E merkure, 24.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Mungesa e Kodit moral në mediumet elektronike shqiptare!

E enjte, 15.12.2011, 08:58 PM


Mungesa e Kodit moral në mediumet elektronike shqiptare!

 

Nga Aurel Dasareti (ekspert i shkencave psikologjike dhe atyre ushtarake)

 

Për shkak të ndërveprimit mes faktorëve të bashkëlindur dhe atyre të fituar në sjellje, është e pamundur të klasifikohen shumë skema të sjelljes: secili tip duhet të merret në shqyrtim veçan tjerave.

Ua përkujtoj shkruesve të faqeve të ndryshme të internetit që të merren me temën e jo personalitetin e autorit. Ashtu do t`ju ikin ngatërresave private. Ama, nëse keni vendosur patjetër të ofendoni kundërshtarin, lypset që reagimi të jetë në baraspeshë me provokimin. Më pak mundet, por jo më tepër. Përndryshe e shndërroni veten në keqpërdorues të mjeteve elektronike; gjë që ndalohet me ligjet internacionale për komunikim vizual, si dhe humbni respektin te lexuesi - askush nuk do t`jua marre seriozisht edhe letrat e mirëfillta (në rast se të papërgjegjshmit kanë aso letrash).

 

Vullnetarisht paraqitemi në forume të ndryshme elektronike, ku me të drejtë ose pa të, ndonjëherë, fyejmë individët, jetën dhe veprat e të cilëve i përshkruajmë publikisht, në letrat e mirëfillta apo shkarravinat tona.

Andaj, në njëfarë formë, kemi bërë vetveten persona publik dhe, si të tillë, lypset patjetër të durojmë fyerje edhe në adresën tonë, të bëra me hir ose pa hir. Si rrjedhojë, të gjithë ata që nuk durojnë ofendime të rëndomta (të natyrës së butë) duhet të largohen nga diskutimet publike të faqeve elektronike. Nëse ofendimet janë të rënda, të paraqitet rasti te redaksia e faqes e jo ndryshe. Burri duhet të duroj pak; shqiptari e ka telin e trashë kur poshtëron tjerët por shumë të hollë kur poshtërohet nga ata të cilët ai i poshtëron vet pa nevojë.

Pra, e “drejta” e kalemxhinjve është edhe të fyejnë, ndërsa obligimi juridik i redaksisë është që të fshijë ofendimet e vrazhda 24 orë para se të lexohen nga publiku, ashtu që ta kursejnë atë nga banalitetet dhe, mos të nxisin komentime të kota të cilat mund të zgjasin/keqësohen deri në pakufi duke infektuar edhe gazetat tjera. E kam fjalën për ofendimet mes diskutuesve të një teme të përbashkët. {Nuk flas këtu për qeveritarët dhe politikanët tanë të cilët mbajnë gërshërët e fatit të Kombit; ata tradhtarë janë të gjithë dhe do të përgjigjen në një ditë me diell, kur të hiqen mjegullat që i shfrytëzojnë për kamuflimet e pista.} Dhe, prodhuesit e ofendimeve, lypset ta dinë se sa më shumë të ofendojnë personalitetin e rivalit aq më tepër do të bëjnë veten qesharak, si rrjedhojë: i ofenduari fiton simpati - ofenduesi fiton antipati.

Ata që nuk pajtohen me sugjerimet e mia, le të kacafyten dhe sakatojnë njëri –tjetrin me sharjet më të avancuara, megjithatë asnjëherë nuk duhet të poshtërojnë anëtarët e familjes së rivalit, të cilët nuk kanë asnjë faj dhe asnjë lidhje me palët në konflikt: sjelljen e djalit, vajzës, burrit, gruas që është objekt ngatërrese. Është kjo kundër Kodit moral shqiptar. Kjo vlen sidomos për kandidatët kacagjela më të moshuar, sepse në aso raste shahen me pa të drejtë të ndjerët, prindërit e vdekur të palëve ndërluftuese.

Politika nuk përputhet, parimisht me prirjet e mia, ndryshe prej kohësh do të isha revolucionar. Nuk jam as gazetar, por gjatë “karrierës”s`ime 11 vjeçare në www.liriakombtare.com etj si aktivist modest i çështjes kombëtare, në fillim, kam postuar edhe shkarravina, duke dal prej temës dhe sulmuar personalisht kundërshtarët që më kritikonin dhe, unë i prodhoja me shumicë. Këtë e bëja nga egoizmi – që të afirmohem, nëse jo për të mirë atëherë për të keq bile. Kryeredaktori m`i fshinte rregullisht shkarravinat, edhe atë brenda një kohe relativisht të shkurtër, por kjo mjaftonte që pisllëqet e mia të lexohen nga disa qindra individ. Por, çka fitova? Asgjë pozitive. Me kohën filluan krejt të më urrejnë (forumi kishte 680 anëtar të regjistruar dhe shumë aktiv, ishim një nga pionierët e internetit shqiptar). Kur erdha në përfundim se shkarravina ia ulë edhe më tepër vlerën prodhuesit të shkarravinës e jo dedikuesit – e ndryshova kursin. Filluan të më respektojnë, i bëra miqë, të gjithë.

Në realitet, më tepër më ofendonin se sa që i ofendoja, por kjo nuk më arsyeton. Nuk duhet ta pyesim veten çfarë të keqe më bëni mua filani, por çka të keqe i bëna unë fistekut. Përndryshe mbetemi në fazën e moshës së pelenave, jo burra, por fëmijë të rritur.

Me kohën kam kuptuar se armiqtë e shijeve dhe librave të mirë nuk janë ata që përbuzin librat por ata që lexojnë gjithçka.

Aty ku një atdhetar intelektual lëvdohet apo shahet aty ku ai ndikon apo vihet në lojë, aty ku e duan apo e kritikojnë, nuk flitet për mendimet dhe ëndrrat e tij reale, por vetëm për të njëqintën pjesë të tyre, e cila ka depërtuar përmes kanalit të ngushtë të gjuhës dhe kanalit po aq të ngushtë të mirëkuptimit të lexuesit.

Kur karakteri individual shmanget nga ai shoqëror, grupi shoqëror priret të përforcojë të gjithë ata elementë të karakterit që i përshtaten atij. Ka raste kur odat e diskutimeve të mediave të mirëfillta shkaktojnë edhe një ndryshim të njëmendtë dhe të mirëfilltë të karakterit.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora