E premte, 29.03.2024, 12:35 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (VI)

E enjte, 15.12.2011, 07:57 PM


POLIGLOTI I PATHYESHËM

( Më poshtë, një fragment nga libri…)

-LIBRI JUAJ, ËSHTË I BESUESHËM-

 

I nderuar, miku im, Kopi Kyçyku !

Në të 271 faqet e librit tuaj, ”Zinxhiri i anktheve”, vertetë u kënaqa. E dinja se keni një jetë të trazuar, por assesi në këtë shkallë. Pa asnjë kompliment të them se: =Jeni, një HERO!

Megjithëse, per mua, libri hyn në kategorinë “biografik”, me shumë mjeshtri dhe

kulturë, keni shmangur biografizmin. Ka aq shumë thyerje të këndëshme, në natyrën: “shenime udhëtimi, portrete, ballafaqime, përshkrime…”, etj ,sa të merr me vete, thuajse në çdo cep të Botës. Të lumtë, miku im, dhe lart e më lart, në të gjitha fushat e jetës.

Aktiviteti juaj, krijues e shkencor, është per tu patur zili, që nga rinia e deri tani që po flasim. Kjo e “justifikon”, deri diku, at’ sulm të shumëanshëm e, ndoshta të pashoq, që të ka shoqruar pa nderprerje në jetë, me synimin e mbrapshtë, për të penguar, por, që, fatmirësisht , të ka dhënë vetëm frymëzim e flatra, per më tej. Per Mua, në çdo detaj që paraqet, jeni plotësisht i besueshem. Nuk e teproj të them se: -Ju, jeni një Vigan, I PATHYESHMI, POLIGLOTI

-KYÇYKU!

Megjithëse, i ngarkuar me një galeri personazhesh, nga presidentë, ministra, akademikë, e deri policë rrugash, në asnjë çast, libri juaj, nuk bëhet i mërzitshëm.

Kam kënaqësi dhe e quaj privilegj që të njoh, të kam mik, kam veprimtari ndërkombëtare me Ju, si dhe që, emri im është përmendur, (në sens pozitiv), në librin tuaj. Populli shqiptar, ka një thënie të bukur që Ti, e di mirë: “Njeriut, nuk i hahet mishi, por fjala”.

Kam gjithashtu kënaqësi që, 6 librat e mi (modest), i di dhe në doren tuaj, në bibliotekën e një familje të nderuar si Kyçykët e bregliqenit të famshëm të Pogradecit. (Do e gjeshë edhe në librat e mi, Pogradecin dhe Poradecin tend! “Lisi i shkruar”, faqe 106, dhe “Hija e vendlindjes” , faqe 94”).

Mbeç me nderë, shumë i nderuar, Kopi Kyçyku.

I lutem Zotit, që të takohemi në vendlindje, aty ku duam Unë dhe Ti, në Atdheun tonë të dashur, Albani. Aty, le të pijmë një gotë raki të vendit, e të shmallemi si qëmoti!

Amen !

Të fala mu bëj djemve dhe shoqes tënde.

Ndjehem me Ju,

Sinqerisht,

Zeqir Lushaj

(Nga NJ, USA, qershor, 2010)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora