi duart e sytë dhe më tha se më priste një dhuratë surprizë. Por në vend të kësaj, më preu gishtat,” thotë Jui.

 

“Doktorët më thanë se gishtat mund të ngjiteshin brenda gjashtë orësh, por ai refuzoi të më jepte gishtat. Pas kësaj kohe, një kushëri i burrit i hodhi ato në kosh. Kur i morëm, ishin dëmtuar dhe nuk ngjiteshin më.”

 

Policia tha se Islam, që nuk ishte i mirëedukuar, nuk e mirëpriste faktin që e shoqja do merrte shkollim të lartë.

Tema