Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Në Shtutgart të gjermanisë u bë promovimi i dy librave

| E enjte, 15.12.2011, 08:56 PM |


STUTTGART TË GJERMANISË U BË PROMOVIMI I DY LIBRAVE

 

Shoqata Shqiptaro-Gjermane „Pavarësia“ në Shtutgart, më 27 nëntor 2011, organizoi promovimin e dy librave në Vereinsheim im Kolhau-Christian Beslserstr 63. Në këtë takim  morën pjesë rreth 150 veta, shumica prej tyre intlektualë dhe veprimtarë të dalluar të çështjes sonë kulturore e kombëtare, si: Mr Mazllum Hasimja, Dr. Bekim Balidemaj, Fikret Mujezini (ekonomist i diplomuar), Miradije Gashi, arsimtare, Shaqir Hyseni, arsimtar i historisë, Muhamet Hoxhaj, publicist, Skënderbeg Klaiqi,inxhinjer etj.

 

Shkruan: Xhafer LECI

 

Këtë takim e hapi dhe përshëndeti të pranishmit Baki Mustafa, ndërsa Ramadan Avdiu, në cilësi të moderatorit foli për vlerat e librit të Prof. Dr. Nusret Pllana. Këtë takim e përshëndeti edhe zt. Ymer Lladrovci, zëvendëskonzull i Kosovës në Stuttgart. Zt.Nusret Pllana theksoi se libri i tij “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” është mirëpritur në opinion, duke shprehur konsideratë të veçantë ndaj atyre që e kanë ndihmuar për grumbullimin dhe përgaditjen e materialeve.

Diskutuan dhe shtruan pyetje Tefik Ramadani, Asllan Dibrani, Faridin Tafallari, Can Tahiri dhe Sheremet Pantina.

 

Zt.Friedrich Fausten, President i „Klubit Evropian“ në Stuttgart për integrim. (Europaclub Stuttgart) Fausten, foli për integrimin e të huajve. Diskutoi edhe për të kaluarën e hidhur të popullit shqiptar, njëkohësisht kërkoi një bashkëpunim më shoqatat  dhe klubet shqiptare.

 

Mentor Thaçi recitoji për mrekulli poezin emocionuese me titull:

“SHEKULLIN KALISTROK NË HISTORI” kushtuar (Emin Fazlisë alias Emil Kastriotit) dhe dëshmorëve të kombit që  kanë rënë në mërgim për lirinë e vendit dhe popullit tonë. M.Thaçi në poezin e tij nuk kishte harruar pa i përmendur heronjët dhe dëshmorët e kombit, si vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Vehbi Ibrahimi e Enver Hadri.

 

Pjesa e dytë

 

Faredin Shala, Kryetar i SHKSH „Pavarësia“ foli për biografinë e Emin Fazlisë. Emin Fazlija (alias Emil Kastrioti, foli shkurt për librin e tij “Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane” duke treguar se libri i tij është mirëpritur në opinion, dhe se disa qindra kopje ua ka dhuruar institucioneve, shkollave, bibliotekave, miqve e shokëve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Emini ndër të tjera theksoi se,  për mungesë të mjeteve materiale edhe dy libra në dorëshkrim  për botim po  mrizojnë, ndërsa Xhafer Leci referoi për librin e Emin Fazlisë, alias i njohur si  Emil Kastrioti.

 

 Edon Mustafa u paraqit me një monolog emocionues, i cili u mirëprit nga publiku.

Ansambli “Pavarësia”  edhe pse është një ansambël i ri, por që për një kohë të shkurtë ka arritur në mnyrë profesionale të prezantohet para publikut. Kjo meritë përgaditore u takon koreografëve të nderuar, Selajdin Shala e Blerim Aliu. Me këtë rast ky ansambël shkëlqeu me vallen e “Drenicës”, të cilën të pranishmit e mirëpritën me duartrokitje të gjata frenetike. Vlen të cekim se shoqata “ Pavarësia” në Stuttgart, aktivitetin e saj të suksesshëm e ka zhvilluar në shumë fusha, si në arsim, duke i hapur dy paralele me mësim plotësus në gjuhën shqipe, në sport dhe kulturë, në organizimin e manifestimeve të festave tona kombëtare, në pritjen e disa politikanëve nga Kosova, etj.

        Me këtë rast u shfaq filmi „2000 Vjet Rrugëtim“, duke patur për producentë zotërinjtë Nusret Pllana dhe Sejdi Rexhepi. Filmi përmbante një pjesë të luftës heroike të UÇK-së kundër focave okupatore të Serbisë, por edhe fotografi të trishtueshme si plagosje dhe torturime të tmerrshme  me varrë në trupin e fëmijëve, plakave e pleqëve. Besim Lokaj me çifteli dhe Zekë Muriqi me kavallë, e përmbyllën me sukses programin përmes këngës për Mërgimtarin.