E marte, 16.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Kol Idromeno

E enjte, 07.06.2007, 07:14 PM


Kol Idromeno (1860-1939)

Piktor, arkitekt, skulptor, fotograf dhe skenograf shumë i talentuar

Kol Idromeno
Kol Idromeno është piktori më i famshëm i periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në studion e një piktori italian. Kur u kthye në Shqipëri (1878), ai u angazhua në një numër aktivitetesh të ndryshme, duke punuar si arkitekt, skulptor, fotograf, skenograf, inxhinier dhe piktor. Ai ishte iniciatori i ekspozitës së parë në Shkodër (1923) dhe mori pjesë edhe në ekspozitën e parë kombëtare të arteve në Tiranë (1931).
Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Ai ka mbajtur edhe një korrespondencë me vëllezërit Lumiere në Paris.

Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike. Ka krijuar një numër të madh kompozimesh etnografike. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri.

Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i peisazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare (“Oborri i një shtëpie shkodrane”) dhe si një pioner i pikturës realiste sekulare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezanuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër, etj.

Motra Tone

Autoportret



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora