E merkure, 24.04.2024, 06:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Lulet çelin në Nëntor

E enjte, 15.12.2011, 08:55 PM


Dibran Demaku

 

LULET ÇELIN NË NËNTOR

 

(Heroit kombëtar Hasan Prishtinës

me rastin e ngritjes së shtatorës

së tij në Prishtinë)

 

Me pushkë e pendë për liri

kishte shkruar ai dikur

e në shtatoren e Pavarësisë

kishte skalitur ai shumë gur

 

Lulet çelin në Nëntor

në bronz i derdhur vjen më trimi

të gjithë e përshëndesin me dorë

e në bebza shkëlqen gëzimi

 

Gëzohen rrugët, gëzohen sheshet

gëzon fusha, gëzon mali

fëmijës në djep bulojnë buzëqeshjet

se në Prishtinë po vjen Hasani

 

Para tempullit të ardhmërisë

nën rreze dielli praruar në ari

nga një cep i Arbërisë

e përshëndet Adem Jashari

 

Mirë se erdhe burrë i dheut

mirë se erdhe në tokën tënde

përshëndetje prej Skënderbeut

në realizimin e një ëndrre

 

Të një ëndrre,të një shprese

kat më kat e gur mbi gur

e në rrënjët e një bese

për një gjuhë e një flamur..



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora