E shtune, 20.04.2024, 08:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kombi shqiptar - identiteti historik europian i tij

E enjte, 15.12.2011, 09:05 PM


Kombi shqiptar - identiteti historik europian i tij

 

Nga Gjon KEKA

 

Duke vlerësuar dhe njëkohësisht duke qenë tepër falenderues për ndihmën e pakursyer të SHBA-së dhe popullit të saj aleat, por edhe mik i veçantë historik, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës respektivisht kombit shqiptar europian në tërësi, isha i detyruar jo nga ndonjë ndikim anash, por nga e vërteta jonë dhe rrënjët tona historike europiane që të ngre zërin në një çështje tepër serioze dhe kjo sigurisht se ka të bëjë me deklaratën e fundit të ambasadorit të nderuar zotëri Christopher William Dell në lidhje me prezantimin e shtetit të Kosovës si një shtet islamik.

Unë ende po besoj se deklarata e tillë nuk është ashtu si është pasqyruar në mediet, por nëse vërtetë është ashtu ky trajtim apo prezantim i shtetit të Kosovës si islamik do të ishte gabimi më i rëndë i të trajtuarit të një populli autokton europian siç është populli i Dardanisë së lashtë europiane. Po ashtu ky trajtim do ta deformonte imazhin e tanishëm të Kosovës apo dardanisë europiane, por gjithashtu do ta dëmtonte edhe identitetin dhe rrënjët e vërteta europiane të tij, sepse shteti i Kosovës respektivisht kombi shqiptar europian është në zemër të Europës dhe ka rrënjë të përbashkëta me familjen e lashtë europiane.

Dua gjithashtu të besoj se ambasadori i nderuar Dell e njeh dhe e ka lexuar historinë e popullit autokton dhe europian të Kosovës, gjithashtu dua të besoj se e gjithë politika dhe elita e SHBA-së si mbështetëse e kombit shqiptar e njohin dhe kanë lexuar për historinë e kombit shqiptar europian dhe kështu duke ditur se ata e dinë se populli i Kosovës është i lashtë dhe europian një identifikim apo trajtim i tillë do të ishte jorealist ndaj kohës dhe të vërtetës së historisë së kombit shqiptar europian.

Më duhet të nënvizoj këtu një gjë tepër të rëndësishme se mbështetja e SHBA ndaj kombit shqiptar europian ishte historike dhe e palëkundur në kontinuitet dhe në kohëra të ndryshme historike, si para ashtu edhe pas kohës se presidentit Woodrow Wilson mbështetja e SHBA ishte e madhe dhe gjatë kësaj mbështetje ata kurrë nuk e kanë trajtuar apo prezantuar kombin shqiptar europian si shtet islamik, por si komb shqiptar europian dhe me rrënjë të thella historike.

Me pakë fjalë një trajtim i tillë i shtetit të Kosovës si shtet islamik do të ishte një përmbysje e vlerave europiane, një mohim i të vërtetës historike dhe gjenealogjike të kombit të lashtë europian dhe një sakrilegj ndaj të gjitha vlerave të shenjta europiane, të kulturës shpirtërore dhe materiale të kombit shqiptar europian.

Duhet kujtuar dhe bërë me dije gjithashtu se kombi shqiptar europian ka pranuar në gjirin e tij shpirtëror të kulturës dhe zemrës së shpirtit të tij gjatë historisë dy besime historike atë që ka pasur nga lashtëisa pra, paganizmin ndërsa besimin e dytë atë të krishtërimit të ardhur me anë të Palit Apostull. Ndërsa me pushtimin barbar të perandorisë otomane kombi shqiptar u islamizua dhe kjo ideologji erdhi si rezultat i pushtimit e jo dëshirës së kombit shqiptar europian, prandaj një trajtim i tillë apo prezantim i Kosovës si shtet islamik do të thotë trajtim sipas ideologjisë së huaj sulltaniste e jo sipas rrënjëve të tij historike europiane, prandaj në thelb përbën një gabim apo mëkat kjo mënyrë e të trajtuarit të këtij kombi të lashtë europian.

Gjithashtu duhet potencuar këtu se Kushtetuta e republikës së Kosovës e identifikon vendin si një shtet sekular dhe europian dhe ky identifikim është prezantim modern i këtij vendi që do të thotë identifikim me modelin e shteteve perëndimore europiane dhe demokratike. Ndërkaq fati i Kosovës është fati i familjes së përbashkët europiane dhe ajo të vetmen të ardhme dhe identitet historik të saj e ka atë europian dhe rikthimin në këtë familje të përbashkët historike.

Në lidhje me këtë trajtim mendoj se do të duhej që akademikët, elita intelektuale, historianët dhe posaçërisht vetë politikanët të ngrenë zërin duke ripohuar në mënyrë tepër bindëse se kombi shqiptar është i lashtë dhe europian dhe identiteti i këtij kombi është i tillë përgjithmonë.

Me pak fjalë Kosova (Dardania e lashtë) ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ashtu siç ishte historikisht dhe natyralisht europiane. Kosova asnjëherë si në të kaluarën as edhe tash nuk do të jetë e veshur me ideologjie sulltaniste siç po trumbetohet nga deklarata të ndryshme e që do të mund të kenë konsekuenca të pariparueshme.

Kombi shqiptar është europian, kjo është alfa dhe omega e historisë së tij.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora