E marte, 23.04.2024, 05:36 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Politikë e papërgjegjshme!

E premte, 16.12.2011, 07:07 PM


Politikë e papërgjegjshme!

 

Nga Faik Krasniqi

 

Kosova i ka të gjithë shqiptarët politikanë të paktën në mënyrë sipërfaqësore i plotësojnë kushtet dhe shqiptarët nuk kanë probleme të kësaj natyre për të kërkuar në mes të tyre njerëz pa moral shoqëror se në fund të fundit, politika nuk ka moral të tillë. Problemi qëndron në atë se populli nuk duhet të merret me politikë dhe aq më shumë të tregohen militantë të kësaj partie apo asaj partie. Por kultura jonë e rrudhur, varfëria e tejskajshme, problemet shoqërore në përgjithësi, shkollimi etj janë tranferuar në mënyrë objektive tek politika.I gjithë strumbullari i problemeve të kamufluara që ndikojnë drejtëpërdrejt dhe indirekt tek një popull, është politika pa kriter, informale siç është ajo aktuale dhe pa një moral kombëtar.

Politikanët shqiptarë aktualë, të paformuar, të pa brumosur me një kulturë që merr anët pozitive nga historia e kombit shqiptar, larg reformimit të tyre si dhe larg modernizmit të politikave të tyre mesjetare dhe shumë problemeve të këtij lloj, krijon situata absurde, një kaos politik, një degradim të menjëhershëm të moralit të shoqërisë, një degradim të kulturës shqiptare, një imponim të dhunshëm të shfaqjeve negative politike tek popullata dhe si rrjedhim, kemi dhe do kemi probleme thelbësore kombëtare që kërkojnë kohë shumë të madhe, ndoshta shumë breza të tjerë, në mënyrë që të riparohen.

Jo më kot populli kërkon zgjidhjen e problemeve të tija tek politika, sepse politika shqiptare ashtu si dhe ajo ballkanike ka të kultivuar kultin e individit a thua se individi përdor "shkopin magjik" për të zgjidhur probleme të mprehta shoqërore dhe ekonomike.Nga njëra anë populli ka të drejtë të kërkojë aty ku "është mësuar ta kërkojë" pra ashtu siç e ka kultivuar.

Po të shohim probleme të tilla të ngjashme me popuj të ndryshëm në vendet e zhvilluara perëndimore, Individi nuk përfaqëson dhe realizon kërkesat e mprehta ekonomike, shoqërore dhe nuk ka mundësinë të realizojë disa kërkesa të tjera politike, historike, kombëtare pa mbështetjen e administratës shtetërore si dhe të popullit.

Kulti i individit është i ndërtuar dhe ndërthurur keqas vetëm tek ne, në Ballkan dhe në shumë vende të botës orientale, duke lënë një popull në mëshirë të fatit, me premtime absurde, dhe shumë mashtrime të këtij lloji që janë goditje fatale për një popull që pret jo nga individi por nga të zgjedhurit e tij që nuk janë të paktë.

Individi merr përsipër detyra që nuk i takojnë, vendos për fatet e një kombi, kërkon perspektivën, zhvillimin ekonomik në mënyrë idividuale duke rrezikuar rëndshëm çdo problem jetik për një popull.

Në botën e zhvilluar individi, drejton vendin e tij politikisht dhe vendimet i merr pasi është konsultuar me këshilltarët e tij, bënë referendume dhe mendimi i shumicës së këshilltarëve është mendimi unanim i Individit për ta orientuar politikën e vendit të tij, atje ku ka kushte më të përshtatshme, më shumë stabilitet etj etj.Tek ne ndodh e kundërta.

Individi nuk merr parasysh as vërejtjet e këshilltarëve të tij, përbuz opozitën, përbuz popullin që e ka votuar dhe në mënyrë të tillë Individi rrezikon në mënyrë totale ose ështe "de fakto" rreziku që ai i sjell me përbuzjen e tij, me naivitetin e tij, popullit të tij.Unë mendoj se politika shqiptare ka nevojë për reformim, ka nevojë për një kushtetutë që nuk lë të abuzojë jo vetëm adiministratën, kryeministrin por edhe presidentin. Rasti i presidentes tonë e zgjedhur nga dy-tre parti që udhëhiqen nga kulti i tepruar i Liderit është një rast që implikon opozitën dhe pozitën.Atëherë kur veprime të tilla kryhen nga vetë ata që kanë marrë përsipër përgjegjësi kombëtare, çfarë mund të presësh? Pra edhe vështrimi i këtij populli, dëshira e tij për tu marrë me politikë dhe për të zgjidhur problemet atje ku vërtetë mbahet peng e ardhmja e tij, është rezultat i veprimtarisë të dobët të zgjedhurve të tyre, politikanë shqiptarë. Sot të gjithë janë të përzier në afera të ndryshme, janë të pandërgjegjshëm, jo të sinqertë, jo të vullnetshëm, e shohin karriken si mjet fitimi individuale, në shumë raste përdorin ligjin për interesa të tyre.

Populli nuk ka faj që merret me politikë ashtu sikur nuk kemi faj edhe ne analistët që shkruajmë çdo ditë diçka të vlefshme për të ardhmen tonë e cila mbahet peng nga politika jonë e papërgjegjshme e çfarë dolloj krahu qoftë ajo.

 

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes''ALEANCA KUQ E ZI'')



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora